• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjekmarkaj: Shqiptarët po ikin, nuk gjen më as berber as shitës

11:13 : 22/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka folur në Kuvend për situatën aktuale në vend ku shumë të rinj largohen jashtë shtetit, kryesisht drejt Britanisë së Madhe apo Gjermanisë.

“Shqiptarёt gjithmonë kanë qenë të shtrёnguar të bëjnë një zgjedhje mes malit dhe detit ! Mali është gjykuar si mundёsi konservimi e izolimi ndёrsa deti rruga e bajlozit apo porta e hapur e rreziqeve. Gjithsesi i kanë respektuar të dyja kёto realitete si kanë ditur e mundur pa e futur në hasmёri atë çka natyra vetë pёrpoq. Politika e pushtimit dhe pushtuesit e politikёs e kanë armiqësuar banorin e kёtyre anёve me ujin  e kripur, me peshkun, me turizmin, me ndihmat që mund tё vinin e shkonin, nёpёrmjet e prej tij, si liri, si ekonomi, si kulturë, si komunikim. Botёn ata e masin me lartësinë e kёrthizёs dhe kёrthizёn e pёrdorin si qendёr graviteti për Botën. Pushteti lokal në ballë – ai qendror nga pas, duke kёrkuar me ngulm vetёm një perspektivë atë individualen filluan ta rrahin detin me zinxhirë si Kserksi perandori i lashtë persian. Vargonjtë e kёtij zinxhiri të pakёputur janë oligarkёt rrethuar me hallexhinj por të vetmuar kur numёrojnë para dhe të shoqёruar me një apo dy  dinjitarë zyrash kur ndajnë hiset. E pat thënë Hasan Zykua i gjorë “ç’e vёrtit kadiu sherianë kur ai sheh paranë!” Fjalëpakë , autoritarë, namuzqarë e të menduar   portrete balzakiane  të babëzisё   me kacidhet e Shqipёrisë në xhepat e tyre ata po shndёrrohen në mitet e bashkohёsisё sonë. Ne po i harrojmë shkrimtarёt dhe artistёt tanë, tek kёta të fundit bёjmё diferencime, atyre të teatrit kombёtar që protestuan pёr shembjen fashistoide të tij nuk ua ngremё rrogёn por i rrasim në turbinёn socrealiste, ndonjë grupimi tjetёr po Natyrisht emrat e Palok Kurtit, Prenkë Jakovёs, Çesk Zadesё, Naim Frashёrit, Kadri Roshit, Bujar Lakos, Ndrek Lucёs , Agollit, Camajt, Arapit e të tjerёve edhe në këtë sallë do shkaktojnë hutim, një ditë jo të largёt, ndonjë do pyesë, ku kanë ndёrtuar kёta? Cili është fshati i tyre turistik? Ç’ hotel  a markё sallami mban emrin e tyre? Nga ana tjetёr  do të dimё  sa mace  e pishina kanё manjatёt e naftёs, sa qen dhe apartamente kanë ata të kullave, sa lepuj e jahte kanë ata të bankave dhe sa ministra lepuj shёtisnin hanin  e lёpinin buzёt teksa hyzmet bënin në të tilla akçihana. Lajkatarë  e joshёs kur nevoja i thёrret si dёshmorë të interesit, me mure llastiku në vend të lёkurёs sё barkut e cila zgjerohet befasisht pa cak e kufi ata e piskasin shtetin si kone ndaj plakёs që shet domate, ndaj plakut 82 vjeçar, ndaj atij  që proteston kur nga deti me motor i hynë në çadёr dhe i thyejnё brinjёt apo edhe mё keq i mbysin fёmijёn. Ata po e pinë detin me grykёn si gjyryk nga Saranda në Velipojë, nga Shёngjini më Vlorë, nga Dhёrmiu e Palasa në Orikum. Në këtë turravrap babëzie ata nuk janë vetёm”,shprehet demokrati.

Ai u shpreh se shqiptarët sot po ikin nga deti duke mbushur tragetet ndërsa shtoi se në lagje sot nuk e e gjen më berberin, shitësin e një jave më parë ndërsa në lokale shpesh të kap syri njoftimet ku kërkohet kamerier dhe banakier.

“Po Shqiptarёt po ikin edhe nga Deti, po i mbushin tragetet. Në lagje s’e gjen me Berberin, as shitёsin e një jave më parë, te bari ku pi kafenë rutinë shkruhet kёrkojmё banakier dhe kamarier ! Kapitalizmi pa fytyrё njerёzore po e boshatis Shqipёrinë . Qeveria me një fytyrë  sot sjell një ligj për të rregulluar punёt në det, pasi në tokë i kreu të gjitha. Dallgёt fshijnё shkrimet në rërë po jo firmat në letёr.

Rritja e ҫmimit tё energjisё barrё e rёndё për familjet, do zgjidhej pjesёrisht sikur t’i vendosej vetёm pak kufizim luksit tё oligarkёve me paratё publike dhe jo lakun nё fyt shtreses sё mesme. Qeverinë s’e tremb  bajlozi se ai e ka xhan, i ndan gjёrat me tё ndёrsa  Gjergji me të motrёn  kёrkojnё azil në Londёr.

Lexo edhe:

Begaj dekretoi zgjedhjet, Gjekmarkaj: Vendimi një faqe e zezë në kronikën e kapjes së shtetit

“Shumë shpejt pritet masë ndaj një deputeti”/ Karamuço: Një grua çoi bllokun me shënime në SPAK

Dhe sё fundi shteti ynë mbeti pa ushkur,  gati pёr t’u larë në det  ҫullak, pasi hakerat i rrёmbyen ҫdo informacion, çdo shkresё e sekret e bashkё me të edhe dinjitetin rojtarёve të tij, qё s’ka dallgë që ua kthen mbrapsht si traqet nga anijet e mbytura plazheve  dikur motit. Atë që e ka marrë lumi mos e kerkoni në det se deti u bë kos nga keta pas shpines time!!”, shprehet Gjekmarkaj.

 

Etiketa: Agron Gjekmarkajdeputetkuvente rinj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Begaj dekretoi zgjedhjet, Gjekmarkaj: Vendimi një faqe e zezë në kronikën e kapjes së shtetit

19:13 : 01/10/2025
AKTUALITET

“Shumë shpejt pritet masë ndaj një deputeti”/ Karamuço: Një grua çoi bllokun me shënime në SPAK

20:17 : 30/09/2025
AKTUALITET

Gjekmarkaj ironizon Xhafajn: Kryetar që kontrollon kryetarin

12:16 : 29/09/2025
AKTUALITET

Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori

14:25 : 28/09/2025
SHOW BIZ

Modeli shqiptar bën deklaratën e fortë: Një deputet më ka ofruar 100 mijë euro për një natë më të

11:15 : 26/09/2025
AKTUALITET

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025
Para

Duma akuza qeverisë: U vra një 7-vjeçare në Potam, ku është siguria

TË GJITHA

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:33 : 04/10/2025

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

10:20 : 04/10/2025

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com