• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sekuestrohet mbi 1 ton lëndë plasëse në Dibër, 6 të arrestuar /Detajet

15:33 : 26/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një sasi prej 1 ton e 162 kilogramë lëndë plasëse janë sekuestruar nga policia në Dibër në bashkëpunim me prokurorinë, që kanë vënë në pranga gjashtë persona.

Mes të arrestuarve janë dhe dy vëllezër, që sipas hetimeve, kishin përvetësuar një galeri në Batër dhe vazhdonin të kryenin punime me qëllim nxjerrjen dhe shfrytëzimin e materialit minerar. Gjatë kontrollit të ushtruar në galeri janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kallëpe me lëndë plasëse dinamit (me peshë 8 kg) dhe 15 kapsolla elektrike. Lënda plasëse dyshohet se do përdorej për hapjen e minierave.

Ndërkohë sasia tjetër e eksplozivit është sekuestruar është sekuestruar në dy subjekte për përdorim dhe tregtim të lëndëve plasëse. Këto subjekte akuzohet se kryenin tregti të paligjshme të lëndës plasëse.

Detajet e aksionit policor të koduar “Toka e artë” i dhanë në një konferencë për mediat kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Dhimitraq Ziu dhe prokurori Urim Buci.

Ziu tha se janë goditur raste të shfrytëzimit të minierave në mënyrë të paligjshme, të magazinimit dhe tregtimit të lëndëve plasëse, të fshehjes së të ardhurave dhe të punësimit të paligjshëm.  Ai shtoi se arrestimet erdhën në kuadër të një hetimi që nisi “bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas shfrytëzonin një minierë, në mënyrë të paligjshme, ndërsa disa të tjerë tregtonin lëndë plasëse po në mënyrë të paligjshme”.

Lexo edhe:

U kap me kokainë, arrestohet i riu në Dibër/EMRI

Gjendet i vdekur një burrë tek “Gropa e ujërave termale” në Dibër

Të arrestuarit

Personat e arrestuar janë:

B.K., 25 vjeç dhe D. K., 21 vjeç (person me precedent të mëparshëm kriminal, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në Krastë, përvetësues dhe shfrytëzues, në mënyrë të paligjshme, të një miniere në Batër, Krastë.

Këta shtetas u arrestuan për veprat penale “Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municoneve”. Dy vëllezërit kishin përvetësuar një galeri në Batër dhe vazhdonin të kryenin punime, me qëllim nxjerrjen dhe shfrytëzimin e materialit minerar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në galeri janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kallëpe me lëndë plasëse dinamit (me peshë 8 kg) dhe 15 kapsolla elektrike.

Gjithashtu, është arrestuar shtetasi H.B., 38 vjeç (minator/zjarrmëtar), punonjës në galerinë e përvetësuar nga dy vëllezërit, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Në vijim të operacionit janë arrestuar dhe shtetasit:

I.L., 34 vjeç, banues në Krastë, administrator i një subjekti për përdorim dhe tregtim të lëndëve plasëse, për  veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi në subjektin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 1 ton e 56 kilogramë lëndë plasëse dinamit dhe 2275 kapsolla elektrike;

Shtetasi E.L., 33 vjeç, me detyrë minator/zjarrmëtar në këtë subjekt;

K.L., 48  vjeç, banues në Krastë, administrator i një subjekti për përdorim dhe tregtim të lëndëve plasëse, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, pasi në subjektin e tij janë sekuestruar 96 kg lëndë plasëse dhe 1525 kapsolla elektrike.

Gjithsej janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 ton e 162 kilogramë lëndë plasëse dhe 3815 kapsolla elektrike dhe janë vënë në pranga 6 shtetas.

Administratorët e të dy subjekteve për përdorimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse, njëri prej tyre edhe drejtues teknik i subjektit të tij, konkretisht shtetasi K.L., tregtonin lëndë plasëse në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat e përdorimit dhe të tregtimit të lëndëve plasëse.

Bizneseve të lëndëve plasëse u revokohet leja

Policia njofton më tej se në bazë të VKM-së nr. 313, të datës 15.04.2015, mori vendim për revokimin e autorizimit të depove për magazinimin dhe transferimin e lëndëve plasëse për subjektet e mësipërme. Gjithashtu, shtoi se i është dërguar shkresë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, për heqjen e licencave të subjekteve të mësipërme.

Njëkohësisht, ndaj këtyre dy subjekteve të konstatuara në paligjshmëri me lëndët plasëse po vijojnë hetimet për mënyrën e pajisjes me licencë nga organet përkatëse, për hetimin e ngjarjeve të ndodhura me lëndë eksplozive më parë, në qarkun e Dibrës, si dhe në bashkëpunim me qarqet e tjera, për të parë nëse këto subjekte kanë ushtruar veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndës plasëse, personave të paautorizuar nga ligji.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme. Ndërkohë, nga ana e strukturave të DVP Dibër do të vijojnë kontrollet për zbatimin e ligjshmërisë për pajisjen e subjekteve të tjera me licencën për ushtrimin e këtij aktiviteti”, shtoi Ziu.

Etiketa: Diberlende plasese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap me kokainë, arrestohet i riu në Dibër/EMRI

10:44 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjendet i vdekur një burrë tek “Gropa e ujërave termale” në Dibër

17:42 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Pavlefshmëri e përsëritje në Dibër dhe Shkodër”, KAS rrëzon ankimimin e PD

19:20 : 11/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi i votave të PD për Dibrën/ Konstatohen parregullsi, si ndryshon rezultati

15:20 : 11/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Nis rinumërimi i votave të Dibrës për kandidatët e PD-së

10:30 : 11/06/2025
AKTUALITET

Mot i keq në Dibër/ Era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet aksi Sofraçan–Shupenzë

18:05 : 05/06/2025
Para
Foto ilustruese

Indeksi i emocioneve, Gallup: Shqiptarët më të stresuarit në Ballkan në 2021

TË GJITHA

Barcelona e gatshme të sakrifikojë yllin e skuadrës për transferimin e Williams

20:03 : 30/06/2025

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme! Sa janë shifrat për Shqipërinë

20:01 : 30/06/2025

Qëndrimit i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

19:49 : 30/06/2025

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim!

19:49 : 30/06/2025

I nxehti në Europë/ Është vetëm vala e parë, temperaturat deri në 10 °C mbi mesataren

19:36 : 30/06/2025

PSG-Tottenham/ Caktohet stadiumi i finales së Superkupës së UEFA-s

19:35 : 30/06/2025

Gara për Ardon Jasharin, klubi gjerman “bezdis” Milanin

19:20 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com