• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD denoncon skandalin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës: Pse nuk po reagon SPAK?

11:45 : 30/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike denoncoi sërish abuzimet dhe vjedhjet nga kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani.

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi deklaroi sot se Partia Demokratike, dega Vau i Dejës, e ka paraqitur në SPAK këtë abuzim me paratë e taksapaguesve, që më 15 korrik 2021 dhe pse ka kaluar më shumë se një vit nuk ka asnjë lëvizje nga njësia e prokurorëve specialë, e cila mbahet me paratë e taksapaguesve dhe është ngritur për të mbrojtur takspaguesit.

“Sot nga foltorja e Partisë Demokratike do të fillojmë një seri denoncimesh për abuzimet dhe vjedhjet spektakolare të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës.
Medias do t’i nisim menjëherë dokumentet përkatës që faktojnë se në pushtetin sadist të Ramës vjedhja është shndërruar në normalitet dhe në formë talljeje me qytetarët.

Që në fillim duam të theksojmë se Partia Demokratike – dega Vau i Dejës, e ka paraqitur në SPAK këtë abuzim me paratë e taksapaguesve, që më 15 korrik 2021. Ka kaluar më shumë se një vit dhe asnjë lëvizje nga njësia e prokurorëve specialë, e cila mbahet me paratë e taksapaguesve dhe është ngritur për të mbrojtur takspaguesit.

Ne zotërojmë edhe një Akt-Konstatim të Drejtorisë së Anti-korrupsionit në ministrinë e Drejtësisë, e cila ka rënë në gjurmë të abuzimeve bagdadiane të kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Mark Babani”, tha Boçi.

Lexo edhe:

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

Ai theksoi se historia nuk është vetëm abuzive, por edhe qesharake.

“Bashkia ka hapur tender me objekt shtrim rrugësh, sistemim dhe ndriçim në Qendër Bushat, në lagjen “Çelepije” . Pas zhvillimit të tenderit, fitues është shpallur ofertuesi më i lartë, kompania “Ndërtuesi 2000”.

Ndërkohë që kjo është shkelja e parë, pra dhënia e tenderit atij që thotë se i duhen më shumë para se të tjerët për ta bërë punën, abuzimet nuk kanë të sosur”, u shpreh Boçi.

Sipas tij, fituesi i tenderit dhe Bashkia nuk kanë sistemuar dhe shtruar rrugën për të cilën është zhvilluar gara, por një rrugë tjetër në lagjen “Muçejan”.

“Shkelja lidhet me faktin se një objekt i patenderuar nuk mund të likuidohet. Sipas ligjit të Prokurimeve Publike, çdo procedurë duhet t’i nënshtrohet tenderimit për të mundësuar konkurrim të drejtë.

Një shkelje tjetër, që e vëren Anti-korrupsioni, është se Komisioni i Vlerësimit në Bashki ka shpallur firmën fituese në kundërshtim me kërkesat e rastit. Dy ndër to janë mospasja e certifikatës ISO, dhe deklarim të stafit fiktiv/ të paqenë. Gjithashtu, në asnjë rast Bashkia nuk ka kryer verifikimin e mjeteve të deklaruara nga firma ndërtuese.

Shkelja tjetër, sipas Anti-korrupsionit, është ngritja e një grupi pune nga kryetari i Bashkisë për negocim të çmimeve të kontratës fillestare. Vini re: janë të njëjtat çmime të cilat po vetë ai i ka caktuar. Sa për ilustrim: artikullin “shtresë binder” nga 885 lek për m2, që e ka caktuar në fillim, e ka çuar në 1,120 lek për m2”, deklaroi nënkryetari i PD.

Ai tha më tej se është ndryshuar pothuajse i gjithë preventivi i kontratës fillestare dhe, për pasojë edhe objekti i kontratës duhej të ishte ndryshuar.

“Do të thotë duhej hapur një garë e re për tenderin. Siç pohon Anti-korrupsioni, duhej t’u jepej shansi operatorëve të tjerë të konkurronin për një mundësi të re.
Faktin më spektakolar duam ta lëmë për në fund: rrugën që Bashkia e Vaut të Dejës e ka tenderuar në fillim, nuk e rikonstruktonte apo sistemonte dot, sepse ajo ishte shtruar dhe sistemuar në vitin 2013. Ky është një rekord për librat Guinness, sepse kemi të bëjmë me një administratë vendore që nuk di as cilat rrugë janë të shtruara në territorin e saj.

Por, nuk besojmë se ka qenë padijeni. Thjesht arrogancë: meqë i kemi të gjitha pushtetet në dorë, mund të vjedhim lirisht dhe pa u trembur, si nga drejtësia ashtu dhe nga qytetarët. Kjo është ‘Rilindja me kamxhik në dorë’ e Edi Ramës dhe sivëllezërve të tij në pushtetin vendor. Me kleptomanë të tillë, Vau i Dejës bëhet Vau i Hajdutëve, dhe Shqipëria është në rrezik. I bëjmë thirrje SPAK të hapë sirtarët ku zënë pluhur dosjet që ia kemi nisur para një viti dhe të hetojë vjedhjet e kryebashkiaku të Vaut të dejës. Nesër ne do t’ju sjellim prova për shkelje të tjera”, paralajmëroi Boçi.

Etiketa: luciano bociMark BabaniPartia Demokratikevau i dejes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025
AKTUALITET

E godet me kosore në kokë dhe i thyen krahun, 56-vjeçari “masakron” një 39-vjeçar në Bushat

10:10 : 18/10/2025
AKTUALITET

PS rrëzon kërkesat e PD për hetim mbi McGonigal dhe 11 majin, pranon debat për Onkologjikun

13:42 : 17/10/2025
AKTUALITET

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet interpelanca me Ramën për fondet IPARD, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

10:37 : 08/10/2025
Para

"Referendumet dhe mobilizimi me dhunë, prova të krimeve dhe dështimit të Rusisë"!

TË GJITHA

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:21 : 01/11/2025

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:14 : 01/11/2025

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

08:05 : 01/11/2025

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com