• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ferraj rrëfen si u njoh me Tina Pajollarin: Folëm 15 ditë me çupën dhe e mora nuse

12:03 : 18/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Tina Pajollari u konsiderua si “molla e sherrit” që çoi në vrasjen e Martin Çeços më 12 qershor të këtij viti në fshatin Kolanec të Korçës. Edhe pse ishte nën hetim nga policia dhe në deklaratat e saj për uniformat blu kishte pranuar se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes së të riut, kjo se ka penguar të nisë një lidhje dashurie dhe të fejohet.

18-vjeçarja mësohet se është njohur me Artion Ferrajn në fshatin Marjanë, pasi i riu dërgonte bagëtitë në mal. Ai ka rrëfyer në emisionin “Uniko” detajet nga njohja e tyre, prezantimi me familjet dhe arrestimi i Tina Pajollarit.

Intervista e plotë:

Artion Ferraj: Po bëj rreth 2 vite që vij me bagëti këtu në Marjan. Jemi njohur me vajzën, Tina Pajollarin. Vinte mblidhte çaj, ishim takuar, këmbyem numrat e telefonit dhe kemi folur. U bë rreth 3 muaj që kemi folur, jemi lidhur. Rreth muajit korrik-gusht jemi takuar. Kemi folur ka zgjatur rreth 15 ditë që kemi folur në telefon pastaj jemi takuar. Kemi qëndruar bashkë, jemi lidhur dhe qëndruam rreth 15 ditë në fshat pastaj e kam marrë në shtëpi.

Lexo edhe:

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

Jeni të fejuar apo martuar?

Artion Ferraj: Nuk jemi të martuar me letra, por kemi folur me familjet. Kam ardhur tek familja e saj dhe i kam thënë ‘çupën do ta marr unë’ dhe pastaj kam marrë Tinën e kam dërguar në shtëpi.

Keni ndërruar shenjë?

Artion Ferraj: Shenjë jo

Për ty Tina Pajollari është nusja jote?

Artion Ferraj: Po, e dua realisht. Çupën nga këtu e kam marrë e kam çuar në Vlorë, atje kemi darkuar, është bërë ceremonia që erdhi. Kështu e kemi bërë.

E kam pyetur për këtë çështje, sepse unë e dija pak a shumë. E kam dëgjuar në media. E pyeta herë pas here “A është e vërtetë?”, më ka thënë “Jo, s;’është e vërtetë. Mua më kanë bërë presion atje”. Ka qarë kur e kam pyetur, këmbëngulte “për kokë të babit dhe të vëllait nuk është e vërtetë”, kështu thoshte.

Në bindjen tënde a është e vërtetë?

Artion Ferraj: Nuk është e vërtetë, përderisa unë i kam hyrë kësaj pune, e kam marrë për nuse. Është bërë një e padrejtë, kjo gjë nuk është e vërtetë. Nuk është.

Tina Pajollari është arrestuar, më rrëfeni nga momenti kur e sollët nga Vlora dhe nusja juaj u vendos në pranga nga policia

Artion Ferraj: Mësuam që kishte ardhur policia këtu, na telefonoi mamja e saj tha ka ardhur një urdhër për tu paraqitur. Duhet paraqitesh për çështjen e të ikësh prap, kaq i ka thënë.

Nusja ishte në Vlorë me familjen time, unë isha në mal në Marjanë. Mori në telefon më tha që më ka kërkuar policia. I thashë takohemi në Korçë dhe e dërgova në Prokurori. Më thanë “prit këtu, se pak punë kemi dhe do të dalë”, “mirë, në rregull”, i thashë. Pritëm deri në 4:30 dhe doli Tina që do e çonin në polici. Më thanë “Kjo ka bërë një vrasje me paramendim, duhet të gjeni një avokat. T’ia gjej shteti, apo do ia gjesh vetë?”. I thashë që do e konsultoja me familjarët. Kaq.

Keni marr avokat?

Artion Ferraj: Kemi marrë avokat, e kemi gjetur vetë. Nuk pata mundësi të flisja me Tinën.

E njeh Valter Mollajn?

