• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deti me Greqinë/Meçollari: 1.5 mln € e Xhaçkës në kosh, në Hagë për gjykim me kushte

11:39 : 16/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Zgjedhja e Bajram Begajt si President dhe betimi i tij më 25 korrik ishte një lajm që zgjoi edhe njëherë politikën greke me zërat për arritjen e një marrëveshje të re për ndarjen e kufirit detar me Shqipërinë.

Në qarqet e politikës në Athinë dhe Tiranë ishte përfolur shpesh se Kreu i ri i Shtetit do të ishte çelësi që do i jepte zgjidhje precedentëve të krijuar ndër vite, duke vulosur një marrëveshje nën direktivat e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Diçka e tillë dukej e pranueshme edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili hodhi ndër të parët idenë për zhvendosjen e bisedimeve në nivel teknikësh dhe diplomatësh drejt Hagës, por duket se rreth 3 vite pas asaj deklarate të shefit të qeverisë, çështja mbetet ende në vend numëro.

Kjo pasi, në përfundim të takimit që Rama pati me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis në Samitin e Pragës, kryeministri deklaroi se nuk ka dakordësi mes dy palëve për t’iu drejtuar Hagës.

Lidhur me çështjen ka reaguar me anë të një postimi në Facebook edhe ish-Komandanti i Forcave të Armatosura Detare të Shqipërisë, Artur Meçollari.

Lexo edhe:

Si u përzu gjigandi “DAMEN Shipyards” nga Shqipëria dhe korrupsioni që po shkatërron Forcën Detare

Pajisjet misterioze në Sazan/ Meçollari: Ja pse përdoreshin! Pse për 3 vjet nuk nisi asnjë hetim?

Meçollari si një njohës i mirë i debatit mbi Kufirin Detar, pasi në vitin 2018 ishte anëtar i grupit negociator që u ul në tryezën e diskutimeve përballë grekëve, ka shprehur rezerva për mënyrën sesi qeveria shqiptare dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka po e trajtojnë këtë çështje.

Ai nënvizon se MEPJ harxhoi 1.5 milionë euro për konsulencë nga një kompani Britanike, e cila i paraqiti të njëjtat konstatime si ekspertët shqiptarë, për mënyrën sesi Shqipëria duhet të pranojë që të shkojë në Hagë dhe sesi duhet të ballafaqohet si e barabartë me palën greke.

Sipas Meçollarit, vendi ynë kurrsesi nuk duhet të pranojë një gjykim pa kushte të çështjes së Detit në Hagë, pasi në këtë mënyrë do të humbiste një sipërfaqe të konsiderueshme.

Më tej ai argumenton se në Gjykatën Ndërkombëtare, duhet të kërkohet vetëm zgjidhja për pikat që grupet negociatore nuk kanë rënë dakord me njëra-tjetrën në vitin 2018.

POSTIMI I MEÇOLLARIT:

Nuk mund të ketë gjykim pa kushte të detit në Hagë.

Dy vjet mbas dakordësisë midis KM Rama dhe KM Micotaqis të Greqisë për të shkuar në Hagë për detin midis dy vendeve, situata ka ndryshuar rrënjësisht. Dakordësia për të shkuar në Hagë u zyrtarizua gjatë vizitës se MPJ të Greqisë Dendias ne Tiranë, në shtator 2020.

Në maj 2022 MEPJ të Shqipërisë Xhaçka deklaroi se duhet konsensus për në Hagë, kurse MPJ të Greqisë Dendias deklaroi se me të hyrë në zyrë Presidenti i ri Republikës palët do fillojnë procedurat për të shkuar në Hagë.

Së fundmi, Kryeministri Rama mbas një takimi me Kryeministrin Grek Miçotaqis deklaroi se nuk ka konsensus për në Hagë. Pra, nuk mund të filloj procedura për arritjen e marrëveshjes speciale, edhe pse tashme Presidenti Begaj ka pothuajse tre muaj në zyrë.

310666467_200964538985641_2586467523293323861_n
306828437_200964735652288_4590846329141448788_n
311344399_200964508985644_2859911182598311396_n
311470835_200964655652296_8428424712115098779_n
311698927_200964602318968_842780143286972506_n
311935496_200964748985620_7689141113882907199_n

Po çfarë ka ndodhur?

