• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm 3.2 miliardë euro

18:23 : 28/10/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2023. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky projektbuxhet ofron më të mirën për ekonominë dhe qytetarët e vendit.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2023, në vlerë prej 3 miliardë e 212 milionë euro.

Kryeministri Albin Kurti të premten në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se ky buxhet vjen pas “vitit më të suksesshëm në histori, për të hyrat”. Ai ka thënë se nga ky buxhet, rreth 750 milionë euro do të jenë për paga e mëditje, ndërsa 493 milionë për mallra e shpenzime.

“Buxheti për vitin 2023 do të jetë mbi 3 miliardë e 212 milionë euro. Për sa i përket projekteve specifike kemi shtuar 240 pozita të reja për inspektorat. Më shumë inspektorë të tregu, më shumë inspektorë tatimor. Shëndetësia e arsimi vazhdojnë të jenë prioritet i yni. 60 milion euro janë ndarë për barna esenciale. Kemi vazhduar linjën buxhetor për çerdhe. Mbështetja në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes bëhet më e rëndësishme dhe kemi shtuar 300 vende të reja. Do të vazhdojmë edhe me terminalin në aeroportin e Vermicës. Do te vazhdojmë mbështetjen e ndërmarrjeve publike. 15 milion euro për rezerva shtesë. Do të kemi edhe 75 milion euro të tjera. Fokusi do të jetë në diplomaci publike ekonomike”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se projektbuxheti ka tri objektiva: Vazhdim të konsolidimit të rimëkëmbjes ekonomike, zbutjen e ndikimit të presioneve të larta inflacionare që vjen nga importi dhe sigurimi i qëndrueshmërisë makrofiskale për rritjen ekonomike.

Lexo edhe:

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit

Dëshmitarët e Hagës u manipuluan, si u futën duart në dokumentet e organizmave ndërkombëtare

“Ekonomia e Kosovës ka treguar rezistencë të mjaftueshme sa i përket përballueshmërisë me kriza. Deri në fund të vitit parashikojmë të kemi 3.8 deri në 4.1 për qind rritje ekonomike. Pritet një dinamikë e përshpejtuar e ekzekutimit të investimeve publike për shkak të zbatimit të kontratave në pritje që mundësohen me ligjin për mbështetjen e punëve publike. Eksporti i mallrave pritet të vazhdojë në trendin rritës të deritanishëm. Projeksionet mbi të hyrat për vitin 2023 pritet të arrijnë 2 miliard e 840 milionë euro”, ka thënë Murati.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe draftin e raportit nëntëmujor financiar të Buxhetit 2022. Është miratuar edhe vendimi për zgjatjen e masave emergjente në furnizim të energjisë për 30 ditë.

“Edhe pse gjatë javës se fundit kemi pasur një përmirësim në tregun e Evropës, si rrjedhojë kemi pasur një ulje të përkohshme të çmimit, por kjo situatë pritet të jetë e përkohshme dhe situata me furnizim pritet të jetë problematike gjatë ditëve në vijim. Prandaj kërkoj ta votoni këtë pikë”, u shpreh ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli para se propozimi i saj të merrte mbështetjen./ MONITOR

Etiketa: Buxheti i KosovësKosovaMonitor

Lajme të lidhura

RAJONI

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit

19:27 : 13/11/2025
KRYESORE

Dëshmitarët e Hagës u manipuluan, si u futën duart në dokumentet e organizmave ndërkombëtare

21:59 : 12/11/2025
RAJONI

Nga tmerret e masakrave të serbëve, tek ngritja e një procesi të dyshimtë që trajton viktimat si xhelatë

21:33 : 12/11/2025
AKTUALITET

Panairi i 28-të i Librit/ Botuesit sinjalizojnë rënie, kosto më të larta dhe mungesë infrastrukture

21:11 : 12/11/2025
RAJONI

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë

16:03 : 12/11/2025
RAJONI

Analiza: Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

13:30 : 08/11/2025
Para

EMRAT/ Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED përzgjedh 3 kandidatura

TË GJITHA

SHBA godet tjetër anije të dyshuar për trafik droge, vriten katër persona

12:19 : 14/11/2025

Analiza e DW: Shpëtimi i Liqenit të Prespës përmes aktivizmit ndërkufitar

12:17 : 14/11/2025

Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

11:55 : 14/11/2025

Dhunuan dhe kanosën babë e bir, arrestohen dy persona që jepnin fajde në Elbasan

11:47 : 14/11/2025

FOTO/ Këta janë dy kushërinjtë që furnizonin “Alliasin” dhe “Oxhakun” me kokainë

11:41 : 14/11/2025

Kanadaja: Rusia dhe Kina po rrisin përpjekjet për spiunazh në Arktik, duhet të veprojmë

11:39 : 14/11/2025

Gjendet i vdekur çifti shqiptar në Francë, çfarë dyshohet

11:34 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com