DASHI (21.03 – 20.04)
Puna: Me një entuziazëm të madh po dëshironi t’i realizoni punët e planifikuara, duke i injoruar telashet që po ju dalin para. Do ta keni të vështirë ta përballoni këtë temp. Megjithatë, falë këtyre ambicieve dhe këmbëngulësisë që i keni do të arrini sukses, por duhet t’u shmangeni veprimeve manipuluese. Edhe pa to, rezultatet do të jenë të arritshme. Gjendja juaj ekonomike këtë javë në përgjithësi do të jetë e mirë.
Shëndeti: Në përgjithësi është i kënaqshëm. Problemet që po ju shqetësojnë janë pasojë e lodhjes së madhe në punë. Gjeni kohë për relaksim psikik, por edhe për pushim fizik. Qëndroni më shumë në natyrë.
Dashuria: Në planin e dashurisë çdo gjë do të shkojë mirë. Ata që janë në lidhje partnerët do t’i përkrahin pa rezervë, ndërsa ata që nuk kanë lidhje dashurie do të kenë shumë njohje të reja nga të cilat mund të lindin shoqëri dhe miqësi që do t’i gëzojnë favoret e yjeve.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Punët nuk po i merrni me seriozitetin e duhur dhe po i zvarrisni gjithnjë e më shumë. Kjo javë do t’ju sjellë momente tensioni, sidomos në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Është me rëndësi ta mbani situatën nën kontroll dhe të ruani gjakftohtësinë. Ju këshillohet të organizoheni në mënyrë totale.
Shëndeti: Probleme me veshkat dhe me traktin urinar mund t’ju shfaqen, por nuk do të thotë se do t’ju jenë me afat të gjatë.
Dashuria: Një lidhje e zjarrtë dashurie po ju pret këtë javë. Nëse arrini ta mposhtni xhelozinë, do të kaloni çaste të lumtura dhe të paharrueshme. Është mirë t’i ndiqni ndjenjat tuaja. Kënaquni me butësinë dhe përkrahjen që do t’jua ofrojë personi juaj i dashur.
BINJAKËT (22.05 – 21.06)
Puna: Situata aktuale në të cilën keni rënë kërkon që urgjentisht të merrni një vendim të mençur, nëse dëshironi të keni sa më pak probleme. Jeni person që mësoni nga gabimet vetjake. Jeni konfuz, andaj kjo gjë po ndikon edhe në afarizëm. Ka rrezik që të pësoni humbje materiale. Është koha të kuptoni se nuk duhet të investoni më shumë seç duhet.
Shëndeti: Dhembjet e stomakut janë pasojë e ushqimit jo të rregullt dhe e nervozizmit
Dashuria: Do të jeni në situatë që në lidhjen tuaj dashurore t’ju imponohet t’i zgjidhni disa dilema shumë të pakëndshme. Nga kjo situatë mund të dilni vetëm nëse veproni me qetësi dhe me arsye. Do të ndodhin ato gjëra që zakonisht ndodhin në situata të këtilla.
GAFORRJA (22.06 – 22.07)
Puna: Keni arritur në një fazë më të qetë. Ditët e kaluara për ju kanë qenë tepër shqetësuese, mirëpo keni arritur në momentin kur problemet do të mbeten pas jush. Është mirë që të distancoheni pak nga rrethi ku veproni. Në saje të aspekteve pozitive planetare ka gjasa të përmirësoni situatën financiare. Nga bashkëpunëtorët do të merrni lëvdata.
Shëndeti: Problemet me shëndetin jeni duke i zgjidhur, meqenëse ato janë pasojë e ndryshimeve klimatike.
Dashuria: Me personat e shenjave të Peshores dhe të Shigjetarit mund të përjetoni çaste të zjarrta dashurie. Së shpejti do të arrijë çasti i volitshëm për pjesëtarët e lirë të kësaj shenje. Pritet të krijojnë lidhje të shëndosha dashurie. Mos harroni se në dashuri e mira me të mirë kthehet.
