• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Varka le të fusë ujë, turiri shkon përpara

19:58 : 13/09/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE

Nga Av. Dorian Matlija

Dje lexova një shkrim që thoshte se numri i nxënësve ka rënë gati tre herë krahasuar me vitet 94-95. M’u kujtua një këngë e dikurshme e një këngëtari të lezetshëm BBF-je, Artan Shqalla. Një varg i këngës thoshte “Nëse varka të fut ujë, duhet notin ta mësosh”. Por ja që ka edhe raste kur varka të fut uje dhe kaq. Varja notit. Mësohu të mbytesh.

Në vitin 1990, në Shqipëri lindën 82.000 fëmijë dhe vdiqën 18.000 njerëz. Pavarësisht rritjes natyrore me 64.000, popullsia në vitin 1991 u pakësua me 20.000 për shkak të emigracionit masiv. Çdo vit lindën më pak e vdiqën më shumë deri sa erdhëm te viti 2021 kur në Shqipëri lindën vetëm 27.000 fëmije (tre herë me pak se para tre dekadash) dhe vdiqën 30.000 njerëz, pa llogaritur fare emigracionin neto që ishte mbi 23.000. Çdo vit popullsia jo vetëm tkurret, por edhe plaket. Çdo vit popullsia jonë plaket mesatarisht me gjysëm viti. Që prej vitit 2002 ritmi i lindjeve ra poshtë normës 2.1 që është norma e zëvendësimit të brezave.

Me këto ritme, duke u pakësuar nga emigracioni që po shtohet dhe duke mos bërë fëmijë (sot fertiliteti është 1.3 fëmijë për grua, me ritme gjithmonë e më të keqinj, si e gjithë bota perëndimore, imagjinojeni se si do jetë Shqiperia pas 20 vjetësh. Imagjinoni pak edhe se si do shiten gjithë ato pallate e fshatra turistike që sot shumë njerëz i blejnë me qëllim investimi dhe jo përdorimi vetjak, a thua se do vjelin qira pa fund dhe pas 20 vitesh do vijnë sheikët tua blejnë. Imagjinoni se sa pak do kemi mbetur këtu mes pleqve, kur rinia do ketë çarë ferrën. Imagjinoni se sa shumë do na duhen ato hidrocentralet e Skavicës, Shushicës, Langaricës, kur do kemi mbetur aq pak sa nuk do na duhet gjitha ai korent dhe për më keq korenti nuk do vijë dot se nuk do ketë mjaftueshëm teknikë mirëmbajtjeje. Imagjinoni se sa njerëz do kenë mbetur të punojnë tokat e të mbajnë bagëti dhe sa ushqim do kemi nëpër tryeza (po nuk ndodhi ndonjë habi teknologjike që do prodhojmë ushqim nga argjili). Imagjinoni se sa vështirë do jetë të gjesh ndonjë mjek, teknik kondicioneri apo gomist për makinën. Imagjinoni sa pak lekë do mblidhen për pensionet, sa nuk do dalë as për t’i marrë erë farmacisë e jo për të blerë ilaçe, gjithmonë nëse do kenë mbetur ca farmacistë vërdallë dhe nuk do kenë çarë ferrën edhe ata për Kanada. Imagjinoni se sa te rinj do kenë mbetur që të punojnë për të shlyer atë borxhin e famshëm publik që vetëm rritet. Imagjinoni se sa kot do duken “liket” e Instagramit nëse nuk ka teknikë për të rregullu transformatorin e lagjes dhe nuk hyn dot në internet, apo tubin e ujit të shpuar dhe nuk bën dot dush për të dalë më mirë në foto.

Dhe më e keqja është që, sado që politika jonë te çirret, emigracionin nuk do e ndalë dot askush sepse tashmë është politikë zyrtare e shteteve perëndimore që të zgjidhin krizën e vet demografike (sepse edhe ata nuk bëjnë fëmijë) duke thithur emigrantë për të bërë punët, për të paguar sigurimet që duhet të marrin pensionistet e tyre, për të mirëmbajtur infrastrukturën dhe shërbimet e tyre jetike. Pa emigrantë, shtete si Gjermania, Italia, Spanja, Kanadaja, etj, do kolapsojnë. Çfarëdo që të bëjmë ne, perëndimi do na konkurrojë pa mëshirë sepse është në pikë të hallit për njerëz të rinj. Apo do marrim edhe ne emigrantë? Jemi vërtet aq atraktivë sa të joshim rininë e Bangladeshit që të vijë për një jetë më të mirë te Ali Demi, apo te rrapi i Libohovës? Nuk e di, por vështirë do e kemi nëse mes nesh do kemi pleq zevzekë që bëjnë shqiponjën sa here luan kombetarja… Vështirë gjithashtu të shpresosh të thithësh emigrantë afatgjatë nëse je vend që më shpejt plakesh sesa pasurohesh…

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Politika jonë nuk do zgjidhë dot as krizen e moslindjeve sepse çdo shtet që e ka provuar nuk ja ka dalë dot. Mbase sepse besojnë akoma ato teoritë e dështuara të profesoreve tutkunë që bëjnë be e rrufe se çdo gjë te njeriu është produkt i konstrukteve sociale dhe nuk shohin shkaqet, apo më keq, i shohin shkaqet por nuk kanë kurajo të flasin për to se pastaj mund të hiqen nga borderotë. Sigurisht që do dëgjojmë edhe perla politikanësh populistë se si ne do ftojme gratë të lindin me guxim (e kuptoj, nuk ke faj që qesh), por pastaj kur të shihet se nuk u zgjidh problemi, do vazhdojnë me variantin “kalova lumin, ti e di vetë për kalin”.

Tani le të vazhdojmë te hallet e përditshme. Le të rrahim njëri-tjetrin për kufirin e pronës, për logon e partisë, për shezlongët e Golemit, për Skënderbeun e Spiropalit, për hilet e ndeshjes Milan-Inter, për parkimin te lagja, për çmimin e makaronave në jug dhe karburantit në veri, për shapkat e Monës, tekstet e Noizit, për ato dy pishinat, për flamurin e kauzës që të ndihmon të dukesh luftëtar i virtytshëm i drejtësisë sociale, për llaçkat e Përputhen, për klientet e Enit të Arditit, për përr përr…

Nëse varka të fut ujë, merr një tokë në fshat, hap një pus, bli ca panele diellore dhe një pushkë gjahu dhe mëso në Youtube si bëhen serat e si rriten pulat dhe ndiq lajmet për ndryshimet klimatike se do të të duhen për të kuptuar që krizën demografike nuk e ka askush në fokus. Bëje sa ka akoma Youtube.

 

 

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

Takimi urgjent me Ramën në Tiranë, zëdhënësi i Kurtit zbulon detajet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com