• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BIRN: Qeveria del e fituara kryesore nga inflacioni më i lartë në dy dekada

18:35 : 21/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë vetëm 3.7% këtë vit dhe të zbresë më tutje në 2.6% vitin e ardhshëm si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga pasojat e COVID-19 dhe sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, por ndërsa shqiptarët pritet të vuajnë, arka e qeverisë po njeh rritje rekord në të ardhura si pasojë e inflacionit më të lartë në dy dekada.

Me pak fjalë, ndërsa shqiptarët paguajnë çmime më të larta për mallrat kryesore, taksat që arkëton qeveria nga ky aktivitet ekonomik janë gjithashtu më të larta se sa më parë.

Të ardhurat e qeverisë pritet të arrijnë në 632 miliardë lekë, (5.4 miliardë euro), me një rritje prej 550 miliardë lekë ose 10% më shumë se sa të ardhurat e pritshme të vitit aktual.

Diferenca e stërmadhe mes rritjes ekonomike reale 2.6% dhe rritjes së të ardhurave buxhetore me 10% do të thotë se shqiptarët do të konsumojnë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh por më shtrenjtë, duke paguar rrjedhimisht edhe më shumë taksa.

 

Lexo edhe:

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

Qeveria parashikon nga ana tjetër të rrisë shpenzimet me 4% në mënyrë që të ulë borxhin e lartë publik të akumuluar gjatë viteve të fundit.

 

Kontraktorët e qeverisë duket se do të jenë përfituesit më të mëdhenj të të ardhurave shtesë të qeverisë ndërsa bankat që janë blerëset kryesore të borxhit publik të brendshëm pritet të shijojnë rritje dyshifrore në të ardhurat nga interesat. Kreditorët e huaj pritet gjithashtu të përfitojnë një rritje dramatike prej 72% në të ardhura.

Qeveria duket se ka në plan të shtojë shpenzimet për personelin edhe më shumë se sa rritja ekonomike, pasi ka fryrë administratën publike me mbi 20 mijë vetë përgjatë pesë viteve të fundit.

Investimet

Programi i shpenzimeve kapitale pritet të jetë 122 miliardë lekë ose mbi 1 miliardë euro vitin e ardhshëm, ndërsa deficiti buxhetor pritet të jetë 55 miliardë lekë. Kontratat koncesionare, të tilla si Rruga e Arbrit apo disa projekte rrugore kontroverse si Tuneli i Llogarasë, pritet të jenë konsumatoret kryesore të fornit të investimeve publike me financim të brendshëm ndërsa hekurudha Tiranë-Durrës dhe hekurudha Hani i Hotit – Shkodër pritet të jenë konsumatoret kryesore të investimeve publike me financim të huaj.

Investimet publike me financim të brendshëm pritet të jenë 70 miliardë lekë. Projekti më i madh, Tuneli i Llogarasë, pritet të financohet vitin e ardhshëm me 6.2 miliardë lekë. Projekti pritet të lidhë zonën e Palasës dhe vilat e pasunarëve të rinj me Vlorën me distancë më të shkurtër se sa rruga aktuale që kalon nga Qafa e Llogarasë. Totali i projektit është 20 miliardë lekë. Projekti i dytë më i madh është Rruga e Arbrit. Ajo pritet të financohet vitin e ardhshëm me 2.8 miliardë lekë. Këto nuk janë paratë e vetme që shqiptarët po shpenzojnë për këtë projekt, i cili duhej të ishte përfunduar në prill të këtij viti por që për momentin konsiston në disa segmente të vogla dhe një mbikalim i ngushtë, i rrezikshëm dhe gjithë gropa nga Qafa e Murrizit. Këto nuk janë paratë e vetme që qeveria do të paguajë për këtë projekt. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur së fundmi dy tenderë të tjerë me vlerë të përbashkët 2.2 miliardë lekë dhe që titullohen: “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Shkallen e Tujanit” dhe “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Plani i Bardhë.”