LUANI (23.07 – 22.08)
Puna: Kjo javë për ju do të jetë shumë e volitshme dhe e suksesshme, sa që nuk do të jeni të vetëdijshëm për këtë. Në çastin kur do të mendoni se do të bankrotoni, zgjidhja do t’ju vijë. Jeni person që nuk mund assesi të pajtoheni me situata që ju bëjnë të stagnoni. Preferohet që të keni më shumë durim.
Shëndeti: Telashet që kanë të bëjnë me infeksione dhe me probleme psikike kërkojnë një qasje më serioze. Më së miri është të kërkoni ndihmë profesionale.
Dashuria: Lidhja juaj dashurore nuk është duke funksionuar ashtu siç dëshironi. Është mirë të ndryshoni qëndrim nëse dëshironi të përjetoni kënaqësi në lidhjen tuaj. Mbase është mirë që të krijoni një qasje të re ndaj seksit. Personat e shenjës së Gaforres dhe të Dashit këto ditë janë fatalë për ju.
VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)
Puna: Në punë duhet të synoni më shumë te dialektika dhe te aftësia për të bindur e magjepsur të tjerët. Jeni person i aftë të ballafaqoheni me sfida në planin afarist. Vetëm që është një problem që do të fillojë t’ju humbë durimin. Po mendoni se bashkëpunëtorët po jua vështirësojnë gjërat.
Shëndeti: Grumbullimi i lëngjeve në organizëm po ju krijon situata të rënda dhe po ju bën të ndiheni të lodhur shumë. Diuretikët dhe kafeja vetëm pjesërisht ju ndihmojnë.
Dashuria: Sot mund të bëni gjëra që nuk i keni pasur mundësi t’i provonit më parë. Hëna në shenjën tuaj ju bën të jeni më seksualë dhe më romantikë se zakonisht. Përfitoni për të kaluar disa momente të këndshme intime me personin e dashur. Në fakt, përfitoni nga ky moment për të rregulluar një marrëdhënie paksa të vështirë gjatë këtyre ditëve të fundit.
PESHORJA (23.09 – 22.10)
Puna: Me pozicionin e favorshëm të yjeve në qiellin tuaj do të jeni më entuziast dhe më i gjallëruar nga dëshira për të investime të reja. Mirëpo do të ishte më mirë t’i rishikonit financat tuaja, përpara se të hyni në investime të mëdha. Nuk është kjo periudhë e mirë për sa u përket financave.
Shëndeti: Jeni duke e sanuar situatën shëndetësore. Të gjitha pengesat që po i ndieni janë për shkak të ndryshimeve të motit. Ndaj këtyre ndryshimeve po reagoni ashpër.
Dashuria: Në dashuri mirëkuptimi me partnerin do të jetë i shkëlqyer, sidomos në nivelin intelektual. Partneri juaj do të ketë një qëndrim tepër të afërt ndaj jush. Gjatë kësaj jave me personin e dashur do të përjetoni plot momente të këndshme, të cilat gjatë do t’i kujtoni.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Puna: Në qoftë se ju ngatërrohen punët në planin afarist, duhet ta dini se vetë e keni fajin. Mendoni pak më shumë përse po i fusni në punë emocionet. Shikoni se ku po gaboni. Duhet të jeni më të kujdesshëm të mos bëni shpenzime të panevojshme, sepse mund të mbeteni pa para në xhep.
Shëndeti: Shëndeti ju është i mirë. Asgjë s’ka për t’u brengosur.
Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore do të përballeni me disa sfida që do t’ju falin emocione që nuk i keni provuar më parë. Do t’u dorëzoheni pasioneve dhe do të kënaqeni me personin tuaj të dashur. Emocionet e vrullshme nuk do të thotë se do t’ju sjellin suksese. Në këtë javë duhet të funksioni sipas parimit të mendjes dhe ndjenjave.
