Ashtu siç kishin paralajmëruar në mungesë të arritjes së dakordësisë me Ministrinë e Arsimit sa i përket kërkesave të tyre për rritje pagash dhe shtim të financimit për kërkime shkencore, pedagogët kanë dalë sot në protestë duke u grumbulluar para Korpusit Universitar.
Ftesës së Sindikatës së Pedagogëve i janë përgjigjur pozitivisht edhe pedagogët e universiteteve në rretheve, të cilët i janë bashkuar protestës.
Duke mos uruar që zëri i tyre të bjerë në veshë të shurdhët, pedagogët kanë paralajmëruar se mungesë e reagimit nga Ministria e Arsimit do t’i shtyjë ata deri në bojkot të procesit mësimor dhe vitit akademik 2022-2023, në një precedent të ngjashëm me Kosovën.
Ndërkohë, pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Aleksandër Petre zbuloi se gjatë diskutimeve me ministren e Arsimit, Evis Kushi i ka thënë fillimisht ‘Po’ kërkesave të tyre, por më pas çuditërisht është tërhequr duke u thënë se “nuk ka lekë”.
“Shkencat luajnë me numrat. Numrat i bëjmë shifra dhe shifrat flasin. Ministrja shkoi sot në Universitetin Bujqësor. Ajo tha se kërkesa tuaja janë minimaliste. Na tha: “unë jam si ju, se jam pedagoge, jam si ju dhe punoj për ju dhe do të realizojmë atë që keni thënë”. Por në fund tha: “nuk ka lekë!”. Ne i thamë faleminderit. I thamë se radhën tjetër do takohemi përballë, me kamerat dhe në prani të Ramës. S’dua të besoj as gojët e liga. Ngrita kokën se mos shikoja ndonjë nga satelitët. 50% rritje rrogë keni kërkuar. Zoti kryeministër ndoshta nuk di të lozë me numrat si në të shkencave, por mund ta bëjë 49- 1 është i mirëpritur. Ne 20 ditët pritëm, por i themi kryeministrit se në datë 17 ne nuk do të hymë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor. Ndoshta e vutë re kur vinit se podiumin e ulëm këtu poshtë, sepse këtu jemi të gjithë njësoj”, tha Petre.
Kërkesat e pedagogëve:
1. Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ. SPUSH evidenton qërritja e inflacionit, çmimeve tëushqimeve dhe produkteve tëtjera bazëtë jetesës, nuk i përgjigjet pagesave tëpedagogëve, tëcilat janëmëtëultat nërajon. Propozohet të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023.
2. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023. Aktualisht është, në përqindje GDP-je, mbi 10 herë më i ulët se disa vende të Rajonit.
3. Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademik që punojnë në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe preparate të tjerë”.
4. Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1% dhe nga 15 vjet që është aktualisht në 25 vjet.
5. Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë (PAK), në mënyrë që kjo që t’i afrohet vlerës së pagesës nga universitetet private.
6. Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka një zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit, e cila më parë kishte koeficentin 2 për leksionin në master dhe 1.5 për atë në bachelor, ndërsa tani e ka koeficentin 1, duke u bërë njëlloj me orët e tjera në auditor (seminare, laboratore, praktika, etj.)
7. Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare si më poshtë: Pagesa e orëve suplementare të realizuara gjatë një viti akademik jepet njëherësh në fund të vitit dhe duke e bashkuar me pagën mujore, kur lëvrohet kjo shumë, kalon kufirin përkatës të tatimit 23%. Pagesa e orëve suplementare është shumatore e pagesave mujore që duhet të merreshin të shpërndara gjatë vitit akademik dhe për rrjedhojë tatimi duhet të llogaritej proporcionalisht për çdo muaj të vitit, pra maksimumi me 13%.
Me këtë procedurë që është zbatuar gjatë këtyre viteve janë cënuar padrejtësisht interesat financiare të stafit akademik. Kërkojmë të rishikohet mënyra e përllogaritjes së tatimit mbi këto të ardhura.
8. Amendimin e pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr. 112, datë 23.2.2018, i cili bën fjalë për kriteret për marrjen e titullit “Profesor” si në vijim: “… 3.c) të ketë udhëhequr, të paktën, 2 (dy) doktorata, të përfunduara. Në rast se kandidati ka ushtruar veprimtarinë e tij akademike shkencore pranë një njësie kryesore me më pak se 40 (dyzet) veta personel akademik me kohë të plotë, në momentin e aplikimit të ketë udhëhequr, të paktën, 1 (një) doktoratë të përfunduar”.
Ndarja, disa me 2 (dy), disa me 1 (një) doktoraturë të mbaruar, bie ndesh me parimin kushtetues të barazisë juridike, pasi bëhet fjalë për të njejtin titull akademik. Propozojmë që zbatimi i kësaj pike të pezullohet deri më 2026, meqë doktoraturat e reja u rihapen më 2022, ndërsa për periudhën 2013 -2022 kanë qenë të mbyllura, duke e bërë të pamundur realizimin e këtij kushti.
9. Për të bërë transparencëmbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike si dhe përdorimin e tyre, kërkojmënga MAS-i qëtëushtrojëkompetencat e saj ligjore, duke bërë menjëherë publike online, në platformën U-Transparenca dhe në website-t e çdo universiteti publik, të dhënat e hollësishme financiare, 3-mujore dhe vjetore, mbi përdorimin e këtyre fondeve nga IAL-të, për tre vitet e fundit, për të gjithë zërat e shpenzimeve (atyre korente, investimeve, pagave dhe shpërblimeve si për stafet akademike, ashtu dhe për autoritetet apo organet/bordet drejtuese, administratën mbështetëse të IAL-ve, fonde për bursa për studentë, si dhe shpenzime për kërkim shkencor dhe botime).