• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas shkollës, Ministria e Arsimit mbyll edhe kopshtin e “Turgut Özal”

11:50 : 23/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Pas shkollës “Mehmet Akif”, ministria e Arsimit mbyll edhe një tjetër institucion pjesë e “Turgut Özal”, i financuar nga fondacioni “Gulistan” i lakuar për lidhjet me klerikun turk Fetullah Gylen.

Lajmin e kanë bërë me dije me përfaqësuesit e “Turgut Özal”, që saktësojnë se kopshti është mbyllur me vendim të Ministrisë së Arsimit.

Në një njoftim për mediat, sqarohet se “në raportet e inspektimit nga MAS është konstatuar se ky kopsht përmbush të gjithë kriteret e ligjshmërisë si dhe është lënë rekomandim nga inspektorët marrja e miratimit për ndryshimin e vendndodhjes së kopshtit, në dukje një procedurë për t’ja përshtatur ligjit, gjë që ka gjetur mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë të Shoqërisë Turgut Ozal për ta zbatuar.”

“Në zbatim të rekomandimeve, kopshti jopublik ‘Zubeyde Hanim’ në mënyrë të përsëritur ka aplikuar për marrjen e miratimit duke filluar nga data 16.02.2022. Pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe, me shkresën nr. 4004/5 Prot., datë 13.09.2022, MAS ka refuzuar kërkesën tonë për miratimin e ndryshimit të vendndodhjes, procedurë e cila është rutinë për këdo që ushtron aktivitet në Republikën e Shqipërisë”, sqaron “Turgut Özal”.

Përfaqësuesit shprehen se “rrethanat na bëjnë të besojmë se jemi sjellë përballë një fakti të tillë nisur nga situata jashtë sferës së zbatimit të ligjit, të cilat nuk lidhen me arsimin”.

Lexo edhe:

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

Po ashtu, paralajmërohet ndjekja e çështjes në rrugë gjyqësore.

Ditën e djeshme, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit parauniversitar për vajza “Mehmet Akif Ersoy”, edhe ai pjesë e “Turgut Ozal”.

Këto vendime janë të cilësuara gjegjësisht si një goditje ndaj Fehtullah Gulen nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama, për llogari të Presidentit turk Erdogan.

***

Njoftimi për mbylljen e kopshtit

Kopshti jopublik ‘Zübeyde Hanım’ është institucion i licencuar me Urdhërin e Ministrit Nr.67, datë 15.10.1998, me adresë në Rrugën e Kavajës. Ky institucion, që nga viti 2004 ka vazhduar veprimtarinë e tij me standarde më moderne dhe duke përfshirë të gjithë inovacionet teknologjike në mbështetje të procesit mësimor, në kompleksin arsimor parauniversitar jopublik “Turgut Ozal” me vendndodhje në ish-qytetin e nxënësve Tiranë.

Gjatë kësaj periudhe 24 vjeçare, ky institucion ka ushtruar veprimtarinë e tij nën monitorimin e autoriteteve përkatëse në bashkëpunim korrekt me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si edhe institucioneve të tjera në varësi të saj, duke vënë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm.

Kjo cilësi dhe ky standard është lehtësisht i konstatueshëm, jo vetëm nga prindërit që na kanë besuar fëmijët për vite me radhë, por edhe për çdo të interesuar, qytetar të thjeshtë apo përfaqësues të medias, të cilët dëshirojnë ta vizitojnë mjediset e tij nga afër.

Pavarësisht reputacionit që gëzojnë institucionet tona arsimore në vend dhe më gjerë, me keqardhje të madhe theksojmë se gjatë muajve të fundit, kopshti “Zübeyde Hanım” Tiranë, ka qenë papritur objekt i inspektimeve të shtuara të cilat nuk i përgjigjen asnjë plani monitorimi apo inspektimi nga organet në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ( MAS), të cilat kulmuan me miratimin e Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr.540, datë 15.09.2022 “Për mbylljen e veprimtarisë së institucionit privat të arsimit parauniversitar “Zübeyde Hanım” Tiranë”.

Në raportet e inspektimit është konstatuar se ky kopsht përmbush të gjithë kriteret e ligjshmërisë si dhe është lënë rekomandim nga inspektorët marrja e miratimit për ndryshimin e vendndodhjes së kopshtit, në dukje një procedurë për t’ja përshtatur ligjit, gjë që ka gjetur mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë të Shoqërisë Turgut Ozal për ta zbatuar.

Në zbatim të rekomandimeve, kopshti jopublik “Zubeyde Hanim” në mënyrë të përsëritur ka aplikuar për marrjen e miratimit duke filluar nga data 16.02.2022.

Pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe, me shkresën nr. 4004/5 Prot., datë 13.09.2022, MAS ka refuzuar kërkesën tonë për miratimin e ndryshimit të vendndodhjes, procedurë e cila është rutinë për këdo që ushtron aktivitet në Republikën e Shqipërisë.

Duhet theksuar edhe njëherë se gjatë gjithë këtyre viteve, Kopshti Zubejde Hanëm ka qenë pjesë e vazhdueshme e rutinës së inspektimeve nga drejtoritë dhe institucionet përgjegjëse, ku në asnjërin nga këto procese nuk është sjellë asnjëherë në vëmendje një shqetësim i tillë, dhe aq më pak të konsiderohet si shkelje që të pasojë heqjen e lejes për ushtrimin e aktivitetit edukativ. Por e vërteta është që ne ndodhemi përpara një fakti të tillë, që e kemi shumë të vështirë ta kuptojmë dhe aq më pak t ia shpjegojmë gjithkujt.

Për sa më sipër, rrethanat na bëjnë të besojmë se jemi sjellë përballë një fakti të tillë nisur nga situata jashtë sferës së zbatimit të ligjit, të cilat nuk lidhen me arsimin.

Dikur Viktor Hygo pati thënë se ai që hap derën e një shkolle mbyll dyert e burgut, prandaj kërkojmë nga Ministria e Arsimit që të rishikojë vendimin, pasi përballë ka institucione dhe individë që e dashurojnë arsimin dhe gjatë më shumë se dy dekadave kanë treguar se respektojnë në mënyrën më korrekte ligjet e Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim prek interesin dhe prish qetësinë e mbi 200 familjeve,  që na kanë besuar sot fëmijët e tyre dhe vret shpresën e shumë të tjerëve që nesër do të duan të na i besojnë ata. Ky vendim vret shpresën e 35 mësuesve të përkushtuar maksimalisht.

Por ne besojmë se Shqipëria mund të bëhet vërtet, sepse gjithçka që përmendëm, vlen më shumë se çdo trysni e jashtme që nuk ka të bëjë me realitetin Evropian të vendit tonë.

Ashtu siç jeni njoftuar, ne kemi depozituar të gjithë dokumentacionin pranë Gjykatës përkatëse për anullimin e këtij Urdhri, si dhe kemi njoftuar të gjitha institucionet e interesuara vendase dhe të huaja për situatën e krijuar. Duke besuar te demokracia dhe shteti ligjor në Republikën e Shqipërisë, shprehim vendosmërinë tonë për të ndjekur deri në fund rrugën ligjore me organet e drejtësisë në vend dhe më gjerë.

Duke ju ftuar të ndiqni nga afër, kërkojmë mbështetjen Tuaj për ta bërë sa më transparent këtë proçes të vështirë por jo të pamundur.

Sjellim në vëmendjen Tuaj se drejtuesit dhe stafi pedagogjik në të gjitha institucionet “Turgut Ozal” janë të vendosur në angazhimin e tyre për t’i trashëguar brezave të rinj përmes dritës së dijes, një të ardhme ku mbizotëron njerëzimi, paqja dhe dashuria për familjen dhe atdheun.

Etiketa: mehmet akifministria e arsimitTurgut Özal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

11:16 : 03/06/2025
AKTUALITET

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

11:04 : 03/06/2025
AKTUALITET

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik

16:45 : 05/05/2025
AKTUALITET

Rezulton i rremë alarmi për bombë në kolegjin “Turgut Ozal”

14:36 : 21/02/2025
AKTUALITET

Alarm për bombë në kolegjin Turgut Ozal, evakuohen nxënësit

12:32 : 21/02/2025
Para

PD për "Mehmet Akif": Rama detyroi dy ministre të firmosnin për mbylljen e shkollës

TË GJITHA

Dumani: Për herë të parë, grupet kriminale shqiptare kanë në fokus edhe droga sintetike

13:31 : 03/06/2025

Mashtronte klientët duke marrë shuma të ndryshme parash, shpallet në kërkim avokatja/ EMRI

13:21 : 03/06/2025

Goditja e grupeve të trafikut të drogës Shqipëri-Finlandë/ 9 të arrestuar, sekuestrohet drogë e automjete

13:07 : 03/06/2025

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025

“Ky qytet është i imi ose vdes”/ Daily Mail: Pse bosët e drogës në Liverpool kanë tmerr të punojnë me shqiptarët

12:58 : 03/06/2025

Arrestime me letër-porosi nga Finlanda! Dumani: Goditëm disa grupe kriminale të trafikut të drogës

12:41 : 03/06/2025

Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve është ish-kandidati për deputet i Bashës

12:41 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com