• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Blinken: Putin të mos lejohet të shkatërrojë rendin ndërkombëtar

20:30 : 22/09/2022
në BOTA

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të ngrihen kundër presidentit rus, Vladimir Putin. Ai paralajmëroi se pushtimi rus i Ukrainës dhe përpjekjet e Putinit për të aneksuar më shumë territor të këtij shteti, janë kërcënim për të shkatërruar rendin ndërkombëtar.

Putin po shtyn katër territoret e kontrolluara nga Rusia në Ukrainë që të mbajnë të ashtuquajturat referendume për bashkëngjitje me Rusinë. Këto votime janë paraparë të nisin më 23 shtator, në mes të konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Vetë rendi ndërkombëtar, që ne jemi mbledhur këtu për ta mbrojtur, po copëtohet para syve tanë. Ne nuk mundemi, dhe nuk duhet ta lejojmë presidentin Putin të mbetet pa u ndëshkuar”, tha Blinken më 22 shtator.

Blinken tha se mbështetja ndërkombëtare për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainën duhet të mbrohet me rendin ndërkombëtar, ku asnjë shtet nuk mund të ndryshojë kufijtë e një shteti tjetër përmes forcës.

“Nëse dështojmë që ta mbrojmë këtë parim, që Kremlini po e shkel në mënyrë flagrante, ne dërgojmë një mesazh tek agresorët kudo, se ata mund ta injorojnë atë po ashtu. Ne vëmë çdo shtet në rrezik”, tha ai.

Lexo edhe:

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

Blinken tha se Putini tha se me dhunë po tenton të “çrrënjosë” mijëra ukrainas dhe po detyron shtetasit rusë që të manipulojnë rezultatet e votimeve të kësaj jave mbi aneksimin, duke e quajtur këtë “strategji djallëzore”. Kryediplomati amerikan po ashtu tha para Këshillit se ka prova “në rritje” të krimeve të luftës të rusëve në Ukrainë dhe shtoi se mbështet përpjekjet ndërkombëtare për të mbledhur dhe hetuar këto dëshmi. Ai tha se dhuna është pjesë e sjelljes së ushtarëve rusë dhe nuk bëhet fjalë për incidente të izoluara.

OKB-ja “duhet të mbajë përgjegjës personat që kanë kryer këto krime”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dhe prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, pritet që të njoftojnë anëtarët e Këshillit të Sigurimit lidhur me krimet e mundshme të luftës në Ukrainë. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesit e disa shteteve të bllokut dhe Bjellorusia, pritet që të flasin për këtë temë.

Shefi i Prokurorisë për krime lufte të Ukrainës ka deklaruar se autoritetet po hetojnë pothuajse 26.000 raste të dyshuara të krimeve të luftës qëkur Rusia nisi pushtimin në shkurt. Ukraina ka ngritur akuza për krime lufte ndaj 135 personave dhe zyrtarët së fundmi kanë thënë se kanë zbuluar varreza të reja masive. Në këto varreza është thënë se disa nga viktimat kanë pasur duart e lidhura pas shpine. Këto zbulime janë bërë pasi forcat ukrainase rimorën kontrollin e qytetit lindor të Izjumit. Rusia mohon se shënjestron civilët dhe i ka cilësuar akuzat si shpifje.

Takimi i 22 shtatorit i Këshillit të Sigurimit shënon herën e 20-të që ky trup është takuar këtë vit për të diskutuar luftën në Ukrainë. Pavarësisht pushtimit të paprovokuar rus dhe akuzave se forcat ruse mund të kenë kryer krime lufte, ky Këshill nuk ka mundur të ndërmarrë ndonjë vendim të rëndësishëm, pasi Rusia ka fuqinë e vetos. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar që Rusisë t’i hiqet e drejta e vetos në OKB./ REL

Etiketa: Antony BlinkenLuftaPutin

Lajme të lidhura

BOTA

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

19:03 : 23/10/2025
BOTA

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

18:40 : 23/10/2025
AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

17:56 : 21/10/2025
BOTA

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

19:04 : 20/10/2025
BOTA

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025
Para

Largime nga Rusia, çmimi i biletave arrin 9 mijë dollarë (VIDEO)

TË GJITHA

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025

Krizë stafi/ Italianët vërsulen të marrin infermierët shqiptarë

14:56 : 25/10/2025

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
Viktima

Po kontrollonte punimet e një ure, inxhinieri bie nga lartësia dhe humb jetën! Arrestohet drejtuesi teknik

14:14 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com