• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fundjava e Përvjetorit të Nënë Terezës”, nderon nobelisten me origjinë shqiptare

23:23 : 11/09/2022
në AKTUALITET, BOTA

Pak hapa më tutje, mesha për Nënë Terezën, statuja e të cilës gjithashtu gjendet brenda kishës, udhëhiqej nga Kryepeshkopi i Baltimore, William Lori.

“Më kujtohet një rast kur ajo e vizitoi shtëpinë e Kardinalit të ndjerë amerikan, Hickey. Unë i dhashë një gotë ujë. Besoj që ky ishte rasti im më i mirë për të siguruar parajsën. Isha i mahnitur me të, jo vetëm pse ajo ishte e njohur. Si shumë të tjerë, unë e ndjeja ndikimin e shenjtërisë së saj”, tha para besimtarëve Kryepeshkopi Lori.

Një nga pjesëmarrësit e fundjavës që iu kushtua nobelistes me origjinë shqiptare ishte edhe James Towey, një nga miqtë më të afërt të saj, i cili para pak ditësh ka publikuar librin: “Të duash dhe të jesh i dashur: Portreti Personal i Nënës Tereza”.

“Takimi ynë i parë ishte shumë i shkurtër, në gusht të vitit 1985. Ishte aq befasuese kur e shihje atë grua të vogël kur doli jashtë sikur të ishte nxënëse shkolle, me plot energji dhe jetë. Atë javë ajo mbushi 75 vjeç. Ky ishte fillimi i një miqësie të gjatë për ne”, tha zoti Towey për Zërin e Amerikës.

Nëna Tereza u lind në Shkup në një familje shqiptare, ndërsa vendimin për t’u bërë murgeshë e mori në një kishë të vogël në fshatin Litnicë të Kosovës, afër kufirit me Maqedoninë.

Lexo edhe:

Tarifat amerikane, kompanitë italiane dhe greke në rrezik

Tritoli në Tiranë/ “Shënjestrës” i kanë vrarë të vëllain, kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA

Në vitet ‘50 ajo e nisi misionin që tani numëron pesë mijë motra nderi në gjithë botën. Në vitin 1979, ajo fitoi çmimin Nobel për Paqe, ndërsa puna e saj i hapi dyert nëpër zyrat më të rëndësishme të qeverive të botës.

“Mendoj se prejardhja shqiptare i dha asaj një vendosmëri e këmbëngulje e nganjëherë edhe kokëfortësi, pasi ajo ishte shumë e vendosur për qëllimin që donte të arrinte. Kjo më bënte shumë përshtypje dhe jam i sigurt që kjo kishte të bënte me mënyrën se si ishte rritur ajo dhe kujtimet e fëmijësirë”, tha zoti Towey për Zërin e Amerikës.

Për aktivisten e shoqatës shqiptaro-amerikane, “Vatra”, Merita Bajraktari McCormack, nderimet që po i bëhen Nënës Tereza në Uashington janë me rëndësi për të mbajtur gjallë trashegiminë e punës së saj.

“Për ne shqiptarët ka rëndësi të dyfishtë pasi kjo figurë kaq e madhe, një nga shenjtorët më të mëdhenj të shekullit të kaluar i jepet një vëmendje kaq të madhe në përvjetorin e thirrjes së saj për t’i shërbyer të varfërve si dhe 25 vjetorit të kalimit të saj në amshim”, tha zonja Bajraktari McCormack për Zërin e Amerikës.

Në vitin 2016 Nënë Tereza u shenjtërua nga Papa Françesku I. Por biografët thonë se ishte miqësia me Papa Gjon Palin e Dytë që i dha asaj lumturinë më të madhe të jetës.

“Koha më e lumtur siç ma tha vetë ajo ishte në vitin 1986 kur Papa Gjon Pali II shkoi për vizitë tek ajo në Kalkutë dhe ajo eci me të përmes rrugëve të ngushta, ndërsa Papa i përshëndeti të gjithë. Nëna kishte dashuri të madhe për Papa Gjon Palin II”, thotë biografi i Nënës Tereza, James Towey.

