• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Miss Hungaria: Ja si u mashtrova nga “biznesmeni” që më ofroi kontratë modelimi

08:53 : 19/09/2022
në SHOW BIZ

Fituesja e Miss Universe Hungaria 2021, Jazmin Viktoria, ka rrëfyer se si ra pre e një rrjeti trafikantësh në Maqedoninë e Veriut. Ajo ka treguar se kishte aplikuar në një agjenci modelimi në shtetin e Ballkanit Perëndimor, por u detyrua të largohej për shkak se ra në një rrjet trafikantësh të qenieve njerëzish apo organesh.

Autoritetet ndërkohë kanë nisur hetimet për të gjetur personin e prezantuar si biznesmen, me të cilin komunikoi Jazmin.

“Më kërkuan të modelja për një koleksion veshjesh, jo vetëm unë, gjithsej 12 modele nënshkruan kontratë. Ekipi ishte ndërkombëtar, ne diskutuam detajet duke shkëmbyer mesazhe në një grup të përbashkët. Më në fund, një muaj më parë arrita në Maqedoninë e Veriut, në bregun e liqenit të Ohrit pranë kufirit shqiptar”, tha ajo për ngjarjen që pretendohet se ka ndodhur 1 muaj më parë.

Më pas rrëfeu se personi që e mashtroi fillimisht ishte i sjellshëm me të, por më vonë situata u përkeqësua.

Lexo edhe:

Grupet shqiptare zgjerojnë rrjetin e kokainës, trafik në rritje nga porti i Durrësit

Goditet rrjeti i trafikantëve në Itali, mes të arrestuarve dhe një shqiptar (EMRI)

Modelja tha se i morën pasaportën kur mbërriti në hotel dhe kudo që shkonte ishte e shoqëruar gjithmonë me dikë dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa punëdhënësi i saj u bë papritur i dhunshëm.

“Ai donte të më përqafonte, më kërkoi t’i jepja një puthje, m’u afrua pak me dhunë, por unë nuk pranova. Ai papritmas u kthye nga unë dhe më tha: Nëse të vras pikërisht këtu e të hedh në liqen, askush nuk do ta dijë se ku ke përfunduar për 20 vite. U tremba, por nuk tregova. Piva gy gota verë dhe pas kësaj nuk më kujtohet asgjë nga mbrëmja, ndoshta kanë hedhur diçka në pije, isha në gjendje të pavetëdijshme”, tregoi Miss-i.

E pyetur nëse mendonte se ishte abuzuar seksualisht atë mbrëmje apo nëse ndodhi diçka për të cilën nuk do të ndihej krenare, u përgjigj: “Shpresoj që jo…”

Më vonë, ajo njoftoi të atin në lidhje me atë çfarë po ndodhte.

“Meqenëse shkoja për shëtitje çdo ditë, zgjodha këtë taktikë. Lashë gjithçka në hotel dhe u largova”, shtoi Jazmin Viktoria, e cila arriti të fshihej falë bashkëpunimit të autoriteteve dhe më në fund babai i saj e solli në shtëpi.

Jazmin Viktória zbuloi se Interpoli filloi hetimet pas denoncimit të njërës prej vajzave dhe për një javë pasi u kthye në shtëpi, ajo nuk ishte në gjendje as të fliste për çfarë kishte ndodhur. Por, sipas saj, burri e ka gjetur edhe në rrjetet sociale, ku ndër të tjera e kërcënon me regjistrime komprometuese, ndaj nuk guxon të jetojë e qetë për momentin.

“Sipas autoriteteve, jeta ime ishte në rrezik, ata mendojnë se donin të më shisnin te trafikantët e qenieve njerëzore apo organeve. Unë nuk guxoj të shkoj askund vetëm, po të shoh një person që i ngjan atij, pothuajse më ndalet zemra, kam shumë frikë”, tha ajo.

Etiketa: Jazmin ViktoriaMiss Universe Hungaria 2021rrjet trafikantesh

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Grupet shqiptare zgjerojnë rrjetin e kokainës, trafik në rritje nga porti i Durrësit

08:04 : 25/11/2022
BOTA

Goditet rrjeti i trafikantëve në Itali, mes të arrestuarve dhe një shqiptar (EMRI)

17:17 : 27/10/2022
AKTUALITET

Miss-et bien në duart e trafikantëve në Ohër, shqiptari i josh me kontrata modelimi

09:27 : 19/09/2022
Para

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Në Shqipëri, problem korrupsioni dhe prokurimet

TË GJITHA

Trump: Ekziston një çështje e madhe që pengoi marrëveshjen me Putin

08:26 : 16/08/2025

Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:23 : 16/08/2025

Këmbimi valutor 16 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 16/08/2025

Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë

08:08 : 16/08/2025

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com