• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dua t’i shoh në avion për në Ruanda”, Sunak kthen ministren që “sulmoi” shqiptarët

20:26 : 25/10/2022
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT

Qeveria e re e Britanisë së Madhe përmban më shumë emra të vjetër, por duket se e justifikon qëllimin dhe politikat që ka ndërmend të arrijë kryeministri i ri i vendit Rishi Sunak.

Ai synon që të normalizojë pozitat e vendit në tregjet ndërkombëtare dhe të zbusë klimën e tensionuar që është krijuar si pasojë e inflacionit në rritje dhe faturave të çmendura të energjisë elektrike.

Për këtë, Sunak ka ndërtuar strukturën e re ministrore të  Britanisë. Ai ka vendosur të mbajë në postin e Ministrit të Jashtëm, James Cleverley, ashtu siç ka bërë me Ben Wallace, të cilit i betohet sërish Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë Dominic Raab do të jetë zv/Presidenti i Konservatorëve. Gjithashtu do të vijojë të mbetet pjesë e kabinetit rivalja e Sunak, Penny Mordant që mban postin e Ministres së Drejtësisë.

Edhe Jeremy Hunt do të vijojë të jetë Ministër i Financave, gjë që pritej pak a shumë nga shumica. Atij i kërkohet të menaxhojë presionet e forta inflacioniste që rrënojnë ekonominë britanike, zhvlerësimin e madh të paundit dhe valën e masave shtrënguese.

Lexo edhe:

Humbi thellë në zgjedhje, Rishi Sunak jep dorëheqje nga drejtimi i partisë

E majta fiton pas 14 vitesh në Britani, Keir Starmer “dërmon” Rishi Sunak

Grant Shapps merr përsipër Ministrinë e Biznesit, duke zëvendësuar Jacob Rees-Mogg i cili dha dorëheqjen më herët, ndërsa mbetet në kabinet Nadim Zahawi, i cili merr postin e presidentit të Partisë Konservatore.

Simon Hart është emëruar si kreu i ri i kabinetit, duke zëvendësuar Wendy Morton. Hart ka qenë deputet që nga viti 2010 dhe ka shërbyer si Sekretar i Jashtëm nën qeverinë Johnson deri në korrik 2022, kur ai u largua dhe njihet si një politikan anti-Brexit.

Ajo çka ishte lajmi i ditës, lidhet me rikthimin e Suella Braverman pas vetëm një jave nga dita kur i dorëzoi dorëheqjen Liz Truss, në postin e Ministres së Brendshme.

Kujtojmë se ministrja në fjalë është treguar tepër e ashpër në lidhje me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që shfrytëzojnë kalimin me gomone përmes “La Manshit” për të mbërritur në Britaninë e Madhe.

Gjatë fjalimit të saj në konventën e Partisë Konservatore më 5 tetor, Braverman premtoi se do ndryshojë ligjin e emigracionit për të ndaluar kryesisht shqiptarët që kalojnë Kanalin nga Franca me gomone.

Rikthimi i planit të deportimit të azilkërkuesve në Ruanda ishte gjithashtu një nga arsyet që çoi në përplasjen e ashpër mes Braverman dhe Truss, me kryeministren që synonte të ndiqte një linjë më të butë me emigrantët, duke i trajtuar me viza punësimi.

“Unë do të shikoj të çoj përpara legjislacionin për ta bërë të qartë se e vetmja rrugë për në MB është përmes një rruge të sigurt dhe ligjore. Nuk është raciste për asnjë, minoritet etnik apo tjetër, të dëshirojë të kontrollojë kufijtë tanë. Nuk është fanatizëm të thuhet se kemi shumë azilkërkues që abuzojnë me sistemin. Nuk është ksenofobike të thuhet se migrimi masiv dhe i shpejtë ushtron presion mbi strehimin, shërbimet publike dhe marrëdhëniet me komunitetin”, deklaroi asokohe Braverman.

Madje ajo shkoi më tej duke sulmuar gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për minim të sovranitetit të kufijve të Anglisë, ndërsa theksoi se “ëndrra” e saj është që të niste një avion për në Ruandë përpara Krishtlindjeve.

Etiketa: emigrantet me gomoneqeveria e angliseRishi Sunakshqiptari ne angli

Lajme të lidhura

BOTA

Humbi thellë në zgjedhje, Rishi Sunak jep dorëheqje nga drejtimi i partisë

13:38 : 05/07/2024
BOTA

E majta fiton pas 14 vitesh në Britani, Keir Starmer “dërmon” Rishi Sunak

08:24 : 05/07/2024
BOTA

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

09:03 : 02/07/2024
BOTA

Arrestohen 4 persona në banesën e kryeministrit britanik, Rishi Sunak

21:56 : 25/06/2024
BOTA

Sondazhet trondisin Sunakun! Parashikohet humbje e rëndë për konservatorët

20:52 : 21/06/2024
BOTA

Mbledhja urgjente e kabinetit nga Rishi Sunak, Britania shkon në zgjedhje

17:42 : 22/05/2024
Para

“Pasaportat e arta” fusin në sherr Shqipërinë me BE-në

TË GJITHA

Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta

19:24 : 28/06/2025

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025

Abdixhiku pas takimit: Qëndrimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë

18:56 : 28/06/2025

Ndërtoi dron nënujor për të trafikuar drogë, kush është shqiptari që bleu 3 mln dollarë tokë në Karaibe

18:30 : 28/06/2025

Paralajmëron Merz: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

18:19 : 28/06/2025

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025

Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe disa banesa

17:49 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com