• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Çfarë janë “dronët kamikazë” që Rusia po hedh mbi Ukrainë

21:43 : 17/10/2022
në BOTA

Dronët kamikazë janë tejet të saktë në goditjen e objektivit. Kanë përmasa të vogla dhe mund të godasin në grupe të mëdha. Mbi të gjitha, nuk kanë kosto të lartë.

Në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, dronët kamikazë kanë konsoliduar reputacionin e një arme të fuqishme. Të vështirë për t’u ndalur dhe me kosto të leverdishme. Ata mund të diktojnë dhe shkatërrojnë objektivat, duke përhapur njëkohësisht panik në radhët e ushtarëve dhe civilëve.

Dronët po zëvendësojnë me shpejtësi raketat, si armët më të preferuara. Kjo pasi mund të dislokohen në fushëbetejë në numra më të shumtë. Dhe me më pak kosto.

Fushata e Rusisë me dërgimin e valëve të njëpasnjëshme në Ukrainë të dronëve të prodhimit iranian Shahed ka disa synime – të eliminojnë objektivat kryesore. Të godasin moralin dhe rrjedhimisht të varfërojnë arsenalin ushtarak të Ukrainës dhe në veçanti armatimin mbrojtës, ndërsa konflikti shndërrohet në një luftë të zgjatur.

SI FUNKSIONOJNË DRONËT?

Dronët Shahed, të cilëve Rusia u ka vënë emrin Geran-2, janë të ngarkuar me eksploziv dhe të programuar të qëndrojnë në ajër derisa të përplasen mbi objektiv – të ngjashëm me pilotët kamikazë të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, që përplasnin avionët e tyre të ngarkuar me eksploziv mbi anijet dhe aeroplanmbajtëset amerikane gjatë luftës në Paqësor.

Lexo edhe:

DW: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Sipas faqes ukrainase në internet Defense Express, e cila citon të dhënat e iranianëve, droni Shahed me krahët në formë trekëndore është 3.5 metra i gjatë, mbi 2.5 metra i gjerë dhe peshon rreth 200 kilogramë. Motori i dronit prej 50 kuajsh fuqi arrin një shpejtësi maksimale prej 185 kilometrash në orë, dhe ka një rreze deri në 2500 kilometra.

Avantazhi i kësaj teknologjie të re është i dukshëm – nuk ka nevojë që të sakrifikohet personeli i mirëpërgatitur dhe as nuk duhen shpenzuar fonde të mëdha për të prodhuar avionë të sofistikuar që mund të arrijnë tek objektivi.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se në sulmin e së hënës ndaj kryeqytetit, 28 dronë goditën me valë të njëpasnjëshme. Aftësia për të dislokuar njohësisht mjete të tillë fluturues në numra të mëdhenj mund të mbingarkojë sistemet mbrojtëse, në veçanti në zonat e civilëve.

Por, sipas Mykola Bielieskov, studiues në Institutin Kombëtar të Ukrainës për Studime Strategjike, droni Shahed mbart vetëm 40 kilogramë eksploziv, që është shumë pak krahasuar me ngarkesën prej 480 kg eksploziv që mund të mbartë një raketë konvencionale.

“Është e vështirë të godasësh objektiva të rëndësishme me dronë të tillë”, – thotë zoti Bielieskov.

GODITJE E VOGËL, POR EDHE ME KOSTO TË VOGËL

Me një kosto prej 20 mijë dollarësh, droni Shahed kushton sa një pjesëz e vogël e kostos së një rakete konvencionale. Për shembull, raketat ruse Kalibr, që u përdorën gjerësisht gjatë tetë muajve të luftës, i kushtojnë ushtrisë ruse rreth 1 milion dollarë për secilën.

Me një kosto kaq të ulët, droni Shahed mund të dislokohet në numra të shumtë për të mbizotëruar ndaj objektivit, qoftë ky një depo karburanti, infrastrukturë, apo rrjete furnizimi me energji dhe ujë.

Megjithë përmasat e vogla, ngarkesa me eksploziv e dronëve Shahed duket se mjafton për të shkaktuar dëm. Gjatë sulmeve të së hënës, një dron goditi një qendër operacionale, një tjetër u përplas ndaj një godine pesëkatëshe banimi, duke hapur një të çarë të madhe dhe duke shembur tre apartamente njëri mbi tjetrin, dhe duke shkaktuar kështu tre viktima.

