• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BSH rrit në 2.25% normën e interesit, inflacioni më i lartë sesa pritej

16:39 : 05/10/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Këshilli Mbiëkqyrës i Bankës së Shqipërisë rriti sot normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje, duke e çuar në 2.25%. Kjo është rritja e katërt e e aplikuar gjatë këtij viti dhe tashmë norma bazë e interesit ka arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2014.

Këshilli Mbikëqyrës vendosi gjithashtu të rrisë më tej me gjysmë pikë normën e interesit të depozitës njëditore nga 0.75% në nivelin 1.25% si dhe normën e interesit të kredisë njëditore nga 2.75% në 3.25%.

Në argumentimin e vendimit, Guvernatori, Gent Sejko, tha se sërish presionet e jashtme inflacioniste po rezultojnë më të forta dhe më të qëndrueshme nga sa parashikohej.

“Informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se goditjet e ofertës dhe rritja e pasigurisë në tregjet botërore, po transmetohen në rritje të inflacionit dhe ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike në vend. Në veçanti, presionet e huaja inflacioniste vlerësohen të jenë më të forta e më të qëndrueshme se vlerësimet tona të mëparshme. Po ashtu, kërkesa në rritje për mallra e shërbime në vend, tregu dinamik i punës dhe pritjet për norma të larta inflacioni, po lehtësojnë përhapjen e tyre në ekonominë shqiptare. Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se rritja e shpejtë e çmimeve mbetet rreziku kryesor për stabilitetin monetar e financiar të vendit dhe për rritjen e qëndrueshme e afatgjatë të tij. Në këto rrethana, Këshilli vendosi të vijojë normalizimin e qëndrimit të politikës monetare. Ky normalizim synon të krijojë kushtet e nevojshme për kthimin gradual të inflacionit në objektiv, brenda një horizonti kohor të arsyeshëm dhe me kosto sa më të ulëta për aktivitetin e brendshëm ekonomik,” tha Sejko.

Në veçanti, ecuria e tregut të puëns sinjalizon përmirësim të kërkesës së brendshme, ndërsa rritja e pagave, e nxitur edhe nga mungesa e punonjësve sidomos në disa sektorë të veçantë të ekonomisë, rrezikon ta bëjë inflacionin më të qëndrueshëm dhe të gjenerojë një spirale inflacioniste, shtoi ai.

Lexo edhe:

A është gati sektori bankar shqiptar për të përballuar kërcënimet e së ardhmes?

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

“Trendi rritës i kërkesës për mallra e shërbime ka sjellë një shfrytëzim gjithnjë e më të plotë të kapaciteteve prodhuese në vend. Kjo tendencë është veçanërisht prezente në tregun e punës, ku shkalla e papunësisë zbriti në minimumin historik prej 11.1% në tremujorin e dytë. Rritja e kërkesës për punë dhe mungesa e fuqisë punëtore po ushtrojnë presione rritëse mbi pagat në sektorin privat. Kjo ecuri siguron mbështetje për të ardhurat e familjeve shqiptare në periudhën në vazhdim, por është edhe premisë për një qëndrueshmëri më të gjatë në kohë të presioneve inflacioniste,” tha Guvernatori.

Sipas tij, inflacioni pritet të mbetet i lartë në dy tremujorët në vazhdim dhe të nisë rënien në periudhën pasuese. Ky parashikim faktorizon pritjet për zbutjen progresive të presioneve inflacioniste në ambientin e huaj. Gjithashtu, ai kërkon normalizimin e qëndrimit të politikës monetare, për të siguruar kontrollin e efekteve të raundit të dytë në ekonominë vendase.

Nga ana tjetër, përditësimi i parashikimeve sugjeron se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, ndonëse ritmi i rritjes do të jetë disi më i ulët. Përkeqësimi i perspektivës ekonomike në Evropë, ndikimi negativ që çmimet e larta kanë në fuqinë blerëse të familjeve, si dhe reduktimi i stimulit fiskal, pritet të ngadalësojnë konsumin familjar dhe investimet e bizneseve në vijim. Por, sipas Bankës së Shqipërisë, niveli i lartë i depozitave, rritja e punësimit dhe e pagave, rritja e kredisë bankare dhe paketat e rezistencës sociale pritet të sigurojnë mbështetje për bilancet e sektorit privat.

Ai paralajmëroi se procesi i normalizimit të politikës monetare do të vijojë edhe gjatë tremujorëve në vazhdim.

“Në gjykimin e Këshillit, normalizimi gradual i qëndrimit të politikës monetare, nga pozicioni tejet stimulues i saj në trajtat aktuale në një pozicion më neutral, është një masë e domosdoshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit të çmimeve. Në këtë këndvështrim, ky normalizim i shërben stabilitetit të përgjithshëm ekonomik dhe financiar të vendit, rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë dhe përmirësimit të mirëqenies sociale. Në konsistencë me komunikimet e kaluara dhe me parashikimet tona afatmesme, Këshilli Mbikëqyrës thekson se cikli normalizues i politikës monetare do të vijojë edhe në tremujorët në vazhdim. Në çdo rast, shpejtësia e normalizimit do të jetë në përputhje me të dhënat e reja dhe e mjaftueshme për të respektuar objektivin tonë afatmesëm të inflacionit,” tha Sejko.

Edhe pas mbledhjes së sotme, Banka e Shqipërisë rikonfirmoi projeksionin se inflacioni pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.

Etiketa: Banka e Shqiperisenorma e interesit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A është gati sektori bankar shqiptar për të përballuar kërcënimet e së ardhmes?

15:16 : 16/05/2025
BOTA

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

19:14 : 15/05/2025
AKTUALITET

BSH: Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë

08:11 : 08/04/2025
AKTUALITET

Paralajmërimi: Kriza për punonjës mund të thellohet edhe më shumë këtë vit në Shqipëri

16:43 : 15/02/2025
AKTUALITET

KLSH gjen dobësi në menaxhimin e likuidimeve të qeverisë

15:27 : 04/02/2025
AKTUALITET

Inflacioni bazë u rrit në dhjetor, arriti nivelin më të lartë në 7 muajt e fundit

12:10 : 20/01/2025
Para

Gruaja vdes në avion, shokohen pasagjerët

TË GJITHA

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com