• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Misteret e Belindës dhe koteci i nënë Lefkos!

11:22 : 17/09/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, POLITIKE, SOCIALE

Nënë Lefko jeton e vetme në Nartë të Vlorës. Është 81 vjeçe, e thinjur, me njëmijë e një halle mbi supe dhe me një pension që nuk shkon më shumë se 10 mijë lekë në muaj. Për ato pak pula që mbante, tentoi të bëjë një kotec me sipërfaqe 3-4 m2 . Brenda ditës, policia e zbuloi “krimin” e rëndë, mbërritën fugonat dhe makinat me sirena e madje edhe vetë nënkryetari i bashkisë për të arrestuar “kriminelen”, që tentoi të ndërtojë në pronën e vet një ndërtesë të vogël siç ka çdo banor i zonës.

Nënë Lefko u kërkoi policëve t’i jepnin kohë të vishej, të krihte flokët e të lante fytyrën përpara se ta merrnin në komisariat, nuk e dëgjuan. E tërhoqën zvarrë si të ishte Griselda Blanco, apo ndonjë antare e Cosa Nostras. E mbajtën për 4 orë në komisariat duke i ushtruar një dhunë të tmerrshme psikologjike, ndonëse ligji e ndalon shoqërimin në polici të personave mbi 70 vjeç. Sot, nënë Lefko është e frikësuar nga ajo që përjetoi dhe po pret seancën gjyqësore për të mësuar fatin e saj. Sipas avokatit, mund të dënohet nga 6 deri në 12 muaj burg, dënim që mund të kthehet edhe në konvertim si shërbim prove.

Nënë Lefko, 81 vjeçe, në burg për një kotec pulash! E imagjinoni sesa e pamëshirshme është qeveria jonë ndaj armikut të klasave dhe vetë partisë?!

Nga ana tjetër kemi Belindën, një grua të re, e mbushur plot me mistere. Çdo mëngjes krihet, pispilloset, vishet firmato nga koka te këmbët. Ha mëngjes, i cili i kushton aq sa nënë Lefko merr pension në muaj. Jashtë derës së parukerisë, ku vetëm modeli i flokëve i bën 20 mijë lekë në ditë, dyfish sa pensioni i nënë Lefkos, e pret një “Audi A8”. Nuk bën asnjë hap në këmbë, naftën ja paguan nënë Lefko dhe të gjitha nënat shqiptare që kanë punuar për të ndërtuar një arkë për buxhetin e shtetit. Këtë buxhet, Belinda e menaxhon më së miri. Aq pension sa merr nënë Lefko në vit, Belindës i kushtoi vetëm një biftek te Nusreti.

Kjo është Belinda! Belinda kontrollon çdo punim infrastrukturor në Shqipëri, është përgjegjëse për çdo ndërtim me dhe pa leje. Falë punës së saj të palodhur, një 81-vjeçare sot është nën hetim për një kotec pulash ndërsa katet pa leje në mes të Tiranës, pallatin pa leje te Liqeni i Thatë, nuk i sheh, nuk di gjë për to, janë mistere. Kryeministri i Belindës pranoi me gojën e tij se janë 4-5 mijë metra kator pa leje ndërtimi në sheshin “Skënderbej”. Nuk i shohin as ato, janë mister. Vetëm koteci i nënë Lefkos ku nuk mban më shumë se 20 pula nuk është mister për Belindën.

Lexo edhe:

Balluku nesër pritet në SPAK për t’i komunikuar akuzat, sot prezanton drejtorin e ri të Postës Shqiptare

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

Belinda nuk është vetëm, ka Ramën udhëheqës. Ligji në dorën e Ramës, po fut në burg qindra qytetarë që ndërtojnë një kotec, një mur, hapin dy dritare apo riparojnë çatinë e shtëpisë. Ligji në dorën e Ramës po lejon që qendra e Tiranës të mbushet me kulla pa leje, po lejon që oligarkët që u financojnë fushatën të marrin qindra metra katror tokë për të ngritur kulla, pa i hyrë një gjemb në këmbë.

Rama është kryeministër vetëm për Belindën, për nënë Lefkon ai është persekutor. Ligji në dorën e Ramës po u shërben vetëm oligarkëve, jo shqiptarëve!

/Nga Nisma Thurrje/

Etiketa: belinda ballukundertimet pa lejeNisma Thurrje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku nesër pritet në SPAK për t’i komunikuar akuzat, sot prezanton drejtorin e ri të Postës Shqiptare

10:17 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

15:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Miliona euro shkelje në tendera”/ Bardhi: Balluku nën hetim, por vijon të jetë numri dy i qeverisë

11:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Blackberry i Evis Berberit zbardh aferën e tunelit të Llogarasë. Hija e Ballukut në dosjen e SPAK

20:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

15:54 : 28/10/2025
Para

Sulmet kibernetike, Rama: Synohej shkatërrimi total i sistemit, zhdukja e të dhënave

TË GJITHA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025

Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar

15:14 : 30/10/2025

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025

Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

14:29 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com