SHIGJETARI (22.11 – 21.12)
Puna: Këtë javë yjet nuk do t’ju përkrahin. Në planin afarist ka gjasa t’ju shfaqen mjaft probleme. Bëni më shumë përpjekje që të vendosni një rend sa më rigoroz në zgjidhjen e tyre. Bashkëpunëtorët po përpiqen që me këshilla të sinqerta t’ju ndihmojnë që sa më lehtë të nxirreni nga kjo situatë.
Shëndeti: Kryesisht i mirë, përpos një nervoze të lehtë.
Dashuria: Këtë javë do të ballafaqoheni me disa të papritura edhe në lidhjen emocionale. Varet nga respekti që do të tregoni ndaj personit të dashur, por edhe nga qëndrimi i personit të dashur ndaj jush. Ka shumë mundësi që beqarët dhe beqaret gjatë kësaj periudhe t’ia thonë lamtumirën jetës vetmitare dhe të fillojnë të shijojnë jetën në çift.
BRICJAPI (22.12 – 20.01)
Puna: Suksese do të kenë në planin afarist disa pjesëtarë të kësaj shenje të cilët punojnë në shëndetësi. Do të keni mbështetjen dhe përkrahjen e eprorëve dhe të shefave, të cilët do të jenë të kënaqur me punën që jeni duke e bërë.
Shëndeti: Nuk është edhe ashtu siç e dëshironi. Ndiheni shumë të lodhur, andaj është mirë që t’ia kushtoni vetes një pushim të mirë.
Dashuria: Kujdes të veçantë duhet t’ua kushtoni ndjenjave. Shmangi bisedat e kota me personin e dashur që mund ta bëjnë xheloz. Duhet të kini më shumë respekt për personin e dashur dhe të keni më shumë besim tek ai. Keni nevojë të madhe për përkrahje të partnerit tuaj.
UJORI (21.01 – 18.02)
Puna: Pritet të keni avancime në hierarkinë afariste. Do të keni argumente të bollshme për t’i mbrojtur pozicionet tuaja në planin profesional. Jeni në gjendje t’i bindni edhe bashkëpunëtorët më skeptikë për suksesin e ideve tuaja.
Shëndeti: Ka mundësi t’ju shfaqen probleme që kanë të bëjnë me ushqimin. Duhet ta kuptoni që shëndeti varet nga ajo që hani.
Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore do të përballoni me disa situata të vështira, të cilat do t’i zgjidhni shpejt. Me personin e dashur do të keni një ftesë për mbrëmje, në të cilën do të kaloni çaste të bukura. Me partnerin do të keni mirëkuptim të shkëlqyer. Mos lini asnjë mundësi pa e shfrytëzuar, të cilat do t’ju shërbejnë për plotësimin e ëndrrave të parealizuara deri tani.
PESHQIT (21.01 – 18.02)
Puna: Një punë të re që do ta filloni do t’ju sjellë suksese dhe fitime materiale. Nuk duhet të brengoseni nëse puna e mëparshme do të stagnojë, sepse pikërisht jeni në një situatë kur do t’ju lindin ide të reja të cilat mund t’i materializoni dhe që do t’ju sjellin suksese financiare.
Shëndeti: Situata shëndetësore është duke u përmirësuar. Do ta ndieni veten më të sigurt.
Dashuria: Një lidhje që do të krijoni këtë periudhë do t’ju nxjerrë tërësisht nga stabiliteti. Ju u përkisni tipave të cilët lidhjen e krijojnë në bazë të ndjenjave, ndërkaq këto ditë ato do t’i keni me bollëk. Nuk bëni mirë të filloni lidhje të re pa i sqaruar gjërat me lidhjen e vjetër. Pala tjetër me posesivitetin që e ka po ju shkakton shumë probleme.