• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Piramida “thith” 2 milion euro të tjera. S’ndalen shpenzimet për “kultin e Enverit”

15:16 : 07/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Bashkia e Tiranës ka vendosur të shpenzojë edhe dy milionë euro të tjera për “Rijetëzimin e Piramidës”, duke e çuar faturën për rikonstruksionin e ish-ndërtesës kult për ish-diktatorin Enver Hoxha në rreth 18 milionë euro.

Në 29 Gusht të këtij viti, bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj ka shpallur procedurën tenderuese me objekt “shtesë kontrate për Rijetësimin e Piramidës, Tiranë”, me vlerë rreth 230 milionë lekë të reja pa TVSH.

Në foto: Bashkia Tiranë parashikon shtesë kontrate 2 mln euro për “Rijetëzimin e Piramidës”

Tenderi për rikonstruksionin e Piramidës në qendër të Tiranës u fitua në Tetor 2020 nga bashkimi i operatorëve “Fusha” dhe “Edil-Al”, dy prej kompanive që janë pjesë e listës së përhershme të përfituesve nga fondet publike gjatë qeverisjes së Edi Ramës si kryeministër dhe Erion Veliajt si kryebashkiak.

Fondi limit për tenderin kryesor ishte mbi 16 miliardë lekë të vjetra. Por, kjo shumë duket se nuk ka mjaftuar.

Lexo edhe:

U krijua nga Arben Pëllumbi i PS/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

Pak ditë më parë, Veliaj u shfaq në ambjentet e kantierit ku po punohet për rikonstruksionin e Piramidës, nën argumentin e inspektimit të punimeve.

Në kronikën e parapërgatitur dhe të shpërndarë prej stafit të tij në të gjithë median shqiptare, Veliaj foli plot pathos për atë se çfarë do t’u sjellë fëmijëve të kryeqytetit Piramida e rindërtuar.

Por, natyrisht, ai nuk flet asnjëherë publikisht për faturat financiare.

Dhe, pikërisht, në ditën që ai u shfaq në media gjatë “inspektimit”, stafi i tij ka përgatitur dokumentacionin për t’u dorëzuar edhe 2 milionë euro të tjera “klientëve të përhershëm”, Shkëlqim Fusha dhe Dulakët.

Projekti i debatuar

Dy muaj pasi “17 Majit 2020”, kur buldozerët shkatërruan godinën historike të Teatrit Kombëtar, me argumentin se ishte rrënuar dhe nuk kishin para për ta rindërtuar, Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj vendosi të shpenzojnë rreth 16 milionë euro për “Rijetëzimin e Piramidës”, ish-muzeu i krijuar në vitet e komunizmit për të lartësuar figurën e diktatorit Enver Hoxha.

Në foto: Tenderi fillestar për “Rijetëzimin e Piramidës”

Piramida e Tiranës u ndërtua në vitin 1988, tre vjet pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha. E gjithë sipërfaqja e godinës, futuriste për kohën, ishte në shërbim të idealizimit të figurës së ish-diktatorit komunist.

Pas viteve ’90, ajo ndryshoi emrin dhe u shndërrua në Qendrën Kombëtare të Kulturës, por që, për banorët e kryeqytetit, u konsiderua gjithnjë si “Piramida e Enverit”.

Bashkia e drejtuar nga Veliaj vendosi të kryejë një shpenzim kolosal, për ta shndërruar godinën piramidale në një qendër aktivitetesh kulturore, siç deklarohet zyrtarisht.

Por, “rijetëzimi i Piramidës” dhe, sidomos shifra 16 milionë euro për projektin, duket se shkon në të kundërt të asaj që vetë ka deklaruar Bashkia e Tiranës për mungesë fondesh.

Për rreth një vit e gjysëm, kur po diskutohej mes protestash prishja e Teatrit Kombëtar, një ndërtesë historike e ndërtuar në vitet ’40, Veliaj dhe zyrtarët në varësi të tij u shprehën se dëmtimet e godinës ishin të mëdha dhe institucioni nuk kishte para për ta rehabilituar.

Sipas përllogaritjeve të deklaruara nga Bashkia, por asnjëherë të bëra publike, rindërtimi/rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar arrinte në shifrën 32 milionë euro.

Pra, për ndërtesën historike të kryeqytetit, atë të Teatrit Kombëtar, e ndërtuar me një stil të ngjashëm me godina në Europën Perëndimore, Bashkia e Veliajt nuk kishte para dhe “u fal” tek biznesi privat.

Ndërsa, për godinën piramidale, me një histori të lidhur vetëm me figurën e ish-diktatorit komunist, rezulton se Bashkia e Tiranës i vendosi fillimisht në dispozicion rreth 16 milionë euro për “rehabilitimin e saj” dhe tashmë shtoi edhe 2 milionë euro të tjera.

Etiketa: eron veliajpiramidatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U krijua nga Arben Pëllumbi i PS/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit

13:06 : 08/09/2025
AKTUALITET

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025
AKTUALITET

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025
AKTUALITET

KLGJ nuk zbaton vendimin e KPP-së, rishpall fitues të 10 mln eurove Gjiknurin dhe Beqirin

17:48 : 20/08/2025
AKTUALITET

Spiropali blen makinë 130 mln lekë në fund të mandatit, skualifikon dy ofertat më të ulëta për Dulakët

14:55 : 20/08/2025
Para

Tenderi i dyshimtë 415 mln/ Loja e Agollit të FSHZH me “Gjikurinë” dhe “4 am”

TË GJITHA

I dënuar për trafik dro*e, arrestohet në doganën e Muriqanit 39-vjeçari gjerman

15:37 : 08/09/2025

SPAK zbardh takimet e Dumanit në SHBA: Në fokus, goditja e organizatave ndërkombëtare kriminale

15:30 : 08/09/2025

Vendet e BE na bllokojnë produktet me pesticide/ PD: Shëndeti i shqiptarëve në rrezik nga dështimet e qeverisë

15:20 : 08/09/2025

6 të vdekur dhe 21 të plagosur nga një sulm i dyshuar terrