• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti shqetësues i KLSH për drejtimin e AKSHI-t! Mungon ‘regjistri i incidenteve’

19:30 : 27/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE

Kohët e fundit Shqipëria po përballet me sulme të vazhdueshme kibernetike ku kanë dalë të dhëna sensitive të qytetarëve e zyrtarëve shqiptarë.

Sulmi më i madh është ai i korrikut të këtii viti që ka vënë në pikëpyetje jo vetëm mënyrën sesi e ka menaxhuar Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike por edhe efektivitetin e investimeve të kushtueshme që janë kryer për këtë qëllim.

Raporti i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) mbi hetimin e sulmit kibernetik ndaj shtetit shqiptar, ka dalë në konkluzionin se sulmi ka nisur 14 muaj më parë. Sipas raportit, sulmuesit kanë shfrytëzuar dobësite e sistemit tw lidhur me AKSHI-n dhe janë infiltruar në infrastrukturën teknologjike të shtetit shqiptar.

E kjo ngre pikëpyetje nëse drejtimi i AKSHI-t nga Mirlinda Karcanaj ka qenë eficent dhe nëse procesit të digjitalizimit të shërbimeve publike i është dhënë rëndësia e duhur për vetë natyrën që përfaqëson.

Lexo edhe:

100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE

Raport i ri, refren i vjetër

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka marrë në analizë mënyrën sesi është bërë procesi i centralizimit të shërbimeve publike nga institucionet qeveritare tek AKSHI duke nxjerrë në pah një sërë të metash në rolin e AKSHI-t në këtë drejtim. Auditimi i performancës së AKSHI-t nisi nga viti 2017, kur u mor vendimi që disa sherbime publike, sëbashku me stafet e IT-së dhe asetet e disa institucioneve të transferoheshin te AKSHI.

Praktikisht, i gjithë rrjeti i Teknologjisë së Informacionit që ishte i decentralizuar, u vendos që të centralizohej duke kaluar në një dorë të vetme, te AKSHI.

Ligjërisht, AKSHI është përgjegjës për administrimin e sistemeve IT software dhe infrastrukturën hardware për institucionet që janë nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, përfshirë edhe për sigurinë kibernetike të tyre.

Por nëse lexon raportin, del në konkluzionin se ky proces i një rëndësie kaq madhore, është trajtuar duke mos i dhënë rëndësinë e duhur.

Por, cilat janë konkluzionet e auditimit të performancës nga KLSH?

Gjetjet janë shqetësuese dhe ngrenë shumë pikëpyetje për sigurinë në të cilën është realizuar procesi në periudhën 2017-2020.

Ajo që ka rezultuar nga auditimi është se procesi i përqëndrimit të strukturës së AKSHI-t ka rezultuar efektiv në drejtim të rritjes së numrit të shërbimeve, por pjesërisht efektiv në drejtim të përqëndrimit të burimeve njerëzore dhe aseteve.

“Procesi i qendërzimit të infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit të AKSHI ka rezultuar me ekonomicitet por rezultatet mund dhe duhet të ishin më të larta.  Me gjithë përpjekjet e bëra, AKSHI nuk ka marrë masa të mjaftueshme rregullatore dhe organizative për menaxhimin e ndryshimit.

Në gjykimin tonë, mungesa e identifikimit dhe administrimit të elementëve kritikë në funksion të percaktimeve të VM nr. 673 ka bërë që procesi i qendërzimit të strukturave dhe infrastrukturave të institucioneve dhe organeve të administratës shteterore nën përgjegjësinë e Keshillit të Ministrave të mos rezultojë i mirë planifikuar.

Ky proces ka ndikuar gjithashtu në mos maksimizimin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit të sistemeve të informacionit në lidhje me automatizimin dhe bashkëveprimin e të dhënave” shkruhet në raportin e KLSH-së.

Një problematikë tjetër shqetësuese për rolin e AKSHI-t është ajo që lidhet me mënyrën sesi ky institucion u jepte zgjidhje incidenteve kibernetike.

“Ofruesi i shërbimit (AKSHI) duhet të zotërojë një bazë të dhënash të gabimeve të njohura dhe historikun e incidenteve të mëparshme. Me anë të procedures së administrimit të problemeve ofruesi i shërbimit (AKSHI) duhet të kryejë analizën e prirjes së informacionit për të identifikuar rrënjët e incidenteve dhe mundësitë për të parandaluar ndodhjen e tyre. Ofruesi i shërbimit (AKSHI) duhet të jetë i disponueshëm për të ofruar shërbim në institucionin përfitues të këtij shërbimi që janë institucionet përfituese.

Për plotësimin e këtyre kërkesave thelbësore grupi i auditimit nuk administrojë asnjë dokument që të vërtetonte që këto pika ishin trajtuar. Drejtoritë apo sektorët e TIK të AKSHI-t të atashuar pranë institucioneve i menaxhojnë risqet mbi bazë ngjarjesh. Suporti, mbështetje teknike dhe logjike për operacionet IT kryhen nëpërmjet shkëmbimeve verbale dhe nuk dokumentohen“, shkruhet në raportin e audituesve të KLSH-së.

Më tej, në raport, grupi i auditimit e ka konsideruar procesin e qendërzimit të strukturave dhe infrastrukturave TIK në AKSH si “një proces dinamik i cili krahas avantazheve paraqet risk të mbartur për sigurinë e informacionit”.

“AKSHI duke konsideruar procesin e qendërzimit të strukturave dhe Minfrastrukturave TIK në perputhje me VRM 673 datë 22.11.2017 si një proces dinamik të vlerësojë riskun e mbartur që sjell përqëndrimi i këtyre aseteve e burime njerëzore në sigurinë e informacionit dhe marrë masa për minimizimin e tij” përfundonte raporti i KLSH-së.

Raporti vlerëson pozitivisht parimin e procesit të qëndërzimit të shërbimeve por vë seriozisht në pikëpyetje seriozitetin me të cilin AKSHI e ka trajtuar këtë procec

/Marrë nga Scan/

Etiketa: akshiklshraportsulm kibernetik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE

11:15 : 20/05/2025
AKTUALITET

Raport i ri, refren i vjetër

20:52 : 12/05/2025
AKTUALITET

Nga AKSHI tek Eko Parku dhe Tuneli i Llogarasë, aferat qindra mln euro me firmë të Edi Ramës

08:50 : 04/05/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Raporti i OSBE-ODIHR: Shqetësues kurrupsioni i profilit të lartë dhe liria e shprehjes

17:10 : 29/04/2025
AKTUALITET

AKSHI heq dorë nga tenderi i kamerave në dogana/ Prapaskenat me kompaninë e sanksionuar

15:35 : 29/04/2025
AKTUALITET

Jo vetëm IPARD dhe Frontex/ Raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB

19:26 : 23/04/2025
Para

“CFO Pharma” përfiton nga bujaria e Spitalit Durrës, merr 60 mln lekë pa garë

TË GJITHA

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

17:47 : 01/06/2025

Nesho: Duhet qeveri teknike dhe protestë deri në rrëzimin e autokracisë

17:39 : 01/06/2025

New York Times e akuzoi se drogohej, Elon Musk i përgjigjet të përditshmes amerikane: Gënjeni!

17:04 : 01/06/2025

Këngëtarja shqiptare rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë, VIDEO-ja bëhet virale në rrjet

16:55 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com