Zoti Bielieskov thotë se ushtria ruse ka zgjedhur të përdorë dronët Shahed ndaj objektivave civile dhe jo në fushëbetejë, ku forcat ukrainase “kanë mësuar si t’i luftojnë me efektshmëri”, dhe kanë arritur të rrëzojnë mbi gjysmat e tyre.

Ndërsa nuk po duket një fund i afërm për luftën, barra financiare e konfliktit do të rëndojë gjithnjë e më shumë ndaj Moskës, e cila nuk po ndihmohet me dërgesa armatimesh prej miliarda dollarësh, siç po ndihmon Perëndimi Ukrainën. Ndërsa konflikti po shndërrohet në një konflikt të zgjatur – ku fituese del pala që mund të përballojë më gjatë kostot njerëzore, materiale dhe financiare – gjetja e armëve më të lira por ende të fuqishme, do të jetë thelbësore.

Për Moskën, dronët Shahed duket se janë një alternativë e tillë.

“Shahed-136 është versioni i lirë i një rakete të vetëdrejtuar, që Rusia mundet ta prodhojë me shpejtësi”, thotë zoti Beilieskov.

Zyrtarët rusë nuk kanë publikuar të dhëna për numrin e raketave të lëshuara gjatë konfliktit, por ministri ukrainas i mbrojtjes tha rishtazi se Rusia ka përdorur pjesën më të madhe të arsenalit të saj të raketave me perpikmeri të lartë – që ishin 1844 në fillimet e sulmit dhe që deri në mesin e tetorit arriti në 609.

NJË LUFTË NERVASH

Gumëzhima bezdisëse e motorëve të dronëve Shahed, që ukrainasit i kanë quajtur “triçikla”, ka efekt paniku tek personat që gjenden në trajektoren e tyre. Kjo zhurmë vetëm sa e shton ankthin dhe dëmton moralin e të gjithë njerëzve në trajektoren e tij, që nuk dinë se kur dhe ku do të godasë saktësisht kjo armë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmendi elementin terrorizues të dronëve duke shkruajtur në mediat sociale: “Gjatë gjithë natës dhe gjatë gjithë mëngjesit, armiku terrorizon popullsinë civile. Dronët kamikazë dhe raketat po sulmojnë në mbarë Ukrainën”.

Zoti Bielieskov pranon se dronët Shahed kanë shkaktuar frikën në radhët e popullsisë se sistemet mbrojtës të Ukrainës nuk janë të mjaftueshme kundër këtij rreziku. Por, ai thotë se përdorimi i tyre, qoftë edhe në numra të shumtë, nuk mjafton për të zhbërë arritjet e Ukrainës në fushëbetejë.

Armët terrorizuese në qiell nuk janë një gjë e re. Gjermania naziste i përdori këto lloj armësh në formën e bombës fluturues V-1, të mbiquajtura “bombat gumëzhitëse”, që ishin edhe prototipi më i hershëm i raketave në formën e një mjeti fluturues që godiste qytetet britanike.

Tetë dekada më vonë, droni shumë më i vogël Shahed mund të drejtohet për tek objektivi me një kosto shumë më të ulët, duke u dhënë kështu mundësinë forcave ruse që të përdorin shumë më tepër dronë se 9500 “bombat gumëzhitëse” që Gjermania naziste lëshoi ndaj Britanisë. /VOA

Etiketa: dronobjektiveUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

DW: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

22:18 : 17/07/2025
BOTA

Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

09:19 : 17/07/2025
Lajmet e Dites

Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë

10:03 : 16/07/2025
BOTA

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14:01 : 14/07/2025
BOTA

Trump i jep sistemet “Patriot” Ukrainës, BE paguan

10:28 : 14/07/2025
BOTA

A mund të shpëtohet mburoja e centralit bërthamor të Çernobilt?

09:50 : 12/07/2025
Para

Berisha: Rama-Veliaj presion mediave dhe gazetarëve

TË GJITHA

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

21:21 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com