• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosova u ndalon hyrjen dy personave “me elemente pro-ruse”

11:47 : 11/09/2022
në RAJONI

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Policia e Kosovës të shtunën ua ka ndaluar hyrjen në Kosovë dy personave të identifikuar si Dimitrije Markoviç dhe Nenad Jeremiç në Jarinjë, një prej pikëkalimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shtetësia e këtyre dy personave nuk është bërë e ditur.

Jeta Tela, shefe e kabinetit të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë për REL-in se vendimi për ndalimin e hyrjes, është bërë për shkak të aktivitetit të tyre kundër sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Kosovës.

Tela nuk ka ofruar më shumë detaje.

Në mbrëmjen e së shtunës, Qeveria e Kosovës, ka thënë se këta dy persona njihen për elemente pro-ruse, dhe se, “duke përdorur mbulesën e aktiviteteve humanitare, në vazhdimësi kanë përhapur propagandë kundër Kosovës, duke nxitur kështu urrejtje ndëretnike, me qëllim të dëmtimit të imazhit të vendit dhe paraqitjes jo të drejtë të gjendjes së komunitetit serb në Kosovë”.

Lexo edhe:

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

Kosovë/ 4 të huaj akuzohen për çeqe të falsifikuar dhe pastrim parash

Mes tjerash në komunikatë është thënë se njëri prej të ndaluarve ka qenë anëtar i organizatës së ekstremit të djathtë “Fronti i Solidaritetit Evropian për Kosovën – ESFK”.

Dimitrije Markoviç i veshur me një bluzë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Fotografia është shpërndarë nga Qeveria e Kosovës.

“Kjo organizatë promovon ndjenjat anti-perëndimore, ndërsa mbështet lidhjet e ngushta me Rusinë”.

Sipas Qeverisë, më 2019, autoritetet e sigurisë së Kosovës kanë ndaluar tetë anëtarë të kësaj organizate, të cilët “kishin planifikuar ngritjen e një droni mbi stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’.

Mes tjerash është thënë edhe se Markoviq njihet për “raporte të afërta me zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, respektivisht me ish-kreun e kësaj zyre, Andrei Lisovoi”.

Më 7 gusht të këtij viti, autoritetet e Kosovës kanë shpallur person të padëshiruar gazetaren ruse, Daria Aslamova dhe ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë për pesë vjet, pas arrestimit të veri të vendit për disa orë.

Ministri Sveçla pati thënë se “shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares”.

“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara, cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, pati thënë Sveçla në një postim në Facebook.

Rusia ka formalizuar praninë e saj diplomatike në Kosovë tre vjet para shpalljes së pavarësisë, në vitin 2005.

Asokohe, për hapjen e Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë ka qëndruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kosova atë kohë është administruar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara dhe kryeadministrator ka qenë Soren Jessen-Petersen, i cili së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Bajram Kosumi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes.

Pjesëmarrja e Kosumit në këtë aktivitet njihet si vizita e vetme e një zyrtari të Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë.

Veprimtaria e Zyrës Ndërlidhëse Ruse është e shfaqur fare pak në publik.

Më 22 tetor të vitit të kaluar, institucionet e Kosovës kanë shpallur persona “non-grata” apo të padëshirueshëm dy diplomatë rusë që kanë punuar në këtë zyrë.

Ata janë detyruar të largohen nga Kosova.

Më 31 dhjetor të vitit 2021, Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka shpallur non grata (të padëshiruar) edhe një zyrtar rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Sipas njoftimit të ministres, vendimin e ka marrë me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“[Vendimi është marrë] për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftim./REL

Etiketa: element pro-ruseKosovandalon hyrjen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

16:22 : 07/09/2025
RAJONI

Kosovë/ 4 të huaj akuzohen për çeqe të falsifikuar dhe pastrim parash

14:54 : 06/09/2025
AKTUALITET

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra i shënon katër gola Kosovës në pjesën e parë

21:42 : 05/09/2025
BOTA

Tronditet Gjermania/ 18-vjeçari kosovar plagos me thikë mësuesen, policia e vret gjatë ndjekjes

12:32 : 05/09/2025
RAJONI

Ish-punonjësja e OSBE-së akuzohet për spiunazh në Kosovë

16:37 : 04/09/2025
Para

Chelsea i vë syrin yllit të Manchetser United

TË GJITHA

Britania ndryshon skemën: Azilkërkuesit nga hotelet në kazerma

16:35 : 08/09/2025

Kriza politike në Francë, Macron përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja dhe dorëheqjen

16:24 : 08/09/2025

Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do bllokohen

16:14 : 08/09/2025

Kantierët që nuk mbarojnë/ Mijëra fëmijë në Kombinat e Astir, “eksod” për t’u shkolluar

16:13 : 08/09/2025

“Ruji fëmijët….”/ Ja si Ragip Gila udhëzonte të vëllanë për armët dhe dr*gën që iu gjetën në banesë

16:06 : 08/09/2025

Paradoksi shqiptar, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më shumë se për nxënësit

15:51 : 08/09/2025

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër torturës

15:40 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com