• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Taksat mbi karburantin dhe paga minimale, Berisha zbulon planin anti-krizë të PD

13:35 : 24/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Gjatë bashkëbisedimit virtual me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet lidhur me vendimet që ai do të marrë si kryeministër kur të vijë në pushtet sa i përket çmimit të karburantit dhe pagës minimale.

Berisha e cilësoi “lojën” që po bëhet nga Bordi i Transparencës me çmimin e naftës një plaçkitje të pamëshirë nga ana e Edi Ramës, në një kohë që çmimet në burse vijojnë të bien ndjeshëm, në krahasim me periudhën e luftës.

Kreu i selisë blu premtoi një përgjysmim të taksës mbi naftën dhe një aksion që do të tregojë sero tolerancë ndaj kontrabandës së karburanteve, që faktorizojnë tregun dhe ndryshimin e frikshëm të çmimeve në Shqipëri.

Sa i përket pagës minimale, Berisha tha se garantimi i minimumit jetik do të jetë synimi i qeverisë së ardhshme të PD.

“Sot me borxhin që ka marrë Rama 500 miliardë lekë, rrogat në Shqipëri duhet të ishin së paku trefishuar”, deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se paratë që qeveria shqiptare merr borxh shkojnë në xhepat e mazhorancës dhe nuk futen në ekonomi për të bërë të mundur përballimin e inflacionit.

Lexo edhe:

‘Mori 5 mln euro për të falsifikuar dosjen’/ Berisha: Dumani shkoi sot në shtëpinë e Kreshnik Farrukut

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

Pyetje: A do kemi akoma çmimet e karburanteve më të lartat në Evropë?

Sali Berisha: Qytetarët me rrogën mesatare më të ulët në Evropë blejnë naftën me cmimin që shitet në Zvicër e Suedi në të cilat rroga mesatare është 7-10 herë më e lartë.

E deklaroj se kjo është një plaçkitje e pamëshirë e Edi Ramës dhe klientelës së tij ndaj qytetarëve shqiptarë.

Sot është e dëshmuar që mbi 250 mijë ton naftë futen kontrabandë. Ju garantoj se nafta asnjë ton i vetëm nuk futet dot kontrabandë pa bekimin e qeverisë.

Rama ka tatuar naftën me taksën më të lartë në botë. Sot nafta në Shqipëri tatohet me të njëjtën vlerë sa shitet në pompa në SHBA apo Kanada.

Këto do marrin fund. Do përgjysmohet taksa mbi naftën, do subvencionohet plotësisht transporti publik. Do ketë zero tolerancë ndaj kontrabanës dhe Shqipëria do ketë cmimin e naftës në proporcion të drejtë me rrogat e shqiptarëve.

Pyetje: Sa do ta bënit rrogën minimale?

Berisha: Çmimet e shportës dhe të naftës janë stratosferike, të diktuara nga mafia shtetërore. Cmime të cilat po lëndojnë e varfërojnë cdo ditë shqiptarët. Sot cmimi i djathit, mishit, qumështit dhe vajit është 7-10% më i lartë se në vendet e BE.

Këtu Bordet janë një nga mekanizmat kryesore të këtyre cmimeve. Rroga minimale, ne jemi zotuar për minimumin jetik, që do garantojë cdo qytetari mundësinë e plotë të ushqimit, mjekimit, veshjes e transportit. Pas kësaj rroga minimale do njohë rritje të madhe, do ecim drejt dyfishimit të nivelit të të gjitha pagave.

Sot me borxhin që ka marrë Rama 500 miliardë lekë, rrogat në Shqipëri duhet të ishin së paku trefishuar.

Etiketa: cmimi karburantitpaga minimaleSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Mori 5 mln euro për të falsifikuar dosjen’/ Berisha: Dumani shkoi sot në shtëpinë e Kreshnik Farrukut

12:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

13:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Për opozitën Dumani është armik i votës së lirë dhe avokat i korrupsionit

20:10 : 27/10/2025
AKTUALITET

Berisha: 1 miliard euro të humbura nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ, Dumani “avokat” i vjedhjeve

19:50 : 27/10/2025
Para

Osmani: Serbia po përpiqet të shkaktojë destabilizim në veri

TË GJITHA

‘Mori 5 mln euro për të falsifikuar dosjen’/ Berisha: Dumani shkoi sot në shtëpinë e Kreshnik Farrukut

12:27 : 29/10/2025

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com