• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e Learit/Meta: Vrasje shtetërore nga policia e Ramës, procedoni Ardi Veliun!

14:12 : 24/10/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

“Të procedohet Ardi Veliu”, vdekja e Lear Kurtit, Meta: Qeveria dhe policia e Ramës po përpiqet ta trajtojë si një ngjarje të zakonshme. Po tentohet të fshihet e vërteta

Vdekja e Lear Kurtit në duar e policisë ka ngritur në këmbë opinionin publik dhe opozitën në vend.

Pas kryedemokratit Sali Berisha që akuzoi sot kreun e AMP Ardi Veliu dhe ministrin Bledi Çuçi për manipulim provash, duke iu referuar dëshmive të mikut të tij dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, ka reaguar në një konferencë për mediat edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas tij, qeveria është angazhuar që të mbulojë një krim flagrant shtetëror, ku përgjegjës janë edhe patronazhistët e veshur me uniformë policie nga Edi Rama.

“Rastin tronditës të humbjes së jetës së Lear Kurtit, qeveria dhe policia e Ramës po përpiqet ta trajtojë si një ngjarje të zakonshme për të mbuluar një krim flagrant shtetëror. Po tentohet të fshihet e vërteta, ndërsa është ende shumë e freskët në kujtesën e të gjithë shqiptarëve, vrasja makabër e Klodian Rashës dhe mashtrimi i policisë së Ramës dhe Ministrisë së Brendshme. E mbushur me patronazhistë, të frymëzuar dhe të mbështetur politikisht nga arroganca e kryeministrit dhe sjellja dhe qëndrimet e njëjta me të dhe të Ministrit të Brendshëm, policia sot nuk shihet më si një institucion që mbron jetën dhe sigurinë e qytetarëve, por si kërcënim kriminal për ta”, tha Meta.

Lexo edhe:

Avokati i Metës: E dyshimtë, e prisnim që të ishte Irena Gjoka! Ne s’do ta pranojmë, të dorëhiqet vetë

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Teksa shtron disa pyetje mbi mënyrën sesi policia ka vepruar në rastin e ndalimit të 32-vjeçarit, Meta kërkon edhe procedimin penal për drejtorin e AMP, Ardi Veliu, por edhe largimin e kryeministrit Rama e ministrit Çuçi.

“Ishte policia e Ramës që shkaktoi vetëvrasjen e 31-vjecarit Ilvi Meta në paraburgimin e Kavajës. Ishte policia e Ramës ajo që vrau 27-vjeçarin Enea Ftoi, babain e tre fëmijëve në Komisariatin e Korçës. Ishin policët e Ramës që i morën jetën vogëlushes Jonada Avdiaj në Himarë. Është policia e Ramës që dhunon të rinjtë e të rejat në protesta të drejta dhe legjitime, me policë të maskuar me xhupa dhe kapuç të zinj, që sillen si kriminelë dhe që nuk kursejnë as gazetarët me dhunën e tyre. Kjo situatë kriminale që ka mbështetës dhe frymëzues Edi Ramën ka vetëm një zgjidhje: Largimin e menjëhershëm të Ramës, Ministrit të Brendshëm Çuçi si përgjegjësit kryesorë të krimeve shtetërore të përsëritur. Të procedohet Ard Veliu një dhunues, mashtrues dhe manipulues i disa ngjarjeve shumë të rënda kriminale të policisë së Ramës”, deklaroi Meta.

Ai tha më tej se janë tronditëse dëshmitë e shokut të ngushtë, prezent në vendngjarje dhe nënës së tij, të cilat pasqyrojnë më së miri veprimet barbare dhe të dhunshme të policisë së Ramës.

PYETJET E METËS:

“Mbi bazën e disa fakteve publike ulëritëse, që rëndojnë edhe më shumë paligjshmërinë ku është zhytur policia e Ramës, natyrshëm shtrohen disa pyetje.

Cila është arsyeja që policia deklaroi që i riu vdiq në spital, ndërkohë që spitali konfirmoi se ka ardhur i vdekur?

Cilët janë arsyet që autopsia u bë para kohës së detyruar me ligj, sepse autopsia është bërë 5 orë pas vdekjes dhe jo 12 orë sipas ligjit? Dhe u bë nga një ekspert i vetëm, ndërkohë që duhej të bëhej nga një grup ekspertësh?

U përdor si argument që në trupin e të ndjerit u gjet një qese plastike me kokainë, ndërkohë që për arritjen e konkluzioneve, duhet patjetër të kompletohen të gjitha analizat toksikologjike, për të vërtetuar nëse substanca ishte vërtet kokainë dhe e dyta cila ishte niveli i saj në gjak?

Duke qenë se vendngjarja ishte jo më larg se 100 metra nga spitali i Traumës, përse nuk u transportua direkt në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por u dërgua direkt në komisariat.

Si është e mundur dhe si ka mundësi që është lejuar që edhe në krevatin e spitalit, i shtruar, Lear Kurti ka qenë me pranga në duar?!

A kanë pasur kamerat trupi punonjësit e policisë dhe çfarë evidentojnë ato?

A kanë funksionuar kamerat në komisariat dhe çfarë evidentojnë ato?

A ka pasur komunikim të patrullës me sallën operative dhe a është i regjistruar ky komunikim?

Nëse është e vërtetë që i riu ka gëlltitur qesen, përse nuk u pritën analizat toksikologjike për të vërtetuar llojin e lëndës narkotike dhe sasinë e saj në gjak?

Pse u ndryshua versioni nga sëmundje zemre në epilepsi e më pas te ‘gëlltitja e qeses’?

A ka pasur prezencë të përfaqësuesit ligjor të familjes gjatë autopsisë?

A është marrë miratimi i familjes për kryerjen e autopsisë?

A janë parë kamerat e zonës për veprimet e personit dhe të patrullës?

Etiketa: ardi veliuIlir MetaLear Kurtivdes ne komisariat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Metës: E dyshimtë, e prisnim që të ishte Irena Gjoka! Ne s’do ta pranojmë, të dorëhiqet vetë

10:51 : 03/09/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

10:04 : 03/09/2025
AKTUALITET

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ja kur do të mbahet seanca në Apel

11:24 : 02/09/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe 3 të tjerë/ AKUZAT

14:54 : 29/08/2025
AKTUALITET

Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS

11:45 : 27/08/2025
AKTUALITET

GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon vendimin

11:21 : 25/08/2025
Para
Foto ilustruese

Shqipëria po plaket, kosto vjetore e pensioneve të reja 76 mln € në 2023-2025

TË GJITHA

Përgjimet/ Krimi i organizuar në Shqipëri: Besëprerja, intrigat dhe vra*jet mes shokëve!

20:48 : 07/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Depay nderon Holandën ndaj Lituanisë, Maqedonia fiton thellë

20:41 : 07/09/2025

Emigrantët e paligjshëm, Britania shqyrton përdorimin e kazermave për të strehuar azilkërkuesit

20:30 : 07/09/2025

Po ndodh! Nis fenomeni i “Hënës së përgjakur” (Live-Video)

20:18 : 07/09/2025

Shefi i kuzhinës së Princeshës Diana zbulon recetën e mëngjesit që ajo konsumonte çdo ditë

20:08 : 07/09/2025

Mot i keq në Suedi, bllokohen rrugë dhe ndërpritet transporti hekurudhor në verilindje të vendit

20:00 : 07/09/2025

I dërguari amerikan në Kiev: Moska nuk dëshiron t’i japë fund luf*ës në Ukrainë

19:52 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com