• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbetjet/ Kanë marrë 93 milionë euro, shifrat e INSTAT “kryqëzojnë” inceneratorët

07:40 : 23/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Prej së paku katër vitesh tre inceneratorët, i Elbasanit, Fierit dhe tani ai i Tiranës renditen në krye të listës së investimeve qeveritare për nga vlerat e larta të financimit, por duket se ato nuk i kanë shërbyer aspak qëllimit për të cilin janë investuar taksat e shqiptarëve.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT treguan se gjatë vitit 2021, vetëm 2 për qind e mbetjeve të gjeneruara në shkallë vendi u përpunuan nëpërmjet inceneratorëve.  Kjo përqindje është shumë e ulët në raport me financimet që janë akorduar nga buxheti i shtetit për këtë qëllim.

Sipas të dhënave të thesarit nga Ministria e Financave, pagesat progresive për inceneratorët deri në fund të gushtit kanë arritur një vlerë prej 11.4 miliardë lekë ose rreth 93 milionë euro.

Pa nisur pagesat për inceneratorët qeveria shpenzonte afërisht 3 milionë euro në vit për  menaxhimin e mbetjeve urbane. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2015 programi i menaxhimit të mbetjeve urbane u  financua me 400 milionë lekë rreth 3 milionë euro.

Në buxhetin e këtij viti programi buxhetor për financimin e mbetjeve urbane është  në vlerën 1,7 miliardë lekë, por mbi 70 për qind e shumave shkojnë për financimin e inceneratorëve.

Lexo edhe:

Situatë alarmante/ Elbasani 5 ditë nën “pushtetin” e tymit toksik

Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin

Në vitin 2021 u ricikluan 18,8 % e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë që në vitin e kaluar ky tregues ishte 18,1 %. INSTAT raportoi se në vitin 2021 janë trajtuar me djegie në incenerator për eliminim dhe qëllime energjetike rreth 2 % e sasisë gjithsej. Më 2020 janë përpunuar vetëm 1 % e mbetjeve gjithsej nga inceneratorët.

Në vitin 2021 rezulton të jenë menaxhuar rreth 875,105 mijë tonë mbetje urbane. Sasia vjetore e mbetjeve urbane të menaxhuara për banorë, në shkallë vendi, në vitin 2021 është 311 kg/banor, nga 369 kg/banor që ishte në vitin paraardhës

Në vitin 2021, janë gjeneruar gjithsej rreth 955 mijë tonë mbetje urbane, ndërkohë në vitin 2020 kjo shifër ishte rreth 1,1 milionë tonë. Mbetjet të pa menaxhuara në raport me sasinë totale të mbetjeve të gjeneruara në vitin 2021 janë 2,3 % më pak se në vitin 2020

Sakaq projektet e inceneratorëve janë hetim nga SPAK për shpërdorim të parave publike nëpërmjet disa formave të abuzimit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në një nga deklaratat zyrtare mbi hetimin ka njoftuar se, nga hetimet për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. janë gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesionet e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënien e pagesave për punime që nuk janë kryer. Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre./Monitor

Etiketa: inceneratoreplehra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Situatë alarmante/ Elbasani 5 ditë nën “pushtetin” e tymit toksik

09:43 : 05/07/2025
AKTUALITET

Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin

20:39 : 02/07/2025
AKTUALITET

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

09:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

Miliona euro për pastrimin dhe impiantin të shkuara dëm, plehrat pushtojnë grykëderdhjen e Shkumbinit!

21:25 : 12/06/2025
AKTUALITET

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari Elton Arbana xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025
AKTUALITET

Djegia e mbeturinave në Shijak, reagon kryetari i bashkisë: Disa dashakeqës i vunë flakën

18:17 : 31/05/2025
Para

SKANDALI! Vetëm ne nuk kemi (asnjë) faj

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com