“Njëherë kur ne bisedonim me Papa Gjon Palin II, për marrëdhënien e tyre, ai më tha se ata nuk përdorin shumë fjalë. Unë mendoj se ata instinktivisht e kuptonin njëri tjetrin. Nëna Tereza gjithmonë e informonte Papën për qendrat që kishte hapur. Ata nuk janë ulur që të analizojnë politikën globale, por kishin një miqësi shpirtërore intuitive”, e konfirmon biografi i Papa Gjon palit të Dytë, George Weigel.

Për një nga studiuesit më të njohur të katolicizmit, George Weigel suksesi i misionit të Nënë Terezës nuk është i befasishëm dhe këtë e lidh edhe me faktin që ajo u rrit në një “udhëkryq fesh të ndryshme”.

“Shqipëria është një udhëkryq i kulturave, ka myslimanë , ka pjesëtarë të krishterimit lindor dhe perëndimor. Dikush që rritet në atë mjedis shumë kulturor mendoj se mund ta parashikosh që ishte veçanërisht e përgatitur të shkonte në Indi, një vend ku ishte shumë vështirë të vësh rrënjet e krishterimit dhe të jesh afër atyre njerëzve në një mënyrë që megjithëse ishte dëshmitare e fuqishme e krishterimit, nuk iu jepte atyre ndjesinë e kërcënimit”, tha zoti Weigel.

Por, Nëna Tereza brenda saj kishte edhe pikëllim të thellë, për jo pak arsye, një nga më kryesoret familja e saj, e sidomos e ëma.

“Ajo ishte një grua që mbante trishtime brenda vetes ndonëse dukej gazmore… + Ajo më fliste për nënën e saj dhe thoshte një ditë e ëma do e gjykonte për shkak se ishte larguar në vitin 1928, (viti kur ajo shkoi si murgeshë në Irlandë). Ai vendim ishte një hap i madh për Nënë Terezën, por për të ëmen ishte një gjë e vështirë. Ajo e kishte humbur burrin, djalin e kishte me shërbim ushtarak dhe ajo kishte mbetur vetëm me motrën e Nënës Tereza, Age”, kujton bisedat me Nënën Tereza miku i saj, James Towey.

Dhimbja për familjen shqiptare rëndohej edhe më shumë nga fakti se Nënë Tereza nuk kishte mundësi të kishte kurrfarë kontakti me të ëmen dhe motrën të mbetura në Shqipërinë e vetizoluar. Por me gjithë dhimbjet e saj personale, ajo i solli botës shumë gëzim dhe besim në vlerat njerëzore, për çka në Uashington ajo u kujtua dhe nderua këto dyditë.

25 vjetori i vdekjes të Shenjtes Tereza të Kalkutës, ka rikthyer vëmendjen tek humanistja më me ndikim në shekullin e 20-të, murgeshës shqiptare e lindur Anjezë Gonxhe Bojaxhiu.

Përpos hapjes së Institutit me emrin e saj, këtu në Uashington këto dy ditë janë mbajtur aktivitete për të nderuar jetën dhe veprën e saj.

Të dielën po shfaqet filmi dokumentar “Nëna Tereza: Dashuria më e Madhe”, që është filmuar në pesë kontinente, me çasje të paprecedentë në arkiva institucionalë.

Filmi përveçse hedh dritë me jetën e saj, tregon edhe se si vizioni i saj për të ndihmuar të varfërit e botës po vazhdon edhe sot e kësaj dite./VOA

Etiketa: amerikemurgeshenderim

Lajme të lidhura

BOTA

Tarifat amerikane, kompanitë italiane dhe greke në rrezik

22:11 : 03/04/2025
AKTUALITET

Tritoli në Tiranë/ “Shënjestrës” i kanë vrarë të vëllain, kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA

09:36 : 02/04/2025
BOTA

Gjendet edhe trupi i ushtarit të katërt amerikan të zhdukur në Lituani

21:04 : 01/04/2025
SPORT

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e parë në Amerikë, arbitri ndërpret ndeshjen

22:41 : 30/03/2025
BOTA

A mund të mbijetojë NATO pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

13:41 : 08/03/2025
BOTA

Meksika i dorëzon autoriteteve amerikane bosët e drogës, mes kërcënimit për tarifa

08:23 : 28/02/2025
Para

Fitorja ndaj Partizanit dhe vendi i 2-të në renditje, plasin fishekzjarrët në Shijak

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:01 : 15/05/2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com