• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Oligarkia, VKM-ja dhe sekuestrimi i kotecit të pulave dhe 16 WC-ve

14:54 : 11/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Një letër me tre vula mbërriti në shtëpinë e 82-vjeçares! Një vulë e qeverisë, një e KKT-së dhe tjetra nga Njësia Vendore e Nartës, në Bashkinë Selenicë. Letrën e hapi dhe e lexoi me vështirësi  Lefkothea: “Në kuadër të operacionit ‘Ligji i barabartë për të gjithë’, me akt konstatimi nr 111, datë 15-08/2022, rezulton se Ju shtetasja Lefkothea Karasa 82 vjeçe, lindur dhe banuese në Nartë, keni ndërtuar objekt pa leje (kotec pulash). Sipas VKM-së 589, dt 07/09/2022 detyroheni që: a) -Ta dhuroni; b)-Ta parablini me çmimin real të tregut; c)- T’ju sekuestrohet.

Nëna u mendua gjatë, shih burrat dhe shih nga rruga me fytyrën e zverdhur dhe duar të dridhura. “Pa merak nëno, nuk ka ardhur policia, ne jemi përfaqësues të tre institucioneve, -unë jam nga qeveria, ai nga KKT dhe ky tjetri nga pushteti vendor”-saktësoi burri, një kallof i gjatë.

Lefkothea çoi edhe një herë në mendje gjithë atë gjëmë që kaloi, nga tërheqja zvarrë nga forcat e policisë, marrja në pyetje në komisariat dhe procedimi penal për “ndërtim të paligjshëm”. Në fund vendosi që ta dhurojë me kënaqësi.

“Për këtë duhet një akt notarial”-tha sërish i njëjti burrë me kollare lule-lule në qafë, duke vijuar në sqarim të butë: -“Padyshim, i gjithë procesi duhet të kryhet në transmetim direkt para kamerave, për marrjen në dorëzim të objektit (kotec pulash)”-tha ai. “Deri më tani na e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë gjest vetë kryeministri”-shtoi plot emocion përfaqësuesi lokal. Më hijerëndë dukej ai i KKT-së (Këshillit Kombëtar të Terrirotorit), por edhe ai e tha fjalën e tij.

Lexo edhe:

Berisha: Mazhoranca dhunoi Kushtetutën, momenti më i errët i parlamentarizmit shqiptar

PD kërkon anulimin e seancës ku u votua qeveria e re: U shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Parlamentit

“U bë çfarë u bë nuk kthehet pas më, t’i do të përballesh me ligjin, por edhe përfaqësuesit e INUV-it dhe INUK-ut pas do të të vijnë”-kërcënoi me lezet trupshkutri i KKT-së, i cili për ves profesional, në fund të çdo fjalie bënte “grrau, grrau”, duke imituar fadromën matrapik.

“Po sikur ta parablej, sepse kanë dhjerë katër pula dhe një gjel që se kontrolloj dot”-tha e moshuara. “Domethënë edhe pse ndërtim pa leje e ke përdorur për qëllime biznesi”-tha ai me kollare lule-lule, duke bërë një pyetje zhbiriluese. E moshuara po vetë nduku gjuhën dhe përfundimisht e vendosi: “Jo, jo, ua kam dhuruar, aman vetëm me polici mos me merrni”! -“U kuptuam?”-tha përfundimisht gjatoshi me kollare me lule, ngjyrat e së cilës ngjanin me jashtëqitjen e pulave. Ai i kujtoi të moshuarës se shpenzimet noteriale do i paguante vetë “ndërtuesja”, por privilegji i madh i saj është se emri i Lefkotheas do të renditej në mes të të gjithë oligarkëve të kullave dhe pallateve pa leje që kanë vendosyur që t’i dhurojnë objektet pa leje.  Koteci i pulave në Nartë dhe katet shtesë të kullave janë njësoj, sepse “ligji është i barabartë për të gjithë”.

I kthyen shpinën pa i thënë as mirupafshim 82-vjeçares, bënë edhe foto nga të katër anët të kotecit 6.3 metra katrorë dhe u larguan, por pa ecur as 20 metra rrugë, tre përfaqësuesit e lartë të qeverisë u zverdhën nga gjëma që panë me sy. Numëruan 16 hale pa leje në Nartë.

Njëra ishte më e lartë dhe e gjerë, ndërsa 15 të tjera thuajse njësoj. Llogaritë dolën, madje teproi një. Ai i pushtetit vendor nisi të bëlbëzoje. “Një kryeministri, 14 miniatrat, del një tepër”. “Ia gjejmë zgjidhjen edhe asaj. Kemi nënkryeministren që mban edhe post ministror, qejfmbetje nuk do të ketë”-tha si në formë vendimi të prerë gjatoshi me kollare plot lule.

“Mos del keq”-këmbënguli prap ai i pushtetit vendor. “Jo, jo, do sekuestrohen, VKM-ja është e qartë, ligji është i barabartë për të gjithë, të 16 objektet do të sekuestrohen për interes të qeverisë, kur të kalojnë këtej rrugës mos ndalen në lokale, por të kryejnë nevojat lirshëm në banjot në pronësi qeveritare”-theksoi gjatoshi. U tha u bë, por ai i KKT-së këtë herë nuk shqiptoi asgjë, por lëshoi një gërr, gërr, gërrrr! Misioni u krye!/ BN

Etiketa: Bashkia SeleniceINUKINUVKKTkotec pulashLefkothea KarasaNjësia Vendore e NartësqeveriaWC

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Mazhoranca dhunoi Kushtetutën, momenti më i errët i parlamentarizmit shqiptar

21:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

PD kërkon anulimin e seancës ku u votua qeveria e re: U shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Parlamentit

20:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Qeveri e vjetër me program të vjetër/ Ja çfarë ripremton Rama

13:14 : 17/09/2025
AKTUALITET

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

20:54 : 16/09/2025
AKTUALITET

Godet fort Tërmet Peçi / Nuk ja miraton qeverinë Ramës

20:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

17:19 : 15/09/2025
Para
Rafael Leao of AC Milan celebrates after scoring the goal of 1-0 during the Uefa Champions League group B football match between AC Milan and Atletico Madrid at San Siro stadium in Milano Italy, September 28th, 2021. Photo Andrea Staccioli / Insidefoto andreaxstaccioli

PSG gati të thyej tjetër rekord, 150 milionë euro për Leao

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com