• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Porositësit”/ Si dështoi vrasja me tritol, zbulohet porositësi i atentatit të tretë

15:22 : 04/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Indrit dhe Gentian Beqiraj

Indrit dhe Gentian Beqiraj

Aksioni policor i koduar “Porositësit” goditi një grup që vepronte me pagesë i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Sipas hetimeve, figura qendrore ishin vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët, nga hetimet e deritanishme, dalin të implikuar në dy vrasje dhe një tentativë vrasje.

Vrasja e 4 Janarit të këtij viti në “Bon Bosko” në kryeqytet si dhe ekzekutimi në Maj i Arben Mërkurit janë urdhëruar nga Kasandër Noga, i arrestuar në Belgjikë.

Sipas hetimeve, dy vëllezërit janë kontaktuar edhe për një tjetër atentat, ku planifikohej të përdorej lëndë eksplozive, por që ka dështuar.

“Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F.B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S.Z. dhe I.H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngjarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022”, tha në një konferencë për mediat këtë të Martë drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hita.

Lexo edhe:

Tritoli tek lokali i Bledar Birçajt/ Selamaj “kyç” gojën për porositësit, nuk flet as para Ilir Prodës

Arrestohet i shumëkërkuari Agron Bejdolli, krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”

Mësohet se personi me iniciale F.B. që kryepolici i Durrësit i referohet si porositës është Flamur Bejko.

Ky i fundit është një nga 15 personat e arrestuar si pjesë e grupit.

52-vjeçari banues në Durrës është punonjës i Policisë së Burgjeve në qytetin bregdetar. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Nuk dihet ende nëse Flamur Bejko ka marrë urdhër nga dikush tjetër për këtë atentat.

Sipas hetimeve, Flamur Bejko bashkë me personat e tjerë të arrestuar janë të përfshirë në aktivitetin kriminal të dy vëllezërve.

“Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, nga viti 2021 dhe në vazhdim”, tha kreu i Policisë së Durrësit, ndërsa një rol kryesor duket se e kishin dy vëllezërit.

Policia njoftoi se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë eksploziv, fitil zjarrpërcjellës, detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa.

Etiketa: Gentian BeqirajIndrit Beqirajporositësit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tritoli tek lokali i Bledar Birçajt/ Selamaj “kyç” gojën për porositësit, nuk flet as para Ilir Prodës

12:04 : 14/12/2024
AKTUALITET

Arrestohet i shumëkërkuari Agron Bejdolli, krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”

08:49 : 16/04/2024
Indrit dhe Gentian Beqiraj
AKTUALITET

Do vrisnin armikun e Kasandër Nogës, mbyllen hetimet për dy vëllezërit

18:31 : 21/10/2023
AKTUALITET

“Killerat” me pagesë/ Tafani zbuloi vetëm autorët e vrasjeve të bujshme, porositësit mbeten mister

20:17 : 29/09/2023
AKTUALITET

Vrasja e babë e bir në Elbasan, SPAK kërkon burg përjetë për Ardian Çapjan

15:52 : 17/02/2023
AKTUALITET

Operacioni “Porositësi”, hetohen në liri 5 nga 14 të arrestuarit, lihen në qeli vëllezërit Beqiraj

15:28 : 21/11/2022
Para

Takimi Berisha-Meta/ PD zbardh detajet: Ramë dakord për këto 2 çështje

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com