• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kastrati shet koncesionin e Aeroportit të Tiranës për 45 milionë euro…te vetja

08:10 : 19/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Kompania koncesionare e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës ka regjistruar këtë muaj një ndryshim të ri të pronësisë direkte.

Mbështetur në dokumentacionin e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania Tirana International Airport është shitur nga Kastrati Group tek Kastrati Aviation Holding. Kompania blerëse është themeluar në prill të këtij viti dhe kontrollohet në masën 100% nga i njëjti pronar i Kastrati Group, biznesmeni Shefqet Kastrati.

Në parim, transferimi i pronësisë mes dy kompanive që kanë të njëjtin pronar apo përfitues nuk është praktikë e panjohur dhe mund të ketë arsye apo qëllime të ndryshme.

Në kontratën e shitjes, argumentohet se “është bërë gjithnjë e më evidente se realizimi i synimit për një aeroport modern e bashkëkohor, kërkon përveç kapaciteteve financiare edhe njohuri të posaçme menaxhimi e drejtimi, të lidhura ngushtësisht me industrinë e aviacionit civil, e për këtë arsye, e bën të domosdoshme që administrimi i veprimtarisë së lidhur me koncesionin e TIA, të realizohet nëpërmjet një shoqëri me objekt të posaçëm aktiviteti, të lidhur ngushtësisht dhe vetëm me fushën e aviacionit civil”.

Ekspertët e konsulencës financiare të pyetur nga Monitor shprehen se transferimi i pronësisë mbi një kompani brenda të njëjtit përfitues në teori mund të bëhet për arsye të ndryshme, duke filluar nga nevojat e menaxhimit, sigurimi i financimeve, ofrimi i garancive, diversifikimi i rreziqeve, etj.

Lexo edhe:

Arrestohen në Rinas dy të rinj turq, tentuan të fluturojnë drejt Anglisë me pasaporta false

Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave

Çmimi i shitjes i përcaktuar në kontratë ka vlerën e 45 milionë eurove, që në pamje të parë duket i pazakontë për një transferim pronësie të aksioneve mes dy shoqërive që kanë të njëjtin përfitues. Në raste të ngjashme, zakonisht ndryshimi i pronësisë mbi kuotat bëhet nëpërmjet një marrëveshje transferimi të bazuar në shitjen me një çmim simbolik ose dhurimi.

Në kontratën e shitjes thuhet se “çmimi i shitjes…do të paguhet prej blerësit në disa këste, përmes burimeve ekonomike të cilat do të realizohen nga blerësi, të gjeneruara kryesisht si rezultat i veprimtarisë ekonomike të TIA. Palët me një marrëveshje të veçantë mund të detajojnë mënyrën e pagimit të çmimit të përcaktuar në këtë kontratë.”

Kastrati Group e pati blerë kompaninë TIA në fund të vitit 2020, për një çmim prej 71 milionë eurosh, ndërsa sot po e rishet tek një kompani me të njëjtin përfitues, për një çmim më të ulët, 45 milionë euro.

Aksioneri i vetëm, Kastrati Group, ka raportuar në bilancin e vitit 2021 dividendë të përfituar nga TIA për një vlerë të përgjithshme prej afërsisht 4 miliardë lekësh (rreth 33 milionë euro) nga fitimet e mbartura të TIA. Duke shtuar edhe çmimin e parashikuar në kontratë prej 45 milionë eurosh, Kastrati Group ka marrë tashmë mbrapsht rreth 78 milionë euro në më pak se dy vjet, rreth 7 milionë euro më shumë se çmimi i blerjes në vitin 2020.

qeveria shqiptare, nëpërmjet organit shtetëror të autorizuar, ka miratuar shitjen e re të aksioneve të TIA. Në përgjigjen e tyre, ministret Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj kanë shprehur dakordësinë e tyre për transferimin e aksioneve dhe kanë përsëritur gatishmërinë e Organit Shtetëror të Autorizuar për të vijuar bashkëpunimin në funksion të mbarëvajtjes së marrëveshjes koncesionare.

/Monitor.al/

Etiketa: Aeroporti i Rinasitkastratirinas

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestohen në Rinas dy të rinj turq, tentuan të fluturojnë drejt Anglisë me pasaporta false

17:05 : 21/06/2025
AKTUALITET

Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave

19:29 : 17/06/2025
AKTUALITET

Ishte nisur me armë drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas/ EMRI

09:45 : 17/06/2025
AKTUALITET

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025
AKTUALITET

Solli një valixhe me drogë nga Tajlanda, arrestohet 39-vjeçari në Rinas/ EMRI – FOTO

11:16 : 26/05/2025
AKTUALITET

Fëmija 2 vjeç bie nga lartësia në Rinas! Një adoleshente konsumon mbidozë medikamentesh

12:23 : 23/05/2025
Para

Mbretëresha Elizabeth dërgohet në banesën e fundit sot

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com