• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Azem Hajdarit/ Apeli lë në fuqi vendimin me 21 vite burg për Izet Haxhia

14:42 : 31/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin me 21 vite burg të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Izet Haxhinë.

Izet Haxhia është dënuar me 21 vite burgim nga Gjykata e Tiranës për vrasjen e Azem Hajdarit. Gjykata e shpalli fajtor Haxhinë për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe vendosi që vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Sipas organit të akuzës, i pandehuri ka pasur rol kryesor në vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, me 12 shtator 1998, pak metra larg selisë së Partisë Demokratike.

Haxhia e ka mohuar që ai të ketë rol në vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.

Lexo edhe:

Vrasja e paralajmëruar: Kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër

Ekzekutimi në Kolumbi/ Artur Tushi u qëllua me 11 plumba, detaje rreth vrasjes së shqiptarit

Në vitin 2006, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar. Ekstradimi i tij zgjati për vite të tëra dhe Haxhia mbërriti në Shqipëri pas 12 vitesh. Haxhia u ekstradua në maj 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për rigjykimin e tij, duke rrëzuar dënimin e mëparshëm nga gjykata.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit Tiranë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , ka zhvillua gjykimin lidhur me çështjen penale që i përket të  pandehurit me iniciale Izet Haxhia, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të  “Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal te kohes kur eshte kryer vrasja (vrasjes se fununksionareve publik sot-neni 79/a) per vrasjen e deputetit Azem Hajdari ne vitin 1998, “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim te B.C, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal; Vrasjes me paramendim, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative te Z.N, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal.

Mbi bazën e kërkesës së të dënuarit Izet Haxhia, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , me vendimin Nr. 520 Akti, datë 21.06.2018 ka vendosur:

  • Pranimin e kërkesës.
  • Rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit, të kërkuesit Izet Haxhia, për vendimin nr. 316 datë 29.04.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirnaë, lënë në fuqi me vendimin nr. 351 datë 09.07.2002 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë pasi shqyrtoi ankimin nga i pandehuri Izet Haxhia, me vendimin Nr. 387, datë 18.03.2019 vendosi:

  • Prishjen e vendimit nr. 316, datë 29.04.2002, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj të pandehurit Izet Haxhia dhe kthimin e akteve për gjykim, një kolegji tjetër pranë asaj gjykate.

Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Tiranë,  me vendimin nr. 314, datë 11.02.2022 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor te te pandehurit Izet Haxhia per kryerjen e  vepres penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.P denimin e tij me 21 (njëzet e nje) vjet  burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/c I K.Penal të kohës kur është kryer vrasja vrasjes se fununksionareve publik sot-neni 79/a) per vrasjen e deputetit Azem Hajdari ne vitin 1998 dhe dënimin e tij me 22 (njëzet e dy) vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim te B.C, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal, dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

–Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative te Z.N, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Bazuar në nenin 55 të K.P, kërkojm përfundimisht që ndaj këtij të pandehuri, ta caktohet një dënim i vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim i nxjerrë nga dënimi më i rëndë i shtuar.

Gjithashtu, mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri Izet Haxhia, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e cështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues për shkelje të rënda të rregullave proceduriale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Dervishi dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe znj. Ornela Naqellari, me vendimin nr. 1045, datë  31.10.2022 vendosi:

  • Lënien në fuqi të vendimit nr. 314 datë 11.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Etiketa: azem hajdarigjykata e apelitIzet Haxhiavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e paralajmëruar: Kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër

16:33 : 07/10/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi në Kolumbi/ Artur Tushi u qëllua me 11 plumba, detaje rreth vrasjes së shqiptarit

15:41 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punonjësit shqiptar, media greke: Policia po heton dy në pista

15:30 : 07/10/2025
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë bojkoton të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë

15:25 : 07/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet në Rinas 51-vjeçari i dënuar për vrasje në Brazil

13:44 : 07/10/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Apelit dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes

13:39 : 07/10/2025
Para

Moti po i 'çmend' shkencëtarët, dimri i hershëm në SHBA, vapë e pazakontë në Europë

TË GJITHA

Kriza e mbeturinave në Tiranë në pikë kritike, DW: Projekti i inceneratorit i dështuar

18:44 : 07/10/2025

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

18:36 : 07/10/2025

Rr@hu policin dhe theu derën e Komisariatit, lihet në burg djali i Valbona Selimllarit

18:25 : 07/10/2025

Evropa dixhitalizon kufijtë: Hiqen vulat e pasaportave, hyn në fuqi sistemi biometrik

18:22 : 07/10/2025

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Cërrikut

18:21 : 07/10/2025

Qeveria paguan faturën e vizitës “pa protokoll” të Eric Adams në Shqipëri

18:09 : 07/10/2025

Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

17:56 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com