• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama s’i konfiskoi katet pa leje, Peleshi favorizon “Salillarin” në tenderin 4 mln €

15:40 : 26/10/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Dy ditë para vendimit të Këshillit të Rregullimit të Territorit për të konfiskuar ndërtimet pa leje në Tiranë, Ministria e Mbrojtjes, ka shpallur fituesin e një tenderi të majmë rreth 4 milionë euro. Por, çfarë i lidh këto të dyja, tenderin e Peleshit dhe konfiskimet?! Të dyja kanë një emërues të përbashkët, firmën “Salillari”.

Nga njëra anë, kjo firmë është shpallur fituese e këtij tenderi, megjithëse s’ka pasur ofertën me të ulët dhe nga ana tjetër, katet dhe metrat katrorë pa leje të saj, nuk u konfiskuan! Një favorizim i hapur ndaj Salillarit, teksa janë ngritur hije të mëdha dyshimi se e gjithë farsa e këtyre ndërtimeve nuk mund të jetë veçse një “gjobë” e ligjëruar, kësaj herë nga eksponentë të qeverisë.

Përse 1200 metrat e Salillarit nuk u konfiskuan, ku vlera e tyre në treg është shumë e madhe? Dhe përse, e njëjta firmë favorizohet në tendera?

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit të shpallur nga Ministria e Mbrojtjes

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, në datën 17 tetor 2022, Ministria e Mbrojtjes i ka dërguar një njoftim “Salillarit” që e shpallte fituese të një tenderi. Në dokumente thuhet se përshkrimi i kontratës është “ndërtimi i perimetrit të sigurisë në Bazën Ajrore Kuçovë”. Në të njëjta dokumente shkruhet se bëhet fjalë për ndriçimin, vendosja e kamerave të sigurisë dhe vendosja e sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit.

Lexo edhe:

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

Fondi i këtij tenderi ka qenë 458.143.000 lekë pa TVSH. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës është “duke filluar nga data e fillimit të punimeve me përfundim brenda 365 ditëve”.

Në dokumente është shkruar se kriteret e përzgjedhjes janë çmimi më i ulët, ndërsa kanë marrë pjesë “SALILLARI” me ofertë në vlerën 434.713.137 lekë pa TVSH dhe operatori ekonomik “HASTOÇI” me ofertë në vlerën 425.983.931 lekë pa TVSH. Pra, oferta e dytë ka qenë rreth 100 mijë euro më e ulët se ajo e “Salillarit”.

Faksimile: Arsyet e skualifikimit të firmës që ofroi më pak: ofrove shumë pak!

Por, këtu futet “makineria” shtetërore, ajo që bën propaganda çdo ditë dhe mundohet të kamuflojë tenderat me shumë zero. Ministria e Mbrojtjes shkruan se firma që ofroi më pak, “HASTOÇI” është s’kualifikuar nga gara, pasi “ka gabime aritmetike dhe shumat absolute të të gjitha korrigjimeve janë në një vlerë më të lartë se 2% e vlerës së ofertës ekonomike të ofruar”.

“Konkretisht në ofertën e paraqitur nga ky ofertues, vlera e punimeve të seksionit instalimet e sistemit me sensor fiber optike me TVSH duhet të ishte në shumën 37.499.972 lekë dhe jo 34,099,972 lekë”, thuhet në dokumente. Por, nëse një firmë e merr përsipër ta bëjë më me pak lekë, përse nuk lejohet?!

“Shuma absolute e korrigjimeve është 25.170.000 lekë, vlerë kjo më e lartë se 2% e vlerës së ofertës ekonomike të ofruar” thuhet në dokumente. Një vlerësim tepër teknik, që hedh dyshime se gjithçka ka qenë e paracaktuar dhe se “Salillari”, e cila njihet për fitimin e dhjetëra tenderave në qarkun e Beratit të fitojë edhe këto miliona nga Ministria e Mbrojtjes.

Etiketa: Edi RamaNiko Peleshipellumb salillari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

14:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut/ Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

11:31 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

21:26 : 20/10/2025
AKTUALITET

Rama në delir: Demokracia në Shqipëri dhe Komisioni i Venecias, shokë materniteti

15:23 : 20/10/2025
AKTUALITET

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

14:47 : 20/10/2025
Para

Tentoi të vriste një person me snajper, Apeli shpall të pafajshëm Ergys Kolaverin

TË GJITHA

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

15:51 : 21/10/2025

50-vjeçarja italiane humb jetën pas operacionit për heqjen e peshës në Turqi

15:31 : 21/10/2025

“Pazare me jetën e pacientëve”, gazetari zbulon sa i kushton shqiptarëve kimioterapia

15:26 : 21/10/2025

Thirret në SPAK kreu i PSD-së, Tom Doshi

15:14 : 21/10/2025

Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj moderatorit Saimir Kodra

15:12 : 21/10/2025

Po mblidhte gështenja me të ëmën, zhduket në mënyrë misterioze 26-vjeçari në Tropojë

15:04 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com