• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nafta në Bursë në “pikiatë”, 85 USD fuçia, Bordi i Ramës bëhet “shurdh dhe memec”

19:08 : 26/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Kriza ekonomike, inflacioni në rritje, mungesa e indeksimit të pagave janë disa prej faktorëve që deri më tani po “asfiksojnë” ekonominë shqiptare dhe po rrisin varfërinë në shifra ekstreme në vend.

Teksa paketat e ndihmës së qeverisë janë thuajse qersharake me vetëm 50 milionë euro që përfliten të alokohen pas votimit në Kuvend të propozimit më të ri të Ministrisë së Financave, vendosja e fashës së energjisë në 800kWh duket se do të jetë “shkelmi në fyt” për familjet shqiptare.

E si të mos mjaftonte këto një strukturë tjetër, e krijuar nga qeveria Rama me pretendimin se do të siguronte paprekshmërinë e konsumatorit nga konkurenca e pandershme dhe çmimet abuzive në “kohë lufte”, duket se po ia “pi gjakun” qytetarëve çdo ditë.

Po flasim për Bordin e Transparencës, ky organ me shumë kompetenca por që me standarte të dyfishta sa i përket mënyrës sesi reflektojnë çmimet në bursën ndërkombëtare të tregut të karburantit, me ato në tregun vendas, është shndërruar në një “përbindësh” financiar.

Teksa çmimi i naftës në bursë ka zbritur në nivelet e para luftës, madje i është afruar shifrave të 2021, kur konflikti i armatosur Rusi-Ukrainë as që mendohej të ndodhte, në Shqipëri çmimi çuditërisht vijon të rritet.

Lexo edhe:

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

Dy ditë më parë ishte vendimi i fundit i Bordit që i surprizoi të gjithë, pasi çmimi i naftës u rrit me 7 lekë dhe prej 48 orësh shitet me 223 lekë/litri nga 216 lekë/litri që ishte përgjatë javës së kaluar.

Ndërkohë që çmimi i benzinës mbeti i pandruyshuar ku një litër shitet me 194 lekë, Bordi rriti me 1 lek për litër çmimin e gazit, i cili tregtohet tashmë me 78 lekë/litri.

Por, paradoksal është fakti se nafta po tregtohet aktualisht në bursë me 85 dollarë fuçia, shifra më e ulët e arritur që prej janarit të këtij viti.

Ndërsa në krahasim me një vit më parë nafta bruto po tregtohet me 7 deri në 12 dollarë më shtrenjtë pasi në shtator të vitit të kaluar çmimi i naftës bruto në tregjet e huaja luhatej në vlerat 73-78 dollarë fuçia.

Pavarësisht kësaj, duket se reflektimi i bursës ndërkombëtare nuk e bind aspak Bordin e Transparencës, i cili vijon t’i bëjë “fresk” qeverisë Rama, ndoshta edhe si shpërblim për faktin që e krijoi dhe vijon t’i lejojë komptenca në një kohë kur opozita dhe qytetarët kërkojnë çdo ditë zhbërjen e tij.

Etiketa: ccmimi i naftescmimi i karburantevenafta

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Industria shqiptare në pikiatë/ Bie prodhimi i naftës, hekurit dhe kromit

20:54 : 30/09/2025
BOTA

Komisioni Evropian propozon tarifa të reja ndaj naftës ruse pas presionit të Trump

17:21 : 24/09/2025
BOTA

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

13:38 : 18/09/2025
AKTUALITET

The Telegraph: Vjosa në rrezik serioz, kompanitë e papërgjegjshme të naftës e ndotin sistematikisht

22:09 : 06/09/2025
Para

I gjetën mbi 17 mijë paund të padeklaruara, procedohet penalisht një person

TË GJITHA

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025

Vrasja e Edmir Bregut/ Lihet në burg vëllai i deputetit të PS, Enea Kume. Në fuqi masa edhe për “Rrumin”

15:39 : 30/10/2025

Sherr për prona, i riu i djeg dy makinat xhaxhait/ EMRI

15:25 : 30/10/2025

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com