• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Instalacioni 4 mln euro për energji të rinovueshme? Dokumentat nxjerrin blof Ramën

19:06 : 13/10/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se instalacioni prej druri me vlerë rreth 4 milionë euro se “nuk bëhet fjalë për një vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme vetëm për mjedise punë”.

Në fakt, dokumentat zyrtare, të publikuara në mënyrë periodike dhe të shpërndara në kohë të ndryshme nga institucionet qeveritare, tregojnë se instalacioni dhe projekti i energjisë së rinovueshme janë dy çështje të ndryshme, të cilat i bashkon vetëm vendi ku do të zbatohen-ambjenti rreth selisë së kryeministrisë.

Instalacioni duket se është thjesht një trill luksoz i kryeministrit Rama për të krijuar një oaz të gjelbër në Tiranën e betonizuar.

Ndërsa panelet për energji të rinovueshme janë një tjetër projekt, që do të zbatohet në kuadër të krizës energjitike.

Lexo edhe:

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

Të shohim me radhë dokumentat.

Në fund të Gushtit 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli tenderin “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden””, me fond limit 431 milionë lekë të reja ose rreth 4 milionë euro.

Në foto: Tenderi i shpallur për instilacionin e drurit në Kryeministri

Për realizimin e këtij tenderi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është ngarkuar nga Qeveria, nëpërmjet një vendimi të posaçëm, të miratuar në 27 Korrik 2022.

Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave për ndërtimin e instalacionit prej druri

Projekti parashikon ndërtimin e një strukture prej druri 4-katëshe, e cila do të vendoset në oborrin e pasmë të godinës së Kryeministrisë.

Në dokumentat e tenderit lexohen “perla”, të cilat forcojnë bindjen se shpenzimi me vlerë disa-milionë euro është një luks i tepruar në kohë krize.

“Duke parë kushtet e tanishme të godinës, shikojmë që pothuajse të gjithë grilat janë të mbyllura”, thuhet në Raportin Teknik të Projektit.

Ndaj, hartuesit e tij mendojnë se “qëllimi i projektit është krijimi i një objekti qendror, për të cilin do t’ia vlejë që grilat përreth të hapen dhe pamja, aromat dhe oksigjeni që do të çlirohet nga bimësia e dendur do të depërtojë në zyrat e këtij institucioni të rëndësishëm”.

Pas kritikave publike për këtë projekt, kryeministri Rama nxitoi të shuante zërat për shpenzim luksoz me instilacionin.

Ai deklaroi se projekti do të shërbejë për krijimin e energjisë së rinovueshme.

Por, kjo deklaratë e Ramës bie ndesh me dokumentat zyrtare.

Në aktet e tenderit për instilacionin e drurit me vlerë rreth 4 milionë euro, thuhet shprehimisht që panelet fotovoltaike do të vendosen në tarrancën e godinës ekzistuese të Kryeministrisë.

Pra, rrjedhimisht, nuk mund të justifikohet shpenzimi miliona euro për instilacionin e drurit, kur në fakt panelet do të qëndrojnë në tarracën e objektit të ndërtuar që në vitin 1941.

Dhe, si për të konfirmuar këtë fakt, qeveria ka hapur një tjetër procedurë për panelet fotovoltaike mbi çatinë e saj.

Në 28 Shtator 2022, miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 633, ku ngarkohet Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të kryer procedurat për vendosjen e paneleve fotovoltaike në tarracën e Kryeministrisë dhe ministritë e linjës.

Në foto: Vendimi i qeverisë për panelet fotovoltaike mbi Kryeministri

Pra, dallohet qartësisht se ndërtimi i instalacionit prej druri në oborrin e Kryeministrisë dhe vendosja e paneleve fotovoltaike në tarracën e selisë së Edi Ramës janë dy procedura të ndryshme, për të cilat do të zhvillohen tendera të ndryshëm dhe, natyrisht, do të shpenzohen edhe fonde të ndryshme.

Përfundimisht, deklarimet e Ramës se instalacioni prej druri nuk është vepër arti, por burim për energji të rinovueshme, janë thjesht blof i kryeministrit për të shuar zërat kritikë ndaj shpenzimeve luksoze të diktuara prej tij personalisht.

Etiketa: Edi Ramainstalacion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
Para

Meksika për mafien shqiptare: Pastrojnë paratë dhe investojnë në lojëra fati

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com