• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amnistia & Pasaportat e Arta, Tabaku i mbyll derën qeverisë: Janë vija e kuqe e BE!

14:35 : 13/10/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar progress-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë dhe është ndalur te “tërheqja e veshit” që BE i bën qeverisë për projektligjet për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta.

“Më shumë se një radiografi e gjendjes ku jemi. Progres raporti dhe Raporti i Zgjerimit janë dokumente të rëndësishme në lidhje me shëndetin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe gjendjen e BE. Shqipëria vazhdon të ketë si përherë mbështetjen dhe praninë e Europës në rastet e vështira. E pati këtë gjatë tërmetit, pandemisë dhe më herët edhe gjatë krizave të tjera që kanë goditur vendin. Në kushtet në të cilat ndodhet Europa sot, kur një luftë po zhvillohet prej mbi 8 muaj është shumë e kuptueshme dhe e pranuar krijimi i këtij këshilli. Kjo nuk pengon procesin e integrimit të Shqipërisë, as e zëvendëson, por forcon pozitat e Europës dhe jo vetëm në rajonin tonë dhe veçanërisht Shqipërinë. Të mos harrojmë është një luftë mes Demokracive dhe Autokracisë”, tha Tabaku.

Teksa i konsideron dy draftet si vija e kuqe e BE-së, Tabaku nënvizon se nga Partia Demokratike nuk do të votojnë ligje të propozuara nga mazhoranca që shkojnë kundër direktivave europiane.

“Kemi parë iniciativa që janë rihedhur si ide. Shpresoj që të mos jetë presion për të kërkuar diçka tjetër. Siç thuhet në progres raport çdo ligj duhet t’i përmbahet BE. Unë jam e sigurt që kjo nuk do të pranohet nga partnerët. Amnistia fiskale kërkon 84 vota dhe këto vota nuk kanë për të ardhur nga ne”, deklaroi ajo.

Deputetja e slisë blu shtoi më tej se “Pasaportat e Arta” do të shërbejnë për të bërë nënshtetas shqiptarë, persona me lidhje me krimin, ndërkohë që kemi të bëjmë me një qeveri që i vidhen të dhënat lehtësisht.

Lexo edhe:

Tabaku në Kuvend: Zgjedhjet e 11 Majit, mundësi e humbur për Shqipërinë

11 Maji, Tabaku në Komision: Zgjedhjet, mundësi e humbur për Shqipërinë dhe test i dështuar për demokracinë

FJALA E TABAKUT:

Prona: Nevojiten përpjekje të shtuara për të konsoliduar të drejtat pronësore përmes regjistrimit dhe dixhitalizimit të të dhënave kadastrale dhe sektori mbetet i prirur ndaj korrupsionit, ndërkohë që procesi i kompensimit ka ngecur.

Pushteti Vendor: Qeverisja lokale (LGU) ka ende mungesë të mbështetjes financiare me resurse dhe kapacitete administrative për të ushtruar politikat e tyre të mëdha dhe për të qenë efektivë.

Mbrojtja e të dhënave personale: Duhet të ndërmerren veprime të mëtejshme për të forcuar mbrojtjen e të dhënave dhe përafrimin e legjislacionit kombëtar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave ( GDPR). Skandali i patronazhistëve, që në një farë mënyre krijoi një mundësi edhe për hackerat iranianë të penetrojnë duhet të ndërgjegjësojë Shqipërinë që të rregullojë dhe të përafrojë legjislacionin e saj me atë të BE-së. Sot, General Data Protection Regulation (GDPR) është një nga formatet më të mira dhe unë do të dëshiroja të shihja një orë e më parë përfarimin e legjislacionit për të dhënat personale në Komisionin e Integrimit Europian për të debatuar për të.

Ekonomia: ekonomia joformale mbetet e rëndësishme. Konsultimi publik mbetet i dobët, njohuritë sipërmarrëse dhe teknologjike mbeten të ulëta, me nevoja të paplotësuara për investime në kapitalin njerëzor dhe fizik, boshllëqe në aftësi dhe arsim, si dhe shpenzime të ulëta për kërkim dhe zhvillim.

Prokurimet publike u dyfishuan në 9.4% të GDP në 2020 krahasuar me 2020.

Numri mesatar i ofertave për tender ishte 2.57 në 2020, krahasuar 2.37 në 2019 dhe 3.05 në 2018. Të gjitha instrumentet ligjore dhe financiare të përdorura në fushën e prokurimit publik dhe koncesioneve, përfshirë marrëveshjet ndërqeveritare të lidhura me vendet e treta për zbatimin e projekteve të përbashkëta, duhet të jenë në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit. (pra, për Portin e Durrësit dhe Aeroportin e Vlorës)

Mbetën të larta përdorimi i marrëveshjeve të drejtëpërdrejta 677 në 2020, krahasuar 627 në 2018 dhe rritje e vlerës në 216 milion euro në 2020, nga 86 milion në 2018.

