• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Financimi i përpjekjeve për klimën, tema kryesore në takimin global në nëntor

19:56 : 25/10/2022
në BOTA

Gjatë vitit 2022 pati ndikime të jashtëzakonshme klimatike në mbarë botën, që nga përmbytjet në 1/3 e Pakistanit, stinën më të nxehtë të verës në Evropë të 500 viteve të fundit, dhe deri tek uraganët dhe tajfunët që goditën Filipinet, Kubën dhe shtetin amerikan Florida. Muajit e ardhshëm udhëheqësit e vendeve do të mblidhen në Egjipt për takimin e quajtur COP27 për klimën. Në axhendën e punimeve pritet të zërë vend kryesor aspekti i financimit të përpjekjeve kundër ndryshimit klimatik. Pas një viti katastrofash klimatike që nga Florida, në Pakistan dhe në Porto Riko, presioni po shtohet për të ulur nivelin e gazeve ndotës.

Simon Stiell, i emëruar për të drejtuar përpjekjet e OKB-së për klimën, e konsideron betejën personale. Ai ka qenë më parë ministër për mjedisin dhe klimën në vendin ishull Grenada. Në përgatitje të takimit të OKB-së për klimën, të quajtur COP27, që do të mbahet në periudhën 6-18 nëntor në Sharm El-Sheikh të Egjiptit, zoti Stiell thotë se sfidat e së ardhmes janë të qarta.

“Çdo takim COP është jetik. Çdo një nga këto takime duhet të na sjellë më pranë, ose disa hapa më pranë, objektivit për të përgjysmuar ndotjen deri në vitin 2030”, thotë ai.

Është tashmë detyra e tij që të sigurohet se bota do të përgjysmojë çlirimin e gazeve që mbartin nxehtësi. Janë pikërisht këto gazra që ushqejnë katastrofat gjithnjë e më të shpeshta të motit. Dr. Tara Shine është drejtuese e firmës konsulente për klimën “Change by Degrees”. Në cilësinë e shkencëtares për klimën, ajo thotë se ekziston një ndjesi urgjence për të arritur progres në takimin klimatik në Egjipt.

“Kam shkuar në takimet për klimën që në vitin 2003 dhe gjithmonë kam pritshmëri të larta, megjithëse e di që janë forume të vështira për të arritur rezultate, pasi duhet të ketë konsensus mes 190 vendeve. Por mendoj se këtë vit, për shkak të ndikimeve të ndryshimit klimatik, që po përjetohen në mbarë botën, dhe takimit që zhvillohet në Afrikë ndërkohë që shohim ndikimin e ndryshimit klimatik dhe urinë e shkaktuar atje, mendoj se do të ketë një ndjesi urgjence reale në takim që do të reflektohet nga udhëheqësit në tryezë”, thotë ajo.

Lexo edhe:

Peshkimi dhe akuakultura nën kërcënimin e klimës

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

Afrika lindore është më e goditura nga thatësirat, tregojnë të dhënat e OKB-së. Në shtator, Somalia u godit nga thatësira më e rëndë në mbi gjysmë shekulli dhe njerëzit dhe kafshët po detyrohen të ikin nga vendi ku banojnë. Mijëra njerëz kanë vdekur dhe rreth 900 fëmijë nën 5 vjeç janë duke marrë trajtim për kequshqim, ndërsa OKB-ja thotë se gjysmë milioni fëmijë rrezikohen të vdesin. Zotit Stiell do t’i duhet të bindë vendet e zhvilluara që të ndihmojnë ata që janë më të ekspozuar ndaj efekteve të ndryshimit klimatik.

“Nëse nuk i paraprijmë, nëse nuk marrim masat e duhura për të kufizuar rritjen e temperaturave, atëherë do të na duhet të ndërmarrim shumë më tepër përpjekje, të investojmë shumë më tepër për t’iu përshtatur një planeti në ngrohje. Ndërsa tejkalojmë pragun, të cilin e kemi kaluar tashmë, do të ketë më shumë humbje dhe dëme. Sërish, kostoja do të jetë investime të mëtejshme për të rindërtuar, si dhe kostoja e jetëve të humbura. Elementi që i ndërlidh të gjitha këto janë financat”, thotë ai.

Vendet e pasura, në veçanti Shtetet e Bashkuara, kanë tejkaluar shumë pjesën e tyre të çlirimit të dioksidit të karbonit nga djegia e qymyrit, karburantit dhe gazit natyror. Vendet e varfra, si Pakistani dhe Porto Riko janë dëmtuar në mënyrë disproporcionale në krahasim me sasinë e karbonit që ato çlirojnë në shkallë globale”.

“Që vendet në zhvillim të vazhdojnë të investojnë në masa klimatike, ato duhet të shohin dhënie fondesh nga vendet e zhvilluara, të cilat kanë përgjegjësi më të madhe historike për shkaqet e ndryshimit klimatik. Pra, duhet të ndodhë medoemos. Paraja duhet të lëvrohet. Duhen burimet, mbështetja, teknologjia dhe ngritja e kapaciteve. Dhe është shumë e rëndësishme për të gjithë ne që të mbajmë mend se asnjë vend nuk mundet të dalë i vetëm nga kjo krizë. Duhet të punojmë në solidaritet me të gjitha vendet. Dhe kjo do të thotë që vendet më të pasura duhet të ndihmojnë ata që kanë mjetet më të pakta për t’i bërë këto ndryshime”, thotë Dr. Shine.

Vendet e pasura janë zotuar të shpenzojnë rreth 100 miliardë dollarë në vit për të ndihmuar vendet e varfëra t’i përshtaten ndryshimit klimatik dhe për të ngritur sisteme me energji më të pastër. Këto zotime nuk janë përmbushur, përfshirë edhe nga Shtetet e Bashkuara. Nevoja për ta shpëtuar klimën përpara se të arrijë në një pikë pa kthim është bërë urgjente. A do të arrijë takimi për klimën t’i bindë udhëheqësit të hidhen në veprim?

VOA

Etiketa: klimaKubatakimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Peshkimi dhe akuakultura nën kërcënimin e klimës

12:16 : 04/07/2025
AKTUALITET

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025
BOTA

Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme

22:34 : 20/06/2025
BOTA

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

10:17 : 16/06/2025
RAJONI

Kosova akuza Serbisë! Bislimi kritikon Petkoviçin për gënjeshtra pas takimit të 10 qershorit në Bruksel

22:28 : 12/06/2025
BOTA

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025
Para

Dortmund kërkon revansh ndaj Man.City-t, mësoni formacionet zyrtare të sfidës

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com