Incineratori i Tiranës, i cili në fakt nuk ekziston, pritet të përfitojë 1.3 miliardë lekë nga taksapaguesit përveç tarifave të shërbimit të paguara veçmas. Ai është përfituesi i tretë më i madh pas Tunelit të Llogarasë dhe Rrugës së Arbrit.

Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat pritet të marrë 833 milionë lekë ndërsa subvencioni i koncesionit për rrugën Milot-Morinë, 735 milionë lekë. Koncesionari i Milot-Morinë përfiton nga tarifa 5 euro që arkëton nga përdoruesit e autostradës, por edhe pagesa vjetore nga taksapaguesit.

Rruga Kardhiq-Delvinë, e cila u përurua nga qeveria, pritet të hajë edhe 2.3 miliardë lekë të tjera përgjatë viteve të ardhshme.

Projektet me investime të huaja parashikohen të jenë 45 miliardë lekë, nga të cilat, 12 miliardë janë grante ndërsa 33.6 miliardë janë kredi.

Hekurudha Tiranë-Durrës dhe lidhja me Rinasin është një përfitues i madh me 2.1 miliardë lekë të alokuara, pasuar nga Hekurudha Shkodër-Hani i Hotit me 1 miliardë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka planifikuar edhe një “investim” të një natyre të veçantë. Ai quhet “Vendime Gjyqësore në Proces” dhe duket se përbëhet nga pretendimet në gjykata të kompanive që kanë kontrata me të. ARRSH parashikon të paguajë 2.6 miliardë lekë për këtë shpenzim, i cili gjendet në listën e “investimeve publike”.

Borxhi publik rëndohet

Interesat e borxhit publik janë rritur në mënyrë stratosferike këtë vit dhe pritet të rriten akoma më shumë vitin e ardhshëm, sipas parashikimit të Ministrisë së Financave. Në vitin 2021, shërbimi i borxhit publik i kushtoi shqiptarëve 35.8 miliardë lekë, por këtë vit kostot janë rritur në 51 miliardë ndërsa në vitin e ardhshëm parashikohet të rriten në 61 miliardë.

Borxhi i brendshëm i emetuar kryesisht në lekë pritet të kushtojë 34 miliardë lekë ku bankat, të cilat janë blerëse të mbi 90% të këtij borxhi pritet të jenë përfitueset kryesore. Qytetarët pritet të paguajnë dyfish: një herë si taksapagues dhe një herë tjetër si kredimarrës./Reporter.al/

Etiketa: BRNfinanciminvestimqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

16:49 : 23/05/2025
AKTUALITET

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

09:17 : 23/05/2025
AKTUALITET

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, “Visi i Pojës” do ishte duke pirë verë me Edi Ramën

13:19 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Auto-Moto Park-u” në Elbasan/ Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve, sa është vlera totale

21:49 : 21/05/2025
AKTUALITET

E PLOTË/ Nga “Dubai im” te Visi Pojës, SPAK zbardh trafikun dhe pastrimin e parave në biznese, emrat e të arrestuarve

13:03 : 21/05/2025
Para

Formohet qeveria në Itali, Giorgia Meloni zyrtarisht kryeministre (Kabineti)

TË GJITHA

Një shtëpi luksoze shkaku i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi/ Arrestohen dhe dy të tjerë, veç autorit

10:48 : 24/05/2025

Drogë, pengmarrje dhe tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë kreu i një organizate kriminale

10:29 : 24/05/2025

EMRI/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet hajduti fierak

10:19 : 24/05/2025

Hakerat rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t’i vëzhguar ndihmat për Ukrainën

10:10 : 24/05/2025

“Më ka zënë belaja me kolegët, më pyesin ‘si i more 4 mandate?’”/ Rama: Fitoj sepse s’jam socialist i mirë

09:53 : 24/05/2025

Shifrat për çdo Qark, sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

09:44 : 24/05/2025

EMRI/ I riu nga Vlora thyen “arrestin shtëpiak” dhe plagos me thikë 34-vjeçarin. Ç’ndodhi më pas

09:30 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com