• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja me Ramën, Konfindustria: ERE të sqarojë 5-fishimin e çmimit të energjisë

09:48 : 03/10/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT
Edi Rama & Gjergj Buxhuku

Edi Rama & Gjergj Buxhuku

Përplasja që u regjistrua midis administratorit të Konfindustria, Gjergj Buxhuku dhe kryeministri Edi Rama në takimin e 9 shatorit, që qeveria thirri për të diskutuar me Dhomat e Tregtisë mbi përmirësimin e klimës së biznesit në raport me rekomandimet e tyre, duket të mbetet ende i nxehtë.

Buxhuku në takim iu drejtua kreut të qeverisë me tone të ashpra, teksa komentonte situatën e rënduar që është krijuar me biznesin pas vendimeve të Bordit të Transparencës për çmimet e karburantit dhe propozimeve për vendosjen e fashës 800 kWh për energjinë elektrike.

“Janë të gjitha mundësitë që duke eliminuar kontrabandën masive, por edhe duke përpunuar naftën bruto që prodhohet në vendin tonë, të realizohet ulja e çmimeve dhe barrës fiskale. Ne jemi të pavarur nga tregjet ndërkombëtare të energjisë. S’kemi lidhje me gazin rus drejtpërdrejtë. Ne jo vetëm do ta kishim menaxhuar krizën por do ishim bërë dhe faktor strategjik me kapacitetet tona. Menaxhimi i sistemit ka problematika. Ju e keni të qartë pse”, ishin konstatimet që Buxhuku ia përplasi në fytyrë kryeministrit Rama.

Asokohe, shefi i qeverisë iu përgjigj Konfindustrias duke thënë se falë këtij sistemi ekonomia shqiptare është duke i mbijetuar goditjes nga kriza globale, ndërsa shtoi se teoritë që Shqipëria mund të furnizohet gjatë gjithë vitit me energjinë që vetë strukturat hidrike të vendit prodhojnë gjatë 365 ditëve dhe se mund të shesë gjithashtu energji në tregun ndërkombëtar, janë folklorike.

“Shqipëria nuk prodhon, edhe në vitin 2011 që ka qenë viti me reshjet më të larta, Shqipëria nuk e ka pasur mundësinë të prodhojë të gjithë energjinë që konsumon. Ky është fakt i bazuar në shifra dhe ndaj Shqipëria duhet të dalë në treg dhe t’i nënshtrohet logjikës së çmimeve të rritura në mënyrë katastrofike në tregun ndërkombëtar”, iu drejtua Rama – Buxhukut, duke mbrojtur propozimin e tij për rritjen e çmimit të energjisë në bazë të fashës.

Lexo edhe:

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

E teksa ujërat rrodhën dhe kaloi rreth një muaj nga kjo përplasje, qeveria e çoi përpara propozimin e saj për të aplikuar fashën 800 kWh për abonentët familjarë nga 1 tetori, duke mos iu dridhur qerpiu nga fakti se mbi 70 mijë familje do të goditeshin rëndë nga plani.

Bordi i ERE-s u mblodh dhe votoi pro tarifave të reja, ndërsa Rama çuditërisht u tërhoq vetëm 12 orë para zbatimit të tyre, duke zgjatur afatin për aplikimin e tarifës 9 lek për kWh, që ishte funksionale deri para propozimit të tij.

Duke parë të gjitha këto zhvillime, Konfindustria ka dalë sot me një kërkesë zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku bën thirrje për ngritjen e një komisionin hetimi për vlerësimin e menaxhimit të sistemit energjetik 2021-2022.

Administratori i saj në këtë kërkesë, bën thirrje që edhe përfaqësuesit e Entit Rregullator të Energjisë të paraqiten për një seancë dëgjimore në Parlament, ku të japin shpjegime në lidhje me vendimet kontradiktore të 10 ditëshit të fundit, ku u votua pro fashës dhe 5-fishimit të çmimit.

“Konfindustria vlerëson, se Shqipëria, që prodhon energji elektrike nga burimet ujore, është relativisht e pavarur nga tregjet ndërkombëtare të lidhura me gazin rus dhe konfliktin në Ukrainë. Në kushte të një menaxhimi normal të sistemit energjetik dhe strategjive profesionale Shqipëria jo vetëm nuk duhet të kishte kaluar në krizë energjetike, por duhet të kishte përfituar epërsi të rëndësishme ekonomike dhe tregtare në kushtet e sotme të zhvillime ndërkombëtare energjetike”, konstatohet në kërkesën e paraqitur pranë Kuvendit.

KËRKESA E KONFINDUSTRIA:

Njëkohësisht, si pjesë e procesit të sipërpërmendur ERE/Enti Rregullator i Energjisë të thërritet në seancë dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë për të dhënë shpjegimet për vendimet e fundit për fashën e energjisë, 5- fishimin e rritjes së çmimit dhe vlerësimin e pavarësisë institucionale të tij.

Konfindustria vlerëson, se ngritja e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për menaxhimin e sistemit energjetik, është tepër e vonuar dhe duhet të ishte kryer menjëherë pas shpalljes së krizës energjetike në vitin 2021. Vlerësojmë, se në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike se nevojat për konsum të brendshëm dhe pa shpjegime kaloi në krizë.

Ka të dhëna të shumta të besueshme, që shkaqet e kalimit në krizë energjetike në vitet 2021-22 lidhen me keqmenaxhimin skajor  të sistemit. Shpjegimet lidhur me kalimin në krizë energjetike në kushtet e mësipërme duhet të hetohen dhe të bëhen të njohura për publikun nga komisioni hetimor i Kuvendit të Shqipërisë.

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria, që prodhon energji elektrike nga burimet ujore, është relativisht e pavarur nga tregjet ndërkombëtare të lidhura me gazin rus dhe konfliktin në Ukrainë.

Në kushte të një menaxhimi normal të sistemit energjetik dhe strategjive profesionale Shqipëria jo vetëm nuk duhet të kishte kaluar në krizë energjetike, por duhet të kishte përfituar epërsi të rëndësishme ekonomike dhe tregtare në kushtet e sotme të zhvillime ndërkombëtare energjetike.

Konfindustria vlerëson, se edhe në kushtet e çmimeve të sotme të parritura, bizneset dhe konsumatorët tariforë në Shqipëri kanë çmimet më të larta të energjisë elektrike dhe karburante në rajon. Rritja e mëtejshme e çmimeve të energjisë elektrike do të ishte shkatërruese për bizneset, mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e ekonomisë kombëtare.”

Lajme të lidhura

SPORT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025
Para

A ishin fëmijët e Shkëlzen Berishës në dasmë? Armina zbulon çfarë raporti ka me ta

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com