• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Beci “refuzoi” Vilma Nushin. Miliarda për “Check-up” paralel për punonjësit e KESH

15:02 : 08/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Deputeti i Partisë Socialiste, Benet Beci, konsiderohet përgjegjës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorimin e qindra milionë lekë të shpenzuara për kontratat mbi sigurimin e jetës dhe shëndetit, gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektro-Energjetike Shqiptare (KESH).

Së bashku me Becin, KLSH ngarkon me përgjegjësi edhe kryetaren e Këshillit Mbikqyrës, Evis Mamaj, e cila është gjithashtu pjesë e stafit të ngushtë të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, si edhe anëtarët e ish-anëtarët e Bordit Drejtues; Gjergj Simaku, Luigj Pjetri, Endrit Lami, Teuta Balili e Sindi Dushku.

Benet Beci u emërua në krye të ndërmarrjes shtetërore të prodhimit të energjisë elektrike në Janar 2019 dhe e mbajti këtë post deri në mesin e vitit 2021, kur u zgjodh ligjvënës nga radhët e partisë në pushtet të Edi Ramës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar veprimtarinë ekonomike të KESH gjatë periudhës së drejtimit të Becit dhe ka konstatuar shkelje të shumta, që arrin në vlerën e miliona eurove.

Lexo edhe:

Kallëzimi i Albana Vokshit ndaj Vilma Nushit, SPAK: Procedimi penal është në fazën e hetimit

Përballja në GJKKO, Vokshi nxjerr dokumentin e SPAK-ut: Ndaj Vilma Nushit ka nisur procedim penal

Në foto: KLSH rendit listen e titullarëve të KESH-it, të konsideruar përgjegjës për kontratën 1.5 miliardë lekë (të vjetra) për siguracionin e punonjësve

Një prej gjetjeve më problematike të audituesve të KLSH-së janë shpenzimet e kryera nga administrata e drejtuar nga Benet Beci për siguracionin e jetës dhe shëndetit të punonjësve të kompanisë.

Në vitin 2019, KESH pagoi sigurimin 3-vjeçar për jetën dhe shëndetin e 675 punonjësve të saj një faturë prej 1.5 miliardë lekë të vjetra ose mbi 1 milionë euro.

Në këtë shërbim përfshihej sigurimi për shëndetin, si edhe ai për aksidentet personale dhe të jetës nga aksidentet, përfshirë dhe aksidentet në punë.

Kontrata parashikonte që shpenzimi do të mbulonte shpenzimet e kurimit dhe trajtimit të stafit drejtues në klinika private në të gjithë botën, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Zvicrës.

Ndërsa, për punonjësit e nivelit të mesëm, siguracioni përfshinte trajtimin e tyre në klinika private në Shqipëri ose në një shtet europian.

KLSH konstaton se ky shpenzim nuk ka marrë në konsideratë faktin që punonjësit e KESH janë të përfshirë në skemën e kontributeve të detyrueshme për jetën dhe shëndetin, njëlloj si çdo i punësuar tjetër në vendin tonë.

Pra, punonjësit e KESH-it janë të përfshirë në skemën e mbrojtjes shtetërore për shëndetin dhe aksidentin në punë e, për këtë arsye, ishte e panevojshme që kompania të kryente shpenzime të tjera ekstra.

Një pjesë e konsiderueshme e pakesës së siguracionit parashikonte realizimin e kontrollit bazë “Check Up” në spitale private për 475 punonjës të kompanisë.

Në prill të vitit 2014, qeveria ‘Rama” miratoi kontratën koncensionare për ofrimin e shërbimit të kontrollit bazë ‘Check Up” për të gjithë qytetarët të moshës 35-65 vjeç, ku natyrisht përfshihen edhe shumica dërrmuese e punonjësve të kompanisë KESH.

Koncesioni i shumëdebatuar administrohet nga shoqëria private ‘3P Life”, në pronësi të biznesmenes Vilma Nushi.

Nënshkrimi i kontratës koncensionare, me vlerë 120 milionë euro, shkaktoi debat të madh publik dhe aktualisht është nën hetim nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Pavarësisht debateve publike dhe hetimi penal, kompania koncesionare e Vilma Nushit vijon të marrë miliona euro nga Buxheti i Shtetit.

