• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria i jep pa inventar pronat publike për investimet strategjike

Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se nuk disponon një inventar të tokave dhe pasurive të tjera publike që janë dhuruar, shitur apo dhënë me qira 1 euro në mbështetje të investimeve strategjike, pavarësisht se aktet ligjore detyrojnë krijimin dhe bërjen publike të këtij fondi.

18:38 : 20/10/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Përmes një vendimi të datës 29 korrik, Këshilli i Ministrave thotë se transferoi 9 mijë metra katrorë tokë publike në bregdetin e Drimadhës drejt një fondi të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike.

Përmes një vendimi të dytë më 7 shtator, qeveria miratoi dhënien me qira të kësaj sipërfaqeje për një tarifë simbolike prej 1 euro në favor të shoqërisë “White Roads Hotel” në pronësi të biznesmenit Lorenc Gjikuria. Toka publike do t’i shërbejë një projekti për ndërtimin e një hoteli dhe 150 vilave në fshatin Gjilekë të bashkisë së Himarës, i cili ka marrë tashmë statusin e investitorit strategjik.

Ky nuk është rasti i vetëm kur pronat publike u jepen pothuajse falas ose në këmbim të çmimeve shumë herë më të ulëta sesa ato të tregut biznesmenëve që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.

Por ndonëse ligji “Për Investimet Strategjike” përcakton ngritjen e një fondi për pasuri të tilla dhe bërjen e kësaj liste publike, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i tha BIRN se nuk e kishte një inventar të tillë.

Përmes një kërkese për të drejtë informimi, BIRN i kërkoi Ministrisë së Financave listën e pasurive publike që janë dhënë për investimet strategjike, përfituesit e tyre si dhe fondin total të pasurive që ka në menaxhim “Fondi i pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike.

Lexo edhe:

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

Ministria e Financave u përgjigj se “nuk ka një strukturë që disponon informacionin e kërkuar” përmes një shkrese të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Arlind Gjokuta.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ia delegoi Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve kërkesën për informacion për këtë fond, por Agjencia mohoi përgjegjësinë ligjore, duke cituar një VKM të qeverisë në dhjetor 2015 që i ngarkonte MFE-së përgjegjësinë për krijimin, inventarizimin dhe administrimin e këtij fondi.

“Ministria përgjegjëse për Ekonominë inventarizon pronat e përfshira në FPPMIS, ia ofron ato investitorëve strategjikë si dhe i publikon ato me qëllim informimin, mbështetjen dhe nxitjen e realizimit të investimeve strategjike,” thuhet në VKM.

E pyetur nga BIRN se pse nuk ishte zbatuar ky detyrim ligjor, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, qeveria po favorizon klientelizmin me pronat publike, duke shfrytëzuar ndonjë boshllëk ligjor, hile burokratike apo nëpërmjet vendimeve kolegjiale.

“Besoj se qeveria po operon në kushtet e një boshllëku ligjor, jo aq te rastit, por me vendime të natyrës kolegjiale,” tha Preçi, i cili drejton Qendrën për Kërkime Ekonomike. Sipas tij, qeveria i miraton këto vendime për pronat publike me njoftime të dyshimta ose pa asnjë njoftim, larg parashikimeve ligjore dhe pritshmërive të taksapaguesve për transparencë.

“Nëse shohim valën e transferimeve gati në formë dhurate dhe klienteliste, si p.sh. me metodën e shitjes për 1 Euro, lehtësisht vihet re se këto transaksione bëhen në prag fushatash elektorale, tërësisht pa një proces konkurrues,” tha ai.

Preçi bën një analizë të strukturave të ngritura me ligj për menaxhimin e pronave publike, të cilat më pas nuk kanë funksionuar, ose nuk kanë bërë transparente punën e tyre, si Korporata e Investimeve apo Fondi për investimet strategjike.

Ai thekson se “boshllëqet” ligjore shërbejnë për të justifikuar veprimet e paligjshme.

“Boshllëqet në kuadrin rregullator, mosplotësimi i legjislacionit sekondar… janë një mënyrë e rafinuar e burokracisë për të justifikuar veprimet e paligjshme, duke shmangur përgjegjësinë juridike e penale, si dhe duke mundësuar klientelizmin dhe favorizimin politik me fondet dhe asetet publike si dhe me të drejtat ekskluzive te shtetit,” përfundoi Preçi.

/Reporter.al/

Etiketa: Investime strategjikeministria e financaveqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

12:50 : 09/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria paguan faturën e vizitës “pa protokoll” të Eric Adams në Shqipëri

18:09 : 07/10/2025
Para

"Do më marrë malli për ty", Cllevio dedikim prekës Lear Kurtit

TË GJITHA

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Përshëndes vendimin, akt i rëndësishëm

15:17 : 09/10/2025

I dehur në timon, shqiptari aksidenton për vdekje programuesin italian të kompjuterëve

15:05 : 09/10/2025

Mashtrim me faturat e energjisë, dy persona në kërkim në Durrës

15:01 : 09/10/2025

Vlorë/ 17-vjeçari kapet me thikë në shkollë, procedohet penalisht

14:44 : 09/10/2025

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

14:36 : 09/10/2025

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ ‘Policë pa jelekë e armë’, Berisha demaskon ministren Koçiu: Kësaj i thonë përgjegjësi!

14:16 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com