• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif”, nxënësit në protestë me medaljet me firmën e Ramës

12:26 : 23/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, SOCIALE

Mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif Erosy” me një vendim të Këshillit të Ministrave, pas nisjes së vitit të ri shkollor 2022-2023 ka shkaktuar reagime të forta të opinionit publik, opozitës, por edhe prindërve dhe nxënësve që arsimohen në këtë institucion, që operonte në Shqipëri prej 26 vitesh.

“Është një rrufe në qiell të hapur. Na duket vendim i padrejtë dhe i pamotivuar”, tha një nga mësuesit e mbetur të papunë pas vendimit për mediat, teksa komentonte vendimin e qeverisë.

Por, ndryshe nga ai mendon ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila përdori disa justifikime qesharake për të mbrojtur veten dhe qeverinë nga revolta e shprehur në mediat sociale.

Teksa, mbyllja e shkollës është interpretuar gjerësisht si një goditje ndaj Fehtullah Gulen nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama, për llogari të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, Kushi u justifikua duke thënë se drejtuesit e kolegjit kanë nisur vitin e ri shkollor në një vendndodhje të reja dhe mjedise të pamiratuara nga MAS.

Por për të rrëzuar pretendimet e Kushit ka mjaftuar një deklaratë për mediat e një prej përfaqësuesve të kolegjit “Mehmet Akif”, i cili tha se Ministria e Arsimit miratoi ndryshimin e vendndodhjes”.

Lexo edhe:

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

Madje drejtuesit shkuan më tej duke nënvizuar faktin se rrethanat në të cilat është bërë vendimi “bëjnë të kuptojmë se jemi sjellë në një situatë të tillë si pasojë e rrethanave jo arsimore”, duke lënë të kuptohet se dyshimet janë për një vendim të motivuar nga raporti Rama-Erdogan.

“Duhet theksuar se gjatë gjithë këtyre viteve, kopështi ka qenë objekt i inspektimeve të vazhdueshme. E vërteta është se ndodhemi përpara një fakti të tillë të vështirë për ta kuptuar. Vlerat dhe trysnia e jashtme nuk kanë të bëjnë me kushtet në të cilët zhvillohet arsimi. Kemi informuar edhe institucionet e huaja për situatën e krijuar. Shprehim gatishmërinë tonë për të ndjekur rrugën ligjore në gjykatën përkatëse”, thanë përfaqësuesit në konferencën për shtyp.

Ndërkohë, në ambientet e reja të kolegjit “Mehmet Akif” po zhvillohet edhe një protestë, ku kanë marrë pjesë nxënësit, prindërit e tyre dhe stafi pedagogjik i këtij institcioni arsimor.

Nxënësit kanë vendosur në një pjesë të oborrit të shkollës të gjitha medaljet e arta dhe certifikatat e nderit që ata kanë arritur të fitojnë falë cilësisë së lartë në mësimëdhënie dhe përgatitjen e tyre nga ky kolegj dhe më shumë se 16 prej tyre mbajnë edhe firmën e vetë kryeministrit Edi Rama.

“Përgjithmonë Mehmet Akif”, është gjithashtu një prej parrullave që nxënësit mbajnë në duar dhe brohorasin duke kërkuar që mësimi të nisë sërish në shkollën e tyre.

Në pankartat që ata mbajnë në duar, nënvizohet se 3 minutat në të cilat është marrë vendimi nga Ministria e Arsimit, janë shkatërruar 3 vite sukses.

“Kur marrim ne medalje nëpër botë, krenoheni me ne kolegjistët. Nëse doni të shkatërroni një vend, nuk është e nevojshme bomba, por të shkatërroni arsimin. Kështu na erdhi si bombë ky lajm. Dje i dhatë goditje fatale arsimit. Sot jemi më të vendosura se kurrë, ne nuk dorëzohemi. Shkollën s’mund të na e merrni. Anuloni vendimin kundër shkollës “Mehmet Akif””, tha një prej nxënësve në protestë.

Edhe një tjetër mësues i këtij kolegji foli për mediat, duke kërkuar nga qeveria që të rishikojnë vendimin, ndërsa një prej prindërve të pranishëm në protestë deklaroi se vendimi erdhi me ultimatum për kryeministrin Rama.

“I këshilloj të gjithë, ministren, kryeministrin, që të mësojnë se si mësohet mësonjëtorja, gjuha shqipe”, tha mësuesi.

Ndërkohë edhe opozita e ka kritikuar ashpër vendimin e qeverisë, me deputetët e Partisë Demokratike Dashnor Sula dhe Albana Vokshi, që shprehin shqetësimin se Edi Rama po sillet si “armiku” që ka shpallur së fundmi, Ajatollah Kameni.

“Edi Rama, si një ajatollah, ka detyruar dy gra në qeverinë e tij, të firmosin për mbylljen e një gjimnazi dhe të një kopshti me 225 fëmijë në Tiranë. Gjimnazi Mehmet Akif është një aset që duhet mbrojtur, një shkollë elitare, e certifikuar në 30 vjet për cilësinë e mësimdhënies, përgatitëse e brezave të shkëlqyer me nxënës nga e gjithë Shqipëria”, tha Vokshi në një dalje për mediat nga selia blu.

Duke e cilësuar një vendim arbitrar dhe ndjekje e politikës së vasalitetit nga Turqia, Vokshi në emër të Partisë Demokratike, e dënoi aktin e ndërmarrë nga qeveria, duke thënë se “Edi Rama, kur nuk është duke ndërtuar për Vuçiçin, është duke shembur për Erdoganin”.

“Partia Demokratike e refuzon politikën e vasalitetit, që shkatërron çdo vlerë që kemi ndërtuar që me themelimin e shtetit shqiptar, deri te përpjekjet tona 30 vjeçare për të ndërtuar shtetin ligjor sipas standardeve të Perëndimit”, nënvizoi deputetja e PD.

Etiketa: Edi Ramakolegjmehmet akifshkolle

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

17:19 : 01/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
Para

Hetimet ndaj Metës, Kraja: Po mbledhim prova

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com