• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Brukseli i bllokoi 21 mln € për çështjen Becchetti, “Albcontrol”: S’kemi likuiditet

08:24 : 08/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Në vitin 2021, kompania me pronësi shtetërore “Albcontrol”, që menaxhon trafikun ajror, u vu në vështirësi likuiditeti për shkak se të ardhurat e saj janë bllokuar në llogarinë e saj në Bruksel nga Eurocontrol (organizatë paneuropiane e dedikuar në mbështetjen e aviacionit europian).

Në raportin vjetor të vitit 2021 të “Albcontrol” thuhet: “Të ardhurat e shoqërisë për vitin 2021 reflektojnë të ardhurat nga aktiviteti normal i saj , ulje­ ngritje e mbikalime, por këto janë të ardhura të bllokuara në llogarinë e saj në Bruksel, duke sjellë vështirësinë e përballjes me mungesën e likuiditetit përgjatë vitit për shoqërinë”.

Sipas raportit, gjatë periudhës Janar- Dhjetor 2021, nga aktiviteti i “Mbikalime & ulje ngritje”, është arkëtuar e duhet të ishte në dispozicion të shoqërisë për të plotësuar detyrimet e programit, shuma me vlerë neto 20.98 milionë euro, ose 2.57 miliardë lekë.

“Shoqëria gjatë kësaj periudhe është përballur me vështirësinë për likuiditet si pasojë e pamundësisë së përdorimit të fondeve në llogarite e saj bankare jashtë vendit, duke ndikuar në frenimin e një ecurie normale të punës së saj. Në pamundësinë e shfrytëzimit të fondeve të saj si dhe në kushtet e pasojave të rënda që ka reflektuar pandemia në fushën e aviacionit, janë ndjekur gjithashtu rekomandimet nga EUROCONTROL, që prej fillimit të pandemisë, ku rekomandohej marrja e masave për menaxhimin e kujdesshëm të shpenzimeve në mënyrë që të përballonim skenarët e pa­parashikuar gjatë pandemisë, Kompania ka reduktuar pjesën më të madhe të shpenzimeve për këtë 12 mujor duke u përpjekur të mbulojë vetëm shpenzimet më të nevojshme për ecurinë e punës, pa cenuar parrezikshmërinë, duke u bazuar në të gjitha burimet qe ajo ka patur në dispozicion”, thuhet në raportin vjetor.

Sipas bilancit, të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të ardhurat totale të Albcontrol ishin 2.73 miliardë lekë në vitin 2021, me rritje 56% në raport me 2020-n, kur kompania vuajti pasojat e pandemisë që çoi në pezullimin e fluturimeve për disa muaj dhe reduktimin e tyre përgjatë gjithë vitit.

Lexo edhe:

Qeveria jep 31 mln euro për Albcontrol për të mbuluar gropën e madhe financiare nga gjoba Becchetti

Gangrena e ndërmarrjeve publike

Në 2021-n, Albcontrol iu rikthye fitimeve, që ishin 531 milionë lekë, nga -551 milionë lekë humbje vitin e mëparshëm.

Sipas raportit vjetor, shoqeria “ALBCONTROL” SHA i  ka shërbyer në total 153.772 avionëve (sipas statistikave të EUROCONTROL). Numri total fluturimeve, i krahasuar me programin e miratuar, u realizua në masën 87%. Te ardhurat e kompanisë nga aktiviteti i saj janë të depozituara në EUROCONTROL, Bruksel nga dhjetori i vitit 2020.

Çështja Becchetti dhe bllokimi i llogarive

Në raportin vjetor të Albcontrol nuk përmendet arsyeja e bllokimit të llogarive, por ky bllokim është i lidhur me konfliktin mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti.

Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Becchetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 110 milionë eurosh.

Vendimi është i formës së prerë dhe sipas mediave ndërkombëtare, investitori ka synuar mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku një prej tyre është llogaria e Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, ndërkohë që qeveria thekson se beteja ende nuk ka mbaruar.

Në 26 maj 2021, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u paraqit një tjetër kërkesë e Shqipërisë sa i takon përplasjes me investitorin italian Francesco Becchetti ku u regjistrua një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë.

Zanafilla e përplasjes mes shtetit dhe investitorit nisi në qershor të 2015-ës,  kur u ballokuan asetetet e Francesco Becchetti-t. Bllokimi i këtyre aseteve çoi edhe në mbylljen e televizionit Agon Channel pas së cilës u kap edhe thelbi i çështjes që shkoi në Arbitrazh.

/Monitor.al/

Etiketa: albcontrol

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria jep 31 mln euro për Albcontrol për të mbuluar gropën e madhe financiare nga gjoba Becchetti

16:58 : 22/10/2025
AKTUALITET

Gangrena e ndërmarrjeve publike

21:41 : 15/10/2025
AKTUALITET

Becchetti i bllokon “Albcontrol” 135 mln euro për Arbitrazhin, nuk shlyhet as huaja 74 mln euro

08:02 : 02/09/2025
AKTUALITET

Omari e Albcontrol, 2 mln € borxh nga Korportata e Investimeve për të paguar Becchetti-n, huaja nuk kthehet më

15:29 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025
AKTUALITET

“Lubi Balluku ka pasion vetëm për të vjedhur”, Berisha: Balla, një kriminel i vërtetë

10:47 : 03/03/2025
Para

Rita Ora tregon sa persona morën pjesë në koncertin e saj në Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com