Mbas dy vjetësh Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e kuptoi se nuk mund të shkojë me Greqinë në Hagë pa kushte.

Shqipëria ka patur negociata me Greqinë për detin në vitin 2018 dhe dakordësitë e arritura, nuk mund të konsiderohen mosdakordësi. Dakordësitë janë arritur në klimën e besimit reciprok. Pra, dy vendet mund të shkojnë në Hagë, pavarësisht se mundësia më e mirë do të ishte vijimi i negociatave, por vetëm për ato çështje që nuk janë dakordësuar në vitin 2018.

E kam deklaruar qysh në dhjetor 2020 se vendimi për të shkuar në Hagë është politikë, por kushtet e shkuarjes duhet të jenë të qarta dhe duhet të shkojmë vetëm për ato çështje që nuk janë dakordësuar në vitin 2018. Nëse shkojmë për të gjithë çështjen, Shqipëria rrezikon të humbasë një sipërfaqe të konsiderueshme për shkak të humbjes së vijës së drejtë bazë, si dhe disa dakordësi të tjera po ashtu të rëndësishme.

Sipas informacioneve, Kompania Britanike e cila këshilloi MEPJ me një pagesë prej 1,5 milion euro arriti pothuajse në të njëjtat konkluzione. Tashmë jemi kthyer në pikën ZERO, por jo pa dëm. Në janar 2021 Olta Xhaçka morri detyrën e MEPJ dhe i premtoi KM Rama për arritjen e shpejtë të një marrëveshje drejt Hagës. Deri tani, përveç pagesës së 1,5 milion eurove, kjo ministri nuk ka ndonjë sukses tjetër për marrëveshjen detare me Greqinë.

Dështimi për herë të tretë i procesit të detit ka krijuar humbje e besimit të publikut. Por, ai gjithashtu ka krijuar klimë mosbesimi për një proces teknik të ardhshëm negocimi, në raportet dypalëshe, si dhe mund të ketë pasoja në procesin e negociatave për anëtarësimin në BE.

Në vitin 2010 GJK rrëzoi marrëveshjen e vitit 2009. Në vitin 2020 Kryeministri Rama, siç ka deklaruar vetë, i propozoi palës greke zgjidhjen e çështjes së detit në Hagë dhe ndërprerjen e negociatave të vitit 2018. Dhe tashmë në vitin 2022 deklaron se nuk ka dakordësi për në Hagë.

Etiketa: artur meçollariCeshtja e Detitgjykata e hagesTensionet me Greqinë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u përzu gjigandi “DAMEN Shipyards” nga Shqipëria dhe korrupsioni që po shkatërron Forcën Detare

16:32 : 27/04/2025
AKTUALITET

Pajisjet misterioze në Sazan/ Meçollari: Ja pse përdoreshin! Pse për 3 vjet nuk nisi asnjë hetim?

16:53 : 12/03/2025
AKTUALITET

“Sazani”/ Meçollari: 45 ha s’do të jenë më në administrimin e ushtrisë, bie ndesh me Kushtetutën

17:18 : 17/01/2025
RAJONI

Hajredin Kuçi deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale

10:57 : 09/12/2024
RAJONI

Specialja ngre akuza të reja ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë

20:45 : 06/12/2024
AKTUALITET

Meçollari: Hapja e tunelit të nëndetseve në Porto Palermo e paligjshme

18:32 : 08/09/2024
Para

EMRAT/ Futën furgonin kontrabandë në Morinë, në pranga doganieri dhe 2 kosovarët

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

18:52 : 15/05/2025

Koka: Edi Rama po negocion me liderët evropianë që mos të futet në BE

18:50 : 15/05/2025

Mitaj pëlqehet në Serie A, Juventus pas mbrojtësit kuqezi

18:47 : 15/05/2025

Aksidentet rrugore/ Si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve

18:36 : 15/05/2025

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP

18:26 : 15/05/2025

“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Youtube për dyshen muzikore

18:18 : 15/05/2025

Kapet me 940 mijë euro shqiptari/ Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri

18:18 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com