Artion Ferraj: E njoh, biem qumësht në baxho dhe mblidhemi të gjithë, Kemi krijuar muhabet, i kam shkuar dhe tek shtëpia, kemi ngrënë bukë. Këta dy të tjerët nuk i njoh. Ai është njeri i urtë, njeri i mirë.

Kishe dëgjuar në fshat që ka pasur lidhje me Tinën?

Artion Ferraj: Jo! Nuk kanë pasur lidhje. Nëse do kishin lidhje, nuk do i hyja kësaj pune përderisa jam lidhur me atë vajzë. I kam besuar asaj dhe familjes së saj, që nuk është e vërtetë.

Të ka rrëfyer nëse ka folur në telefon me Martin Çeçon?

Artion Ferraj: Jo më ka thënë, e kam pyetur dhe më ka thënë që jo.

Çfarë mendon Tina se ka ndodhur?

Artion Ferraj: Ajo thotë se nuk e di nga erdhi e gjithë kjo.  “Më kanë trembur që kam bërë ato deklarata”, kështu më ka thënë. “Më kanë bërtitur, ajo policja, do pranosh këtë që është bërë”. I kam thënë që nëse është e vërtetë pranoje, nëse jo, mos e prano. “Kur shkoj atje më bërtasin dhe kam frikë”, këtë gjë më kanë thënë.

Do e mbështesësh Tinën?

Artion Ferraj: Do e mbështes për sa kohë e kam marrë për grua. Kjo gjë nuk është e vërtetë, do i qëndroj këtij besimi. Do e mbështes mesa do kem mundësi.

Thotë që kam qenë në Kolanec me këta të tre?

E di që e ka thënë, por nuk ka qenë atje.

Ke dijeni që Martini i ka shkuar?

Artion Ferraj: Po, më ka thënë që i kishte shkruar njëherë dhe i ka bërë bllok.

Ke një mesazh për babain e Martin Çeços?

Artion Ferraj: Dua që të dalë e drejta. Ai të marrë drejtësinë e tij dhe ne të na vijnë njerëzit tanë në shtëpi, si ata djemtë.

Mendoj se edhe tre të arrestuarit nuk janë të përfshirë. I kanë arrestuar për shkak të deklarimeve, janë gjynah.

Nuk janë pasur lidhje dashurie, janë kushërinj në radhë të parë. Ai ka çupën sa Tina, këta hanë e pinë me njëri-tjetrin. S’ka mundësi të ndodhë, janë kushërinj.

Do vazhdosh të rrish në Marjanë?

Artion Ferraj: Dhe pak ditë jam sepse kam bagëtitë, do iki në Vlorë. Do vijoj ta mbështes Tinën dhe familjen e saj, nëse kjo gjë është kështu siç thonë këta. Në të kundërt nuk e mbështes dot, nëse e kanë bërë këtë gjë. Është gjë e madhe, nëse është e drejtë do e ndihmoj sa kam mundësi.

Do jem pranë Tinës derisa të sqarohet e vërteta.

Etiketa: artin ferrajlidhje dashuroreMartin ÇeçoTina Pajollarivrasje

Lajme të lidhura

BOTA

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

14:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

14:01 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

12:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

12:29 : 08/10/2025
AKTUALITET

Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja

11:21 : 08/10/2025
AKTUALITET

U plagos në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari, zbardhet dëshmia e Ervis Kurtajt: Elvisi u çua nga karrigia dhe…

10:26 : 08/10/2025
Para

Padia ndaj Autoritetit të Dosjeve, avokati i Metës: Prokuroria s’po bën detyrën

TË GJITHA

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025

Fermerët kërkojnë më shumë makineri, 38% e aplikimeve të Skemës Kombëtare për mekanizim

19:11 : 09/10/2025

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

18:57 : 09/10/2025

Frikësohet SERBIA/ Kosova “blindon” qiellin, mijëra dronë kamikazë Skydagger mbërrijnë në Prishtinë

18:38 : 09/10/2025

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

18:25 : 09/10/2025

“Do kërkojmë ekspertim të shëndetit mendor”/ Avokati: Elvis Shkambi hynte e dilte me pistoletë në gjykata

18:11 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com