• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sfidat e Giorgia Melonit

22:55 : 21/10/2022
në BOTA

Giorgia Meloni, që pranoi mandatin si kryeministrja e ardhshme e Italisë, do të përballet me një sërë problemesh të ngutshme sapo qeveria e saj të marrë detyrën. Udhëheqëses së ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, do t’i duhen miliarda euro për të mbajtur premtimet e saj zgjedhore për të zbutur ndikimin e rritjes së kostove të energjisë, për të ulur taksat dhe për të bllokuar një rritje të moshës së pensionit që parashikohet të hyjë në fuqi në janar.

FATURAT E ENERGJISË

Kryeministri në largim Mario Draghi ka caktuar tashmë 66 miliardë euro (64.6 miliardë dollarë) këtë vit për lehtësime taksash dhe subvencione për të ndihmuar firmat që përdorin sasi të madhe energjie dhe familjet e varfra të përballen me faturat e larta të energjisë.

Këto masa ndihme do të skadojnë në nëntor dhe vetëm zgjatja e afatit të tyre për një muaj tjetër do të kushtonte 4.7 miliardë euro, tha Departamenti i Thesarit në shtator.

UKRAINA

Lexo edhe:

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

Zonja Meloni është shprehur fuqishëm në mbështetje të linjës së ashpër kundër Rusisë, të përkrahur nga NATO dhe BE, duke u zotuar të mbajë sanksionet perëndimore dhe të vazhdojë dërgimin e armëve në Kiev. Ajo duhet të vendosë nëse do të dorëzojë sistemet e mbrojtjes ajrore në Ukrainë, siç kërkohet nga Kievi.

BUXHETI 2023

Koha e zgjedhjeve kombëtare muajin e kaluar e detyroi Italinë të vononte ligjin e buxhetit të vitit 2023, i cili ishte parashikuar të paraqitej në parlamentin italian deri më 20 tetor.

Sipas një skenari të pandryshuar të politikës të përcaktuar në shtator, Thesari e sheh deficitin buxhetor në 3.4% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në vitin 2023, nga objektivi i prillit prej 3.9%. Zonja Meloni mund të rivendosë objektivin e mëparshëm, më të lartë të deficitit për të financuar masat e reja të ndihmës.

PENSIONET

Një vendim i përkohshëm që lejon njerëzit të marrin një pension shtetëror kur janë 64 vjeç skadon në dhjetor, pas së cilës mosha do të rritet në 67 vjeç sipas një reforme jopopullore të vitit 2011, të cilën udhëheqësi i Ligës, Matteo Salvini, një aleat i zonjës Melonit në bllokun e djathtë, dëshiron ta ndryshojë. Bllokimi i rritjes së moshës së daljes në pension do të shtojë një faturë në shpenzimet për pensionin shtetëror, të dytat më të larta në eurozonë në krahasim me prodhimin kombëtar, pas Greqisë.

FONDI I RIMËKËMBJES DHE VAZHDIMËSISË

Italia ka të drejtë të përfitojë rreth 200 miliardë euro në fondet e rimëkëmbjes pas pandemisë nga Bashkimi Evropian deri në vitin 2026, por duhet të kalojë një sërë reformash në rritje për të siguruar që paratë të vazhdojnë të rrjedhin. Zoti Draghi deri më tani ka siguruar pothuajse 67 miliardë euro fonde të BE-së. Romës tani i duhet të arrijë 55 objektiva të rinj në gjysmën e dytë të vitit 2022 për të marrë një këst shtesë me vlerë 19 miliardë euro.

Zonja Meloni gjithashtu duhet të shpejtojë shpenzimet për fondet e BE-së pas COVID-19, pasi të dhënat e Thesarit tregojnë se Italia është prapa afatit.

TERMINAL I RI GNL

Zonja Meloni do të duhet të sigurojë që një terminal i ri i gazit natyror të lëngshëm (GNL) do të ngrihet me shpejtësi në portin e Piombinos për ta vënë atë në funksion deri në fund të marsit. Investimi prej 400 milionë dollarësh është pjesë e një plani më të gjerë të hartuar nga qeveria në largim për të zëvendësuar furnizimet e pakësuara të gazit rus.

Marrë nga VOA

Etiketa: Giorgia MeloniItalisfida

Lajme të lidhura

BOTA

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

17:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

15:40 : 31/10/2025
SHOW BIZ

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

19:57 : 29/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025
BOTA

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025
Para

PD-ja drejt bashkimit të plotë/ Grupi i Alibeajt i jep “OK” Berishës, ja dakordësia

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com