• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Albin Kurti: Ndaj meje u planifikuan 3 atentate vitin e kaluar

15:47 : 21/09/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi se vitin e kaluar ishte në dijeni të planeve për tri atentate kundër tij, dhe shtoi se nuk e di sa i sigurt është, por që ndihet i sigurt. “Sa jam i sigurt nuk e di, por unë mundem t’iu konfirmoj se ndihem i sigurt. Ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që i marrin masat adekuate. Është e vërtet që unë kam qenë në dijeni të planit për ato tri atentatet, por e keni pa edhe nga informacioni që ka dal, se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit”, tha Kurti gjatë një komunikimi publik.

Ai u pyet lidhur me të ashtuquajturën “kornizë të re” të dialogut me Serbinë, por që nuk pranoi ta komentojë. “Qarkullojnë dokumente të ndryshme, por unë besoj se nuk është e dobishme dhe e drejtë që unë t’i komentoj ato. Dokumente të cilat nuk kanë autorë por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve. Mirëpo dialogu ku unë marrë pjesë janë ato bisedime e takimeve në Bruksel dhe vetëm atje dokumentet që prodhohen duhet t’i merrni si zyrtare dhe të denja për t’u komentuar nga ana ime dhe unë nganjëherë do të thosha edhe nga ana juaj. Nuk është mirë të bëjmë komente për komente, autori i të cilave nuk dihet”, tha Kurti.

Pas publikimit të e-mail-eve të ish-drejtorit të policisë, Gledis Nano, u gjet një dokument ku Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë raportonte se kishte zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.

Në dokument e vitit 2021, theksohej se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

“I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës”, thuhej në dokument.

Lexo edhe:

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

Sipas Policisë Shqiptare, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezullua urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës. Po ashtu, në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në 4 muajt e ardhshëm.

Etiketa: albin kurtikosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
RAJONI

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kurti: Po përpiqem të edukoj Ramën dhe ndërkombëtarët me aftësitë e mia

10:43 : 28/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025
RAJONI

Nuk fitoi mbështetjen në Kuvend për mandatin e tretë, Kurti paralajmëron zgjedhje të parakohshme

18:49 : 27/10/2025
Para

Sulmet kibernetike, një ekip i NATO-s vjen në Shqipëri

TË GJITHA

Erion Veliaj në Kushtetuese, nis seanca në gjykatë/ LIVE

10:09 : 31/10/2025

Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore, Irani reagon ashpër: Veprim i papërgjegjshëm

10:03 : 31/10/2025

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

09:53 : 31/10/2025

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025

Me pranga në duar, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese Erion Veliaj

09:32 : 31/10/2025

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com