• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sundimi i Ligjit/ Shqipëria bën hapa pas, përkeqësohet korrupsioni, rendi e siguria

23:44 : 26/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Shqipëria ka rënë me tre vende në Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2022 publikuar nga worldjusticeprojetc, një organizatë ndërkombëtare e shoqërisë civile e cila merr në analizë ecurinë në 140 vende të disa prej aspekteve më domethënëse të lidhura me ligjin dhe të drejtën.

Indeksi për vitin 2022 e rendit Shqipërinë në vendin e 87 mes 140 vendeve teksa në vitin 2021 ajo renditej në vendin e 84.

Indeksi ndërtohet në bazë të tetë faktorëve ku i pari është ai i kufizimeve në kompetencat e qeverisë që nënkupton se deri në çfarë pike institucionale dhe kushtetuese limitohen zyrtarët për të mbajtur përgjegjësi para ligjit. Ky faktor përfshin edhe sesa i lirë është shtypi duke mbetur jashtë kontrollit të qeverisë Në këtë tregues Shqipëria renditet e 105 mes 140 vendeve ndërsa një vit më parë në këtë tregues renditeshim të 109-et.

Mungesa e korrupsionit është treguesi i dytë që merret në analizë dhe mban parasysh tre forma: ryshfetin, ndikimin e papërshtatshëm nga interesi publik dhe privat dhe shpërdorimi i fondeve publike dhe burimeve të tjera. Shqipëria renditet në vitin 2022 në vendin e 107 ndërkohë që një vit më parë në atë të 105-të.

Qeveria e hapur është treguesi i tretë dhe merr në analizë aspektin se deri në çfarë pike qeveria është transparente duke ndarë informacion , fuqizon njerëzit me mjete për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë dhe nxit pjesëmarrjen e qytetarëve në diskutimet e politikave publike. Në këtë tregues Shqipëria renditet e 84 ndërkohë që një vit më parë në vendin e 82.

Lexo edhe:

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

‘Forbes’: Diella, risi apo eksperiment i rrezikshëm dhe teatër politik

Treguesi i katërt për të drejtat themelore ndalet në atë sesa i respekton shteti të drejtat sipas ligjeve kombëtare dhe konventave ndërkombëtare të njerëzve të tij ku renditemi në vendin e 63 nga vendi i 62 që ishim në 2021.

Rendi dhe siguria është treguesi i pestë merr në analizë sesa shoqëria garanton sigurinë e njeriut dhe të pronës ku për 2022 renditemi në vendin e 50 nga vendi i 47 që ishim më herët.

Zbatimi i rregulloreve ndalet në masën në të cilën rregulloret zbatohen në mënyrë të drejtë dhe efektive në vend dhe janë treguesi i 6 i indeksit. Shqipëria renditet në vendin e 112 ndërkohë që në vitin 2021 ishte në vendin e 107.

Drejtësia civile është e shtata në radhën e treguesve dhe mban parasysh nëse njerëzit e zakonshëm mund t’i zgjidhin ankesat e tyre në mënyrë paqësore dhe në mënyrë efektive nëpërmjet sistemit të drejtësisë civile. Në këtë aspekt renditemi për 2022 në vendin e 98 teksa një vit më parë në vendin e 92.

I fundit është treguesi i të drejtës kriminale dhe ky është një skanim i sistemit të drejtësisë duke përfshirë nga policia tek avokatët, prokurorët, gjyqtarët apo policia e burgjeve. Treguesi sheh sesa efektiv është sistemi dhe sa garanton ai gjetjen e të drejtës dhe dënimin e personave për vepra penale kundër shoqërisë. Për vitin 2022 renditemi në vendin e 81 duke rënë me një pozicion nga viti i kaluar. /Monitor/

Etiketa: hapa pasIndeksi i Sundimit të LigjitkorrupsionShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
AKTUALITET

‘Forbes’: Diella, risi apo eksperiment i rrezikshëm dhe teatër politik

09:22 : 24/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon për gjykim 6 persona për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm/ EMRAT

12:05 : 22/10/2025
SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
Para

Greqi/ “Do të vras, je i imi”, dalin mesazhet e vajzës që sulmoi me acid të dashurin

TË GJITHA

Nallbati pas daljes nga SPAK: U thirra për konfliktin e stisur nga Peleshi dhe çerrat e tij!

10:21 : 27/10/2025

Bllokohet Kakavija dhe Qafë Bota, doganierët grekë në grevë

10:13 : 27/10/2025

Tragjike në Itali! I riu shqiptar gjendet i pajetë në dhomën e gjumit, mister arsyet/ EMRI

10:07 : 27/10/2025

Doganierët grekë në grevë/ Bllokohen pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës

09:57 : 27/10/2025

PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare, mbahet me dyer të mbyllura

09:53 : 27/10/2025

Grabitja e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë

09:51 : 27/10/2025

Arrestohet një prokuror në Prizren nën dyshimet për ryshfet

09:39 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com