• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jashtë plehrë”/ Zbulohet sherri me drejtorin e policisë, Panganika ofendoi vartësin

16:19 : 19/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Grupi i hakerave “Homeland Justice” ka publikuar këtë të hënë një sërë dokumentesh dhe të dhënash të konsideruara “sekret” nga posta elektronike e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos.

Në mesazhet elektronike sekrete drejtuar, Gledis Nanos të publikuara nga hakerat, është zbuluar edhe një sherr i ndodhur në zyrën e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika dhe shefit të Sektorit Ekonomik, Haxhi Bala.

Në email-i zyrtar, Haxhi Bala i shpjegon Gledis Nanos se si është ofenduar duke u quajtur “plehrë” dhe më pas është përzënë nga zyra e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika.

Ai shpjegon se Panganika e kishte telefonuar duke i kërkuar të paraqitej në zyrën e tij për ta sqaruar në lidhje me disa praktika te dërguara për nënshkrim. Por në momentin kur është futur në zyrë, pretendon se Drejtori i Policisë së Tiranës, “më përsëriti disa herë pyetjet dhe më kërkoi një informacion për të njëjtin problem, qe e sqarova.”

Haxhi Bala tha se pasi e sqaroi për gjithçka, iu drejtua: “Drejtor po me lodh, unë i thashë jam asistenti yt i drejtpërdrejtë për shërbimet qe mbuloj dhe drejtoj. Nëse nuk ekziston besimi, ma thuaj te bej kërkesë dhe te iki. Kaq ishte dhe shpërtheu, me fyerje.” Haxhi Bala në email-in dërguar Gledis Nanos i kërkonte që ta emëronte diku tjetër.

Lexo edhe:

Sherr gjatë natës në Lushnje, tre të plagosur me thikë

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

“Aktualisht jam shume, shume keq emocionalisht dhe i fyer, ndërkohë nuk me behet te hap as zyrën dhe as te komunikoj me vartësit. Unë e di qe Ai është Drejtor, mund te këtë dhe suport, por, nuk mund ta lejoj qe sot ndaj meje te përdoret ky zhargon, i denje as për një njeri te rëndomtë. Nuk vazhdon më kështu, por me emëro diku tjetër përkohësisht, pasi e kam pamundur te vazhdoj”, shkruhet në email.

E-mail dërguar Gledis Nanos nga Haxhi Bala

Pershendetje Zoti Drejtor,

Ju informoj se sot me date 22.12.2021, me ka ndodhur ajo qe nuk me ka ndodhur nga data 03.07.1990, qe kam filluar pune.
Ne orën 12:24, me telefonon Titullari i njësisë Zoti Lorenc PANGANIKA, ne lidhje me disa praktika te dërguara për nënshkrim.
Ngjitem lart ne zyra e Titullarit, dhe po e sqaroja për praktikat e dërguara, konkretisht, për praktiken me objekt: Trajtimin me ushqim te te ndaluarve dhe arrestuarve deri ne sqarimin e pozitës se tyre, për shkak se kontrata përfundon me date 31.12.2021.
Gjate sqarimit, pyetje-përgjigje te karakterit sqarues, me shume mosbesues se sa shterues, duke i marre me radhe termat e përdorur, referenca ligjore, kush merr pjese ne procedure, hidhet ne sistem apo jo, etj, normale deri këtu. Pas përsëritjes disa here te pyetjeve, Drejtori Vendor i Policisë, Zoti PANGANIKA, me kërkoi një informacion për te njëjti problem, qe e sqarova, duke i sjelle ne vëmendje se: Praktika (Memo, Informacion, Relacion, Justifikime për përzgjedhjen e procedurës, shkresa) ja ku janë dhe ja ve ne dispozicion: ju kam bere me dije; i ke nënshkruar dhe keni lënë detyra, dhe paralelisht duke e mbajtur te informuar ne kohe reale Titullarin e njësisë.
Zoti Drejtor,

ndërkohë nga ky qëndrim, duke menduar se kisha dy jave qe punoja intensivisht për këtë procedure, sepse rrezikojnë te mbeten pa trajtim me ushqim personat e ndaluar dhe arrestuar deri ne sqarimin e pozitës se tyre; duke mbajtur komunikime intensive me:
Agjencinë e Blerjeve te Përqendruara, ne Ministrinë e Brendshme,
Agjencinë e Prokurimit Publik,

Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, ne DPPSH, dhe pas këtij angazhimi disa ditor, ne funksion te përmbushjes se detyrës, sot, me date 22.12.2021, ne Sistemin e Prokurimeve te Elektronike, u botua publikimi i procedurës se përzgjedhur (e them me shume sinqeritet u gëzova, pasi mendova dolëm nga ngërçi), dhe ndërkohë paralelisht kam mbajtur te informuar ne kohe reale Titullarin e njësisë, dhe pasi e sqarova për gjithçka, vazhdova: Drejtor po me lodh, unë i thashë jam asistenti yt i drejtpërdrejtë për shërbimet qe mbuloj dhe drejtoj.
Vazhdova: Nëse nuk ekziston besimi, ma thuaj te bej kërkesë dhe te iki. Kaq ishte dhe shpërtheu, me fyerje:
Dokumentet qe kishim dy jave qe punonim, mi hodhi fytyrës; vijoji duke me quajtur plehre; dil jashtë nga zyra; mos ta shoh surratin; kjo, ne zyrën e shtetit, për punën e shtetit, me punonjësin e shtetit.

I thashë: Ruaj qetësinë dhe mos fyej, sepse po i kthen personale. Dola nga zyra dhe zbrita ne zyre, thjesht për te mos agravuar situata me shume.

Nuk e kam provokuar (fatkeqësisht nuk kisha prezent te tjerë), përkundrazi kam qene i qete, shume institucional, duke respektuar rregullat e etikes dhe komunikimit, duke i thënë: Aktualisht jam shume, shume keq emocionalisht dhe i fyer, ndërkohë nuk me behet te hap as zyrën dhe as te komunikoj me vartësit
Unë e di qe Ai është Drejtor, mund te këtë dhe suport, por, nuk mund ta lejoj qe sot ndaj meje te përdoret ky zhargon, i denje as për një njeri te rëndomtë.
Zoti Drejtor,
unë e kuptoj, ka 2 muaj qe mban këtë qëndrim, nuk vazhdon me kështu, por me emëro diku tjetër përkohësisht, pasi e kam pamundur te vazhdoj.
Kaq sa për informacion, sepse mundet qe edhe Titullari i njësisë, mund te beje te njëjtën gjë.

Duke Ju falënderuar dhe kërkuar mirëkuptim për çdo shqetësim

Shefi i Sektorit Ekonomik
Haxhi BALA

Etiketa: dokumente sekretgledis nanoLorenc Panganikasherr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr gjatë natës në Lushnje, tre të plagosur me thikë

08:37 : 27/10/2025
AKTUALITET

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025
AKTUALITET

“Nëse s’vjen në orën 6…”/ Djali i drejtoreshës së ZVA-së kërcënon mësuesin për një postim në FB

21:02 : 21/10/2025
AKTUALITET

E godet me kosore në kokë dhe i thyen krahun, 56-vjeçari “masakron” një 39-vjeçar në Bushat

10:10 : 18/10/2025
AKTUALITET

Sherri në Durrës/ 37-vjeçari dhunon dy kushërinj dhe qëllon me armë në ajër, arrestohet (Detaje)

10:31 : 17/10/2025
AKTUALITET

Sherr i dhunshëm në Durrës, përfundojnë në spital disa persona

09:58 : 17/10/2025
Para

Kukësi-Partizani/ Rikthehet baraspesha, Daci ndëshkon kryeqytetasit (Video)

TË GJITHA

“Drejtësia e Ramës ka dështuar”, Ahmetaj: Armiqtë e tij tërhiqet zvarrë

21:04 : 27/10/2025

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

21:04 : 27/10/2025

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025

Trupat e palestinezëve të kthyer nga Izraeli mbajnë thuajse të gjithë shenja torture

20:45 : 27/10/2025

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025

Nga “ftesa” për Ahmetajn, tek Balluku dhe dosjet e bujshme/ Altin Dumani raporton në Kuvend

20:16 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com