Por, kjo nuk i ka mjaftuar administratës së drejtuar nga Benet Beci. KESH-i, nën drejtimin e tij, ka vendosur të shpenzojë qindra milionë lekë publike për të kryer Check Up pranë strukturave spitalore private.

Shefat e privilegjuar

Benet Beci, gjatë drejtimit të KESH-it, është angazhuar maksimalisht për t’u krijuar kushte optimale kategorisë së “shefave”, krahasuar me punonjësit e nivelit bazë.

Sipas konstatimit të bërë nga audituesit e KLSH, pozicionet më me risk në lidhje me aksidentet në punë rezultojnë se janë ato të punonjësve pranë njësive të prodhimit pranë Hidrocentraleve Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës (pavarësisht faktit se edhe në këto dy të fundit nuk kanë ndodhur aksidente) dhe në asnjë rast nuk rezulton se punonjësit e KESH sh.a. të jenë të ekspozuar ndaj riskut të ndodhjes së aksidenteve.

“Për rrjedhojë rezulton se në mënyrë krejt të paargumentuar dhe jo të mbështetur në nevoja konkrete, janë përfshirë në skemën e sigurimit ndaj aksidenteve në punë edhe punonjësit e KESH SHA (Drejtorë/Këshilltar, Shef Zyre/Shef Sektori/Përgjegjës, Specialist dhe Niveli i mesëm) si dhe për HEC-et (Drejtorë/Këshilltar, Shef Zyre/Shef Sektori/Përgjegjës), ose numri total prej 252 punonjësish”, konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në foto: KLSH konstaton se “shefat” në KESH janë të privilegjuar në siguracionin e aksidenteve në punë, megjithëse nuk janë të rrezikuar

Më tej, në raportin e përfunduar në Maj 2022, KLSH konstaton se, në mënyrë diskriminuese dhe jo të mbështetur në riskun ndaj të cilit ekspozohen, mes punonjësve paketat me vlerë sigurimi shëndeti janë ndarë duke favorizuar nivelin drejtues dhe duke lënë paketat me mbulim me sigurim me vlerë më të ulët për punonjësit e Nivelit të Mesëm dhe Specialistët”.

Konkretisht këto mbulime me sigurim janë: “Shuma 67,690,000 lekë janë për nivelin drejtues Drejtorë / Këshilltar; Shuma 20,307,000 lekë për nivelin Shef Zyre / Shef Sektori / Përgjegjës; Shuma 6,769,000 lekë për nivelin Specialist dhe Niveli i mesëm”, thuhet në raport.

Për këtë kontratë, KLSH ka ngarkuar me përgjegjësi ish-titullarin e Autoritetit Kontraktor z. Benet Beci, B., Këshillin Mbikëqyrës i përbërë nga znj. Evis Mamaj, Kryetare dhe z. Gjergj Simaku, z. Endrit Lami, z. Luigj Pjetri, znj. Sindi Dushku, znj. Teuta Balili, anëtarë, si dhe ish-drejtorin e Prokurimeve.

Etiketa: Benet Becivilma nushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kallëzimi i Albana Vokshit ndaj Vilma Nushit, SPAK: Procedimi penal është në fazën e hetimit

11:18 : 20/06/2025
AKTUALITET

Përballja në GJKKO, Vokshi nxjerr dokumentin e SPAK-ut: Ndaj Vilma Nushit ka nisur procedim penal

12:39 : 19/06/2025
AKTUALITET

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

16:42 : 13/06/2025
AKTUALITET

Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve (DOKUMENTI)

22:28 : 12/06/2025
AKTUALITET

Padia për shpifje ndaj Albana Vokshit, shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e gjyqtares

14:06 : 20/05/2025
AKTUALITET

Skandali/ Hoxha: Benet Beci i është komunikuar akuza para zgjedhjeve, SPAK e ka fshehur!

21:29 : 15/05/2025
Para

Bjellorusia stërvitje ushtarake në kufirin me Poloninë

TË GJITHA

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025

“Për Kuvendin jemi të gjithë përgjegjës”, Kurti: Ofrova dy opsione kompromisi

21:29 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com