• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Skandal ndryshimi i ligjit për policinë”,PD denoncon: Rama po përdhos uniformat blu

12:17 : 12/09/2022
në AKTUALITET

Partia Demokratike denoncoi sot atë që e quajti “skandal” ndryshimin e ligjit për Policinë e Shtetit.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha tha sot se Rama kthen policët në shoqërues të klientëve të tij, duke e cilësuar një përdhosje të figurës dhe integritetit të tyre.

“Pasi shpiku investitorë strategjikë të oborrit të tij, pasi u dha badihava pasuritë publike të shqiptarëve, Edi Rama do t’u vendosë në dispozicion edhe Policinë e shtetit. Me një vendim skandaloz, për ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, Rama e ka përdhosur edhe njëherë uniformën e policit shqiptar, duke i kthyer në çetë mercenarësh që mund të merren me qira nga të fortët, oligarkët dhe sharlatanët. Ndryshimet ligjore parashikojnë që Policia e Shtetit, si të ishte orkestër dasmash, të pajtohet për afate të ndryshme kohore, deri në 3 muaj, për ruajtjen e personave fizikë e juridikë, publikë e privatë, si dhe eventeve, që nga koncertet, deri te panairet dhe aktivitetet sportive”, tha fillimisht Hoxha.

Gjatë fjalës së tij, Lisandër Hoxha tha se me këto ndryshime parashikohet gjithashtu që policët, me uniformë dhe me automjetet zyrtare, të shoqërojnë ata që quhen investitorë strategjikë apo dhe persona që konsiderohen në rrezik.

“Partia Demokratike e dënon këtë shfytyrim të rolit të Policisë nga Edi Rama dhe e cilëson si, asgjë më pak se një atentat tjetër ndaj figurës, autoritetit dhe mitit të policit si personifikim i shtetit dhe ruajtës i rendit, sigurisë dhe qetësisë publike. Me këtë akt të ulët Edi Rama e kthen trupën e Policisë së shtetit në një kompani sigurimi fizik. Paloshteti i tij prek kështu fundin, kur vendos të japë me koncesion edhe uniformën, armën dhe ekspertizën e policit. Një polici që, edhe në kontekstin aktual nuk i përmbush dot kushtet për ruajtjen e rendit, për arsye të aq mungesave e keqpërdorimit politik, do të ngarkohet me role që, jo vetëm dalin jashtë fokusit institucional, por edhe i shtojnë barrën.

Lexo edhe:

Zbulohen shifrat, ja sa para deklaruan PD dhe PS që shpenzuan në zgjedhjet e 11 majit

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

Më tej Hoxha vijoi duke i kërkuar profesionistëve në Polici që të mos heshtin por të ngrihen kundër vendimeve që merr kryeministri Edi Rama.

“Figura e policit, edhe kështu e nëpërkëmbur, do të shihet si roje objektesh, koncertesh apo të ashtuquajturish investitorë strategjikë. Nëse doni një ilustrim se si do të jetë policia pas këtij ligji, imagjinojeni si eskortë të Gaz Pajës, të cilin Rama e ka shpallur investitor strategjik. Ky vendim e bën Policinë e Shtetit që të ndërrojë hierarki dhe të ketë dy autoritete: shefat në zyrë dhe shefat në rrugë, që variojnë nga të fortët e deri te klientët e qeverisë në biznes. I bëjmë thirrje profesionistëve në Polici që të mos heshtin, por të ngrihen kundër këtij depersonalizmi, që u bëhet atyre individualisht dhe uniformës që përfaqësojnë. Me Edi Ramën në krye, shteti dhe të gjitha institucionet e tij janë në rrezik”, përfundoi ai.

Etiketa: Lisandër HoxhaPartia Demokratikepolicia e shtetit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohen shifrat, ja sa para deklaruan PD dhe PS që shpenzuan në zgjedhjet e 11 majit

21:01 : 03/11/2025
AKTUALITET

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

12:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

Vijon rokada në Policinë e Shtetit, priten ndryshime në Shkodër, Lezhë e Tiranë

09:59 : 03/11/2025
AKTUALITET

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ EMRAT e drejtuesve të rinj, kush ikën dhe kush vjen

13:42 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

PS rrëzon kërkesat e PD për hetim mbi McGonigal dhe 11 majin, pranon debat për Onkologjikun

13:42 : 17/10/2025
Para

PD: Mësuesit, nxënësit dhe prindërit të ngrihen në protesta kundër regjimit

TË GJITHA

Horoskopi, 4 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:03 : 03/11/2025

“Duhet provuar…” Lala tregon se si Veliaj mund të shkarkohet sërish nga këshilli bashkiak dhe qeveria

22:57 : 03/11/2025

Curri: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn është politik, Ramës nuk i duheshin zgjedhje

22:48 : 03/11/2025

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025

Salianji: Qeveria e kalbëzuar në çdo qelizë, koha për protesta dhe revoltë popullore

22:41 : 03/11/2025

“SPAK i vë ‘kërbaçin’ Veliajt”, Hoxha: I shton 3 dosje të reja, inceneratorët dhe…

22:31 : 03/11/2025

“Shkundet” sërish Turqia! Pas tërmetit 6.1 të shkallës Rihter, ndihen të tjera lëkundje të forta

22:31 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com