Mjedisi: Rekomandimet nga EIA nuk zbatohen në mënyrë të rregullt. Këshillat e EIA për Aeroportin e Vlorës u kritikuan nga Shqoëria Civile pasi Agjencia e Mjedisit aprovoi ndërtimin e një aeroporti pasi ndërtimi kishte nisur pa u marrë miratimin më parë nga kjo agjenci. Publiku, pra qytetarët nuk merren fare në pyetje në lidhje me projektet e ndryshme. Ndërkohë që duhet të forcohet legjislacioni në lidhje me rkimet mjedisore. Ndërtimi i aeroportit të ri të Vlorës në zonën e mbrojtur të Vjosë-Narta ka nisur në Dhjetor 2021 dhe është në kundërshti me legjislacionin Shqiptar dhe gjithashtu edhe me konventant ndërkombëtare që janë ratifikuar në Shqipëri. Pra kemi një dënim nga ana e BE të mënyrës se si është dhënë aeroporti i Vlorës dhe ku po ndërtohet, në një zonë të mbrojtur në kundërshtim me legjislacionin shqiptar dhe me konventat ndërkombëtare.

Ndërtimi i inceneratorëve në Tiranë ka një rrezik të lartë në terma të përputhjes me acquis  të BE, duke përfshirë dhe hierarkinë e manaxhimit të mbetjeve dhe riciklimit. Për më shumë manaxhimi i politikave të mbetjeve të venit nuk ka synim të arrijë objektivat e BE 2030. Shqipëria duhet të promovojë ekonominë qarkulluese dhe duhet të incentivojë parandalimin, reduktimin dhe riciklimin e mbetjeve.

Nuk ka kompromis për Amnistinë Fiskale dhe se vazhdimi në këtë udhë do të thotë largimi nga procesi i integrimit europian, pra më pak demokraci, më pak fonde nga BE dhe më pak zhvillim real për vendin. Njëkohësisht më shumë para të pista, sundim të gangokracisë dhe moralit të krimit. Zhbërje e barazisë dhe njëkohësisht edhe ndershmërisë së atyre që kanë paguar taksat për vite me radhë.

Po ashtu edhe pasaportat e arta, janë një metodë e pakontrolluar, sidomos në një qeveri që vidhen të dhënat lehtësisht, për ti dhënë pasaportë shqiptare individëve me të shkuar kriminale e jo vetëm.

Një mundësi për të treguar në vullnetin nëse Europën e kemi  ambicie që e kemi të njëmendtë dhe jo retorikë boshe.

Thirrje që axhenda e Integrimit të rikthehet si prioritet absolut në nivel kombëtar.

Qeveria me fat që ka qytetarët dhe opozitën më pro-Europiane në rajon. Mosdëshirën e tij për punë të mira mos ta fshehë pas kërcënimeve boshe se jemi lodhur me Europën.

Problemi kryesor: media – pa progres, ligji për Amnistinë Fiskale, pasaportat e Arta, Politika e Vizave, Azilkërkuesit, prob qeverisja me adm te corganizuar, inoformalitet i larte i ekon, pastrimi i parave, korrupsioni prob serioz.

Etiketa: amnistia fiskaleJorida TabakuPasaportat e artaRaporti i KE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Zgjedhjet e 11 Majit, mundësi e humbur për Shqipërinë

15:12 : 05/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Tabaku në Komision: Zgjedhjet, mundësi e humbur për Shqipërinë dhe test i dështuar për demokracinë

14:30 : 02/06/2025
AKTUALITET

PD humbi zgjedhjet, Tabaku: Duhet një frymë e re! Ja çfarë na dëmtoi

20:57 : 31/05/2025
AKTUALITET

A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida Tabaku

22:25 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Ia bleu votat kryeministri”, Berisha-Kalasë: Pa fakte nuk ke të drejtë të akuzosh Tabakun

14:19 : 26/05/2025
AKTUALITET

“Tabaku bëri fushatën më intensive”/ Berisha: Alimehmeti nëse do mund të kandidojë për kryebashkiak

22:29 : 20/05/2025
Para

Biznesmeni kosovar flet për “kriteret” e eskortave shqiptare në Dubai: Ja sa paguhen

TË GJITHA

Abuzonte seksualisht me pacientët, dënohet me 21 vite burg mjeku në Norvegji

22:03 : 06/06/2025

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

21:48 : 06/06/2025

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari Elton Arbana xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com