• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e pedagogëve/ Kushi: Të dialogojmë, kështu mund të plotësohen kërkesat

15:11 : 15/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar ndaj protestës së pedagogëve për rritje të pagave, të cilët vendosen bojkot të pjesshëm të vitit akademik.

Kushi u shpreh se në këtë situatë më e mira është që të ketë dialog për zgjidhjen e kërkesave.

“Dua t’i falënderoj shumë të gjithë pedagogët dhe stafin e universitetit sepse diplomimi juaj sot është edhe meritë e tyre padyshim. Kanë edhe ata kontribut në këtë sukses tuajin.

Dua të përcjell dhe një mesazh për pedagogët, të cilin e kam përsëritur dhe gjatë këtyre ditëve, por dua t’jua përcjell edhe juve sot. Të ofrosh cilësi në arsimin e lartë është një përgjegjësi dhe detyrim i yni i përbashkët. Nuk është vetëm detyrim i qeverisë, natyrisht është detyrim i qeverisë por jo vetëm i qeverisë. Është përgjegjësi e jona, e politikëbërësve, e qeverisë, e ministrisë, por është edhe përgjegjësi e menaxhimit të universiteteve. Po ashtu është edhe përgjegjësi e juaja, e të gjithë pedagogëve dhe e stafit të universiteteve. Shpeshherë gjendemi përballë sfidave të vështira. Shpeshherë kemi debate me njëri-tjetrin. Shpeshherë kemi mosdakordësi. Por në vend që të konfrontohemi unë besoj që zgjidhja më e mirë është që ne të ulemi bashkërisht pikërisht me frymë konstruktive me frymë dialogu me frymë ndershmërie, dhe duke mirëkuptuar njëri-tjetrin. Duke mirëkuptuar kushtet reale dhe burimet që kemi në dispozicion.

Ne nga ana jonë do ta bëjmë këtë. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë pa u ndalur në asnjë moment. Do ta bëjmë edhe nga ana financiare, siç e bëmë javën e kaluar, kur miratuam rritjen e pagave të pedagogëve me 15%, nga të cilat 7% do të mbulohet menjëherë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër me të ardhurat e universiteteve. Dhe këtu dua të theksoj që të ardhurat e universiteteve nuk janë vetëm tarifat e studentëve. Tarifat e studentëve janë vetëm një komponent i burimit të të ardhurave. Por një nga risitë e ligjit të arsimit të lartë ishte që i jep mundësi universiteteve që të ofrojnë shërbime për palët e treta dhe duke gjeneruar në këtë mënyrë të ardhura, me ekspertizë, me hartim projektesh, me asistencë teknike, me oponencë teknike. Ka shumë universitete që e bëjnë më së miri këtë duke siguruar të ardhura që më pas mund t’i shfrytëzojnë më pas për rritjen e pagave të pedagogëve.

Lexo edhe:

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

E ndërkohë, ne do të punojmë edhe për të mbështetur kërkimin shkencor, edhe për infrastrukturën e kërkimit shkencor. Por ndërkohë do të kërkoja dhe nga ju sa më shumë përkushtim, sa më shumë përpjekje të përbashkëta, sa më shumë angazhim, në mënyrë që të gjejmë zgjidhje për çdo shqetësim, për çdo problematikë që kemi. Të bëjmë më të mirën për studentët tanë.

Ne tashmë kemi një dialog me universitetet, me rektorët, me sindikatat, me pedagogët. Le ta shfrytëzojmë këtë komunikim për të bërë më të mirën për universitetet tona, më të mirën për studentët, por më të mirën edhe për pedagogët sepse jam e bindur se ata meritojnë shumë më shumë dhe patjetër që do të vazhdojmë të punojmë në mbështetje të tyre”, tha Kushi.

 

KËRKESAT E PEDAGOGEVE:

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mos diferencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Etiketa: kerkesakushipedagogeprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

10:45 : 30/10/2025
AKTUALITET

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

12:37 : 27/10/2025
AKTUALITET

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

11:23 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

13:31 : 23/10/2025
Para

I mbylli sytë Albin Kurtit, Andi Bushati: Rama bën klounin sa herë ndihet keq

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com