• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse nuk ka parti ekstremiste në Shqipëri

17:07 : 05/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Përgjatë tranzicionit të vështirë demokratik në Shqipëri, një nga elementët më surprizues është mungesa e partive radikale dhe ekstremiste. Edhe kur ndonjë parti nacionaliste e ekstremit të djathtë apo populiste e majtë janë krijuar, ose grupazhe radikalësh, këto nuk kanë pasur sukses elektoral dhe zakonisht janë shuar pas një cikli zgjedhor. Natyrisht Shqipëria ka vuajtur nga një inflacion i vërtetë partish politike, përfshirë një shumicë të të ashtuquajturave parti fantazmë (ang. ghost parties). Numri i partive të regjistruara në KQZ është mbi 130 parti politike ndërkohë që rreth gjysma e tyre merr pjesë rregullisht në zgjedhjet parlamentare apo lokale.

Ka mes tyresh parti fantazëm, parti kartel, parti kadre, parti masovike. Ka mes tyre parti që kanë një linjë ideologjike, ka parti që janë thjesht radikale, ndërkohë që pjesa me e madhe syresh janë parti populiste. Por nëse marrim suksesin elektoral si kutin matës të efektivitetit të një partie, shumë prej tyre nuk e kanë pasur simpatinë dhe mbështetjen e publikut të gjerë. Të paktën jo në atë masë sa të kenë së paku përfaqësim parlamentar ose të kenë fituar të paktën një bashki.

Është një fakt interesant që Shqipëria ndryshe nga ish-republikat jugosllave, nuk ka pasur në këto 30 vjet paskomunizëm asnjë parti nacionaliste që të artikulojë hapur një agjendë irredentiste apo të avokojë hapur krijimin e një Shqipërie të Madhe. Edhe ndonjë formacion jetë-shkurtër politik si Aleanca Kuqezi e drejtuar nga Kreshnik Spahiu, e cila ishte në favor të një bashkimi eventual të Shqipërisë me Kosovën, nuk pati rezonancë popullore dhe prodhoi të ishte elektoralisht e pasuksesshme.

Arsyeja pse partitë nacionaliste të ekstremit të djathtë nuk kanë pasur sukses elektoral mund të shpjegohen me faktin që Shqipëria ka qenë sistem totalitar dhe autarkik. Rreth një e treta e shqiptarëve zgjodhën të emigronin fill pas përmbysjes së komunizmit. Një valë tjetër migratore është duke ndodhur tani. Kjo ishte krejt ndryshe nga eksperienca e vendeve të ish-Jugosllavisë të cilët kishin mobilitet lëvizje dhe pune drejt Evropës Perëndimore përgjatë regjimit të Titos, i cili zgjodhi të lundronte me kujdes me Lindjes dhe Perëndimit. Ndërkohë që pas shpërbërjes së Jugosllavisë, konflikti ndër-etnik dhe agjendat nacionaliste morën përparësi ashtu sikundër dhe gjetkë në ish-Evropën Lindore si për shembull në vendet Balltike, në Shqipëri fryma anonte nga e kundërta. Shqiptarët po përpiqeshin të iknin sa sytë këmbët nga vendi i tyre në vend që të mikloheshin nga politikanë më agjenda nacionaliste. Shqiptarët kishin ende në kujtesën e tyre një shtet represiv nga i cili donin të largoheshin në vend që ta fuqizonin me agjendë ekspansioniste.

Lexo edhe:

E ardhmja e papërcaktuar

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

Gjithashtu e majta shqiptare ka qenë një e majtë autarkike, veçanërisht pas prishjeve konsekutive me Jugosllavinë e Titos, me Bashkimin Sovjetik të Hrushovit dhe më pas me Republikën Popullore të Kinës. Kjo ishte krejtësisht ndryshe nga tradita internacionaliste e së majtës. Natyrisht kjo ndikoi dhe në trajektoren e së majtës paskomuniste në Shqipëri, duke qenë se Partia Socialiste ishte pasardhësja e Partisë së Punës, duke ndryshuar thjesht emrin në kongresin e partisë në 1991. Kjo traditë e së majtës historike bashkë me lindjen e një të majte të re të grupuar në formacione social-demokratike, ndonëse alienoi një pjesë të mirë të trupës votuese të cilët e panë si lëvizje hipokritë dhe mos-shkëputje nga e kaluara, garantoi nga ana tjetër struktura të mirë-konsoliduara që prodhojnë rezultat të qëndrueshëm elektoral.

Në përfundim mund të themi që terreni politik nuk ka qenë pjellor për të prodhuar parti ekstremiste apo radikale në Shqipëri përgjatë tranzicionit demokratik. Partitë kryesore politike që kanë dominuar skenën politike dhe kanë qenë dhe janë parti parlamentare janë parti të qendrës së majtë dhe parti të qendrës së djathtë. Kjo ka ndodhur për shkaqe historike dhe një tradite të kulturës politike dhe e bën Shqipërinë disi unike në mozaikun e vendeve të ish-Evropës Lindore.

* Botuar fillimisht në “Okruzenje website”:

Linku: https://okruzenje.com/en/vicinities-chronicles/ilir-kalemaj-tirana-why-there-are-no-extremist-parties-in-albania/?fbclid=IwAR2DL8wZt2ux7h8h9SORS09c7EacGxXw70rw0CmnjyEt5zAcs2NRJSs0Tcg

Etiketa: ilir kalemajparti ekstremisteparti politike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E ardhmja e papërcaktuar

11:27 : 11/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhor/ Kalemaj: Të përfshihet falja e 200 mln eurove gjoba që bëri Rama dy ditë para 11 majit

14:17 : 31/07/2025
AKTUALITET

Konflikti si gjendje e përhershme

08:42 : 28/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zhegu veror dhe tajfuni politik

10:39 : 21/07/2025
Para

“Kemi biseduar me liderët amerikanë”, Polonia i kërkon SHBA-së bomba bërthamore

TË GJITHA

Takimi Putin-Trump në Alaska, Kremlini konfirmon konferencë të përbashkët për shtyp

12:48 : 14/08/2025

Berat/ 68-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë bashkëshorten

12:29 : 14/08/2025

I akuzuar për krime lufte, del para gjykate Ramadan Morina

12:10 : 14/08/2025

VIDEO/ Denoncimi: Privatizohet plazhi publik në Sarandë, dy persona i marrin para pushuesve

12:02 : 14/08/2025

Skandali/ Vëllai i Gjiknurit fitoi tenderin 220 mijë euro, platforma e regjistrimit në çerdhe nuk punon

11:48 : 14/08/2025

WhatsApp: Rusia po përpiqet të na bllokojë

11:47 : 14/08/2025

Situatë alarmante në Fushë Arrëz, flakët përhapen me shpejtësi

11:33 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com