Një tjetër dokument sekret i publikuar nga hakerat në rrjetet sociale këtë të Hënë ka të bëjë me bosin turk të kriptmonedhave Faruk Ozer.
Dokumenti mban datën Janar 2022, para arrestimit të turkut dhe lënien e tij në qeli me qëllim ekstradimin drejt shtetit turk dhe tregon hedh dritë mbi bashkëpunëtorët e dyshuar të Ozer në vendin tonë.
Po ashtu, jepen të dhëna mbi hyrje-daljet e tij në territorin e vendit tonë dhe lëvizjet e dyshuara të turkut.
Informacioni i është dërguar Gledis Nano-s, ish-kreu i Policisë së Shtetit nga drejtuesi i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj.
Dokumenti
Në dokument thuhet: Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me datë 27.04.2021, ka regjistruar procedimin penal me Nr.2952 të vitit 2021 për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b/2 i K.Penal pas materialit të referuar nga Njësia “C” Hetimi Krimit Kompjuterik.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme dhe provave të administruara ka rezultuar se: Nga Drejtoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me shkresë Nr.863 Prot. datë 26.04.2021 jemi njoftuar paraprakisht se: Autoritetet gjyqësore të Stambollit, Turqi, kanë filluar procedimin penal Nr. 2021/78709, datë 22.04.2021, në ngarkim të shtetasit turk Faruk Fatih OZER, i datëlindjes 17.02.1994, i biri i Zulkuf dhe i Nursel, pasi dyshohet për veprën penale të “Mashtimit kompjuterik në rrethana rënduese”.
Ky shtetas në vitin 2017 ka krijuar një platformë elektronike të monedhave të kriptuara të quajtur THODEX, për shkëmbimin e monedhave virtuale (crypto currency). Nëpërmjet kësaj ka mashtruar rreth 391 mijë anëtarë të saj. Pasi ka grumbulluar asete dixhitale në vlerën e rreth 2 bilion dollarë, ky shtetas ka pezulluar/bllokuar platformën në fjalë dhe në datën 20.04.2021 është larguar nga Turqia.
Në datën 20.04.2021, ky shtetas ka hyrë në territorin e RSH, kjo e verifikuar nga disa adresa IP, të datave 21, 22 dhe 23.04.2021. Numri i telefonit të përdorur nga shtetasi Faruk Fatih OZER, në Turqi, është +905530751907, me IMEI 35390210176886.
Dyshohet se i dyshuari ka komunikuar me numrat e telefonit shqiptar +355686088740, në datën 05.04.2021, ora 13:15 dhe +355689088808, në datën 24.04.2021, ora 22:07.
Nga këqyrja e sistemit Tims rezultoi se ky shtetas ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 20.04.2021 ora 20.53 më linjën Air Albania, si edhe është shpallur person në kërkim nga ZQK Interpol me Nr. ek5890kl/8 Prot. Datë 23.04.202, pasi kërkohet nga autoritetet turke, të cilët e kanë shpallur shtetasin Faruk Fatih OZER në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe.
Sipas informacioneve ky shtetas ka komunikuar me shtetasin E.H., i cili ka patur në përdorim numrin +355xxxx88740. Lidhja e tij ka pritur shtetasin turk Faruk Fatih OZER në aeroportin e Rinasit rreth ores 21.00 dhe të dy janë larguar me mjetin BMW me ngjyrë të bardhe më targa AA 966 MS në pronësi të shtetasit E.H. verifikuar nga sistemi i verifikimit të gjobave ne Tims. Gjithashtu gjatë datave 20.04.2021 dhe 26.04.2021 shtetasi E.H. ka komunikuar me shtetasin A.C. me numrin e telefonit 06XXXX1007.
Për gjetjen e vendodhjes se personit në kërkim shtetasit turk Faruk Fatih Ozer janë vendosur disa numra telefonik në përgjim të cilët kanë komunikuar me shtetasin E.H., personi që ka pritur shtetasin turk në Shqipëri.
Nga informacionet e marra shtetasi A.J., i cili përdor numrin e telefonit celular 06XXXX3888 dyshohet e mund ta ketë strehuar për një periudhë shtetasin turk Faruk Fatih OZER. Më datë 04.05.2021 atij i është marrë deklarim për persona që tregojnë rrethanat e ngjarjes, por nuk kishte gjë më interes për hetimin.
Me autorizimin e lëshuar nga prokurori i çështjes datë 27.04.2021 janë marrë pamjet filmike nga terminali i aeroportit të Rinasit si edhe në ambjentet e parkimit të aeroportit dhe i është bërë kqyrja e pamjeve filmike e tyre ku vihet re ardhja e shtetasit Faruk Faith Ozer më datë 20.04.2021 rreth ores 20.53 dhe më pas është larguar me një person që e ka pritur ne Rinas me automjetin tip bmë e bardhë me targa AA 966 MS (në pronësi të shtetasit E.H.), person i identifikuar nga ana jonë si shtetsi A.C.
Në raportet e vëzhgimit të datave 28.04.2021, 02.05.2021, 04.05.2021 ku është mbajtur në vëzhgim shtetësja F.T. e dashura e shtetasit E.H. nuk u konstatua që ata persona të takohen. Në raportin e vëzhgimit datë 27.04.2021 vihet re se automjetin me targa AA 1xx GK rreth orës 11:12 drejtues mjeti ka qenë shtetasi M.J..
Më datë 05.05.2021 është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit shtetasi A.C., i cili ndër të tjera ka spjeguar se me shtetasin E.H. njihet që në fëmijeri dhe me datë 20.04.2021 e ka marrë në telefon ai dhe i ka thënë të shkonte të merrte në Rinas një shtetas turk, por që emrin sipas tij nuk ja dinte, por do ta kërkonte me emrin “Erkan” të cilin e ka marrë në Rinas me mjetin e E. BMW ngjyrë e bardhë me targa AA 966 MS dhe e ka lënë tek hotel Mondial. Më pas ai është kthyer në Durrës.
Të nesërmen i ka dhënë makinën E. në Tiranë ku e ka takur tek hotel Mondial ku E. ishte se bashku me shtetasin turk, i cili më pas është identifikuar nga ai si Faruk Fatih Ozer. Pasi e kanë lënë në qytetin e Durrësit, E. është larguar së bashku me shtetasin turk. Nga deklarimi del sel shtetasi A.C. nuk ka patur dijeni se shtetasi turk ishte në kërkim ndërkombëtar, gjë të cilen e ka marrë vesh nga mediat. Gjithashtu ai sqaron se nga frika e ka hedhur telefonin e tij se bashku me numrin që ka patur në përdorim 06xxxxx007. Ai sqaron se ka njohje edhe me shtetasin A.D., i cili është djali i dajës së E.
Pas kërkesës së prokurorit me vendim Nr.1092 datë 20.10.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë lëshoi vendimin për kryerjen e kontrollit të banesave dhe vendeve për 14 shtetas.
Nga kontrollet e kryera nuk u gjet as personi në kërkim ndërkombëtar Faruk Faith Ozer, dhe as shtetasi E.H.
Me datë 21.09.2021 shtetasi E.H. është konstatuar nga shërbimet e policisë duke hyrë tek hotel “Mondiali” dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.2.
Lidhur me këtë shtetas ekzistonte dyshimi arsyeshëm se do të vazhdojë të përkrahë shtetasin Faruk Faith Ozer dhe rreziku i ikjes dhe mos gjetjes së personit sërisht për nevoja hetimi dhe Për arsyet e mësipërme dhe në mbështetje të nenit 253 në pikat 1 dhe 2 të K.Pr.Penale u krye ndalimi me inisiativë i shtetasit E.H.
Dëshmia
Shtetasi E.H. ju mor deklarim nga persona ndaj të cilëve zhvillohen hetime në prani të avokatit ku sqaroi se më datë 20.04.2021, i ka telefonuar një miku i tij nga Turqia, me emrin Murat, mbiemri i të cilit nuk i kujtohej, dhe i ka thënë se duhet të merrte një shtetas turk në Rinas. Sipas Muratit, ky shtetas e kishte emrin Erkan, pra nuk ja ka prezantuar me emrin Faruk Ozer. Ai duke qënë se kishte konsumuar alkool gjatë ditës nuk mund ta merrte përgjegjësinë e timonit dhe ka kontaktuar shokun e tij të fëmijërisë, shtetasin A.C., të cilit i ka thënë se duhet të shkonte në aeroportin e Rinasit, pasi do të vinte një shtetas turk me emrin Erkan. Pasi Altjani e ka marrë shtetasin me emrin Erkan, në aeroport, me automjetin tim, tip BMW, me ngjyrë të madh, me targë AA966MS, e ka telefonuar për të më pyetur se ku do ta çoja shtetasin turk. E. nuk e ka hapur dot telefonin, nga konsumi i tepërt i alkoolit, dhe mbaj mënd që i kam thënë çoje të hotel “Mondial”, aty ku i kanë çuar të gjithë turqit e tjerë. Ai sqaron se me shtetasin me emrin Murat është njohur në spitalin e Covid-19, në Stamboll Turqi ku është prezantuar si biznesmen.
Shtetasin turk e ka takuar fillimisht, të nesërmen, ose të pasnesërmen, nuk e mbante mend mirë, pra më datë 21.04.2021, ose më datë 22.04.2021, pasi ka qënë mjaft i pirë. Ai ka marrë në telefon, recepsionin e hotel “Mondial”, dhe është interesuar për shtetasin Erkan. Ata i kanë thënë se nuk ndodhej asnjë shtetas me atë emër në ambjentet e tyre, dhe ai u është prezantuar si Aldo, i cili kishte sjellë një shtetas turk, duke marrë në konsideratë që punëtorët e hotel “Mondial”, atë e njohin. Ata i kanë thënë se shteasi turk nuk e kishte emrin Erkan, por Faruk Ozer.
Ai deklaron se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e shtetasit turk apo për shpalljen e tij në kërkim nga policia turke, por është vënë në dijeni për këtë fakt nga lajmet dhe pas kësaj nuk ka patur më kontakte me të.