• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erion Bani e shpalli të pafajshme, SPAK ankimon vendimin për Etleda Çiftjan

19:58 : 05/10/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Posaçme SPAK ka ankimuar vendimin e pafajësisë së dhënë nga gjykata e shkallës së parë për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.

Lajmi njoftohet nga Zyra e Shtypit e Prokurorisë Speciale, në një komunikim telefonik me redaksinë e “Boldnews.al”.

Etleda Çiftja u mor e pandehur për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “falsfikimi dokumentash”.

Lexo edhe:

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

Gjyqtari i Posaçëm, Erion Bani, rrëzoi argumentat e prokurorisë dhe e shpalli të pafajshme Çiftja në 16 shtator 2022, në vijim të një procesi gjyqësor të mbushur me dyshime, anësi dhe konflikt interesi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka kërkuar 1 vit burg për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftja, të konvertuar në shërbim prove.

Sipas SPAK, nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish-Banka Emporiki – Shqipëri sh.a.

Gjithashtu e pandehura Etleda Çiftja, ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë.

Për SPAK-un, kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje blerjen e parcelës tokë arë.

Pavarësisht gjetjeve të Prokurorisë së Posaçme, anëtarja e Komisionit të Vetingut, Etleda Çiftja, u shpall e pafajshme nga gjyqtari Erion Bani.

Ky vendim ishte lehtësisht i parashikueshëm, nisur nga një seri rrethanash që e paraprinë atë.

Gjyqtari Bani, i shortuar për të shqyrtuar kërkesat paraprake të të pandehurës Çiftja, kishte kërkuar dorëheqjen nga rasti, nën dyshimet për konflikt interesi.

Gjyqtari, më herët, është konfirmuar në detyrë nga një trupë e procesit të Vetingut, ku relatore ishte pikërisht Etleda Çiftja.

Drejtuesja në detyrë e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, e rrëzoi kërkesën për dorëheqje dhe Bani vijoi shqyrtimin e dosjes penale ndaj komisioneres Çiftja, duke e shpallur në përfundim të pafajshme.

Etiketa: Drejtuesja në detyrë e Gjykatës së PosaçmeErion BaniEtleda ÇiftjagjyqtarILDKPKIIrena Gjokaprokurorispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025
AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
Para

“Thirrëm njerëz që nuk duhej”, Putin pranon gabimet në mobilizim

TË GJITHA

GJKKO zbut masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtori i Bashkisë Tiranë dërgohet në arrest shtëpie

15:45 : 10/10/2025

BE, nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

15:35 : 10/10/2025

Von der Leyen nis turin në Ballkan javën e ardhshme/ Vizita edhe në Shqipëri e Kosovë

15:34 : 10/10/2025

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025

U ekstradua nga Dubai në Shqipëri/ Avokati: Clevio Serbianos i rrezikohet jeta në burg

15:10 : 10/10/2025

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025

Nisin punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

14:58 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com