• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“50 mijë studentë më pak”/ Partia e Lirisë: Alarmante ç’po ndodh me universitetet

12:46 : 27/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi sot se ajo që po ndodh në universitetet e vendit është alarmante.

Xhixho tha se në prag të vitit të ri akademik, kemi 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë dhe se degët e shpallura prioritare nga qeveria nuk po zgjojnë asnjë interes.  Sipas saj, pavarësisht incentivave, ka degë që rrezikojnë të mbyllen.

Deputetja deklaroi më tej se arsimi është lënë pas dore për vite të tëra dhe se pseudoreformat e qeverisë “Rama” e kanë çuar në një rrugë pa krye

DEKLARATA E PLOTË
Ajo që po ndodh në universitetet e vendit është alarmante.
Gjithnjë e më pak studentë ulen në auditore, sepse çdo ditë këtij vendi i ikin të rinj.
Shifrat e publikuara nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore nxjerrin ne pah fakte tronditëse për arsimin universitar

● Në prag të vitit të ri akademik, kemi 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë.
Ndërkohë në 5-vjeçarin e fundit vihet re një rënie e numrit të studentëve me rreth 8 mijë studentë pak të regjistruar.

Lexo edhe:

“11 Maji”/ Ilir Meta audio-mesazh nga burgu: Ja vdekje, ja liri!

Braktisja e fermerëve/ PL: Mundin dhe djersën e tyre qeveria e kanë hedhur në rrugë

● Degët e shpallura prioritare nga qeveria nuk po zgjojnë asnjë interes. Pavarësisht incentivave, ka degë që rrezikojnë të mbyllen.

● Interesi për disa degë e bën akoma më të zymtë parashikimin për të ardhmen. Studentë që regjistrohen në degë si anglishtja dhe gjermanishtja janë të rinj që planifikojnë të ikin sapo të mbyllin studimet.

● Në universitetet e rretheve, gjendja është akoma më trishtuese. Në asnjë prej tyre nuk është plotësuar të paktën gjysma e kuotave.

Universiteti “Eqerem Çabej” i Gjirokastrës, i ndjekur nga Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shënojnë numrin më të ulët të regjistrimeve në raundin e parë të aplikimeve.

Një pjesë e programeve mësimore në këto universitete ende nuk plotësojnë një numër minimal prej 5 studentësh të regjistruar për degë.

1- Universiteti i Gjirokastrës
Universiteti i Gjirokastrës ka plotësuar vetëm 32% të kuotave.

Degët e mësuesisë kanë një numër të papërfillshëm regjistrimesh, ku kryeson Gjuha dhe Letërsia Shqipe me vetëm 1 regjistrim, e ndjekur nga Histori-Gjeografia me 2 regjistrime dhe Biologji-Kimia me 3 regjistrime.

Në këtë universitet, dega më e preferuar rezulton të jetë Infermieria e Përgjithshme.

2- Universiteti i Korçës
Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë ka plotësuar deri tani vetëm 37% të kuotave. Degët me më pak kërkesa janë ato të mësuesisë, me vetëm me 3-6 regjistrime .Më keq është matematikë-fizika që nuk ka asnjë regjistrim.

3-Universiteti i Elbasanit
Në raundin e parë janë regjistruar 924 studentë nga 2386 kuota në total. Degët më problematike figurojnë ato të mësuesisë, me 1-5 studentë për degë.

4-Universiteti i Shkodrës
Në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër janë plotësuar rreth 45% e kuotave.

Arsimi është lënë pas dore për vite të tëra.
Pseudoreformat e qeverisë “Rama” e kanë çuar në një rrugë pa krye.

Tregu kaotik i punës, pa qëndrueshmëri dhe pa politika orientimi për të rinjtë, nuk zgjon interesin e studenteve. Mundësitë e pakta të punësimit, pagat e ulëta dhe mosfinancimi i kërkimit shkencor nuk kënaqin ambicien e më të mirëve, të cilët Europa po na i merr përditë.

Kjo qeveri nuk po e sheh zhvillimin te arsimi, por te krimi. Arsimi duhet të kthehet në prioritet kombëtar.

Është e vetmja mënyrë për të luftuar sot boshatisjen e shkollave dhe universiteteve , kemi nevoje per vendimarrje te forta dhe te pergjegjshme sot pasi neser do te jete vone!

Etiketa: 50 mijë studentëerisa xhixhoPartia e LiriseUniversitetet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“11 Maji”/ Ilir Meta audio-mesazh nga burgu: Ja vdekje, ja liri!

19:01 : 01/05/2025
AKTUALITET

Braktisja e fermerëve/ PL: Mundin dhe djersën e tyre qeveria e kanë hedhur në rrugë

17:20 : 30/04/2025
AKTUALITET

Në prag të zgjedhjeve/ Tjetër largim nga Partia e Lirisë, ja kush jep dorëheqjen

14:47 : 10/04/2025
AKTUALITET

PL prezanton kandidatët/ Meta: Na duhen 84 mandate, ndryshimi ynë i parë do të jetë Kodi elektoral

12:15 : 05/04/2025
AKTUALITET

Tjetër largim nga PL-ja, ikën kryetarja e Gruas, numri 4 i partisë

13:47 : 12/03/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Ilir Meta do të garojë në listën e hapur në qarkun e Tiranës

20:25 : 10/03/2025
Para

Mbytet një anije peshkimi në Portin e Durrësit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Detajet nga plagosja e të miturit në Maliq/ 14-vjeçari i zuri pritë në një rrugicë: Më shante!

15:09 : 16/05/2025

Vuçiç: Nuk ka vonesa e as falsifikim për projektin e Kushnerit në Beograd

14:57 : 16/05/2025

Merz nga Tirana: Të punojmë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

14:45 : 16/05/2025

Meloni e quan “tërësisht të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje

14:35 : 16/05/2025

Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar

14:25 : 16/05/2025

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com