• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dikush të ndalë AKSHI-n

14:29 : 01/11/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Nga Klodian Tomorri

Në vitin 2003 qeveria shqiptare nisi një proces investimesh për rritjen e sigurisë në burgje. Sipas të dhënave zyrtare, sot në 18 burgjet shqiptare janë të instaluara 2200 kamera sigurie dhe ambientet monitorohen 24 orë në 24. Por tani AKSHI do të shpenzojë para të tjera. Jo pak, por 5 milionë e 200 mijë euro të tjera.

Me çmimet e tregut, 2200 kamerat e instaluara në të 18 burgjet shqiptare, shumica dërrmuese e të cilave të tipit CCTV, sot kushtojnë më pak se 500 mijë euro. E megjithatë AKSHI do të paguajë plot 5.2 milionë euro, për të zëvendësuar ato kamera që amortizohen dhe për të mirëmbajtur sistemin e monitorimit për dy vjet. Ky është vetëm një rast se si AKSHI tret paratë publike në tendera që fryhen pa asnjë kriter dhe pa asnjë logjikë financiare. Rasti tjetër flagrant është ai i fiskalizimit.

Procesi i fiskalizimit nisi në vitin 2018. AKSHI pagoi 15 milionë euro për ngritjen e sistemit dhe mirëmbajtjen e tij për 4 vjet tek një bashkim kompanish të përbërë nga kroatja Neos, Jehona Software dhe Datech. Kontrata me kroatët mbaron në 27 nëntor të këtij viti. Por disa javë më parë, AKSHI hapi një tjetër tender për fiskalizimin me vlerë 3.2 milionë euro.

Tenderi i ri u justifikua me nevojën për të rritur kapacitet e serverave që mbajnë të dhënat e faturave, pasi sipas AKSHI-t është rritur shumë numri i faturave që dërgohen tek tatimet dhe serveri nuk ka më hapësirë. Pra hapësira e serverave mbaroi pa mbaruar ende kontrata e parë. Por ka më.

Lexo edhe:

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

Tomorri: Ja tre kriteret me të cilat Edi Rama zgjedh ministrat

Një ditë më parë, AKSHI hapi një tjetër tender për fiskalizimin. Plot 7.7 miliardë lekë të vjetra ose 6.6 milionë euro për të mirëmbajtur modulin e menaxhimit të kontrollit të faturimeve për dy vjet. Pra 10 mijë euro në ditë do të paguajnë qytetarët shqiptarë për të mirëmbajtur sistemin e fiskalizimit. Një çmenduri që po shtrihet me shpejtësi gjithandej.

Kështu me sistemin e pensioneve, kështu me regjistrin e profesioneve të rregulluara shtetërore, kështu me çdo gjë. Vetëm dje u shpallën 13.5 milionë euro tendera të rinj. Kjo është një gropë e madhe që po tret paranë publike përmes një sistemi që nuk ka të dytë në botë.

Çdo tender shtetëror në fushën e IT-së kalon nga AKSHI. Ky institucion vendos se kush tender do të zhvillohet, cakton vet fondin limit, cakton kriteret, zgjedh fituesin, lidh kontratën dhe mbikëqyr zbatimin e kontratës po vet. Pa asnjë mekanizëm tjetër kontrolli. Me pak fjalë, ky është sistem kokë e këmbë korruptiv, i ndërtuar enkas për të vjedhur paranë publike me një grusht kompanish të oborrit. Dhe është sistem kriminal, fund e krye. Ndaj duhet ndalur.

Etiketa: AKSHBurgjetKlodian Tomorriparatë publiketendera abuziv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Ja tre kriteret me të cilat Edi Rama zgjedh ministrat

18:50 : 11/09/2025
AKTUALITET

Ortaku i Çuçit, Eral Myftaraj gllabëron paratë publike prej vitesh

19:39 : 06/09/2025
AKTUALITET

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima u kthye në banesë, policia: Deklaroi se u largua me dëshirë

09:02 : 21/08/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Daniel Shimës, Tomorri: Nëse e kanë rrëmbyer, Shqipëria zyrtarisht është shtet mafioz

21:07 : 20/08/2025
AKTUALITET

Drejtoresha e AKSHI-t në delir: Do mësojmë botën në qeverisjen dixhitale. Ja si e mahnitëm Brukselin

13:22 : 30/07/2025
Para

EMRI/Prokuroria konfiskon pasurinë me vlerë 1 mln euro në Durrës, ja kujt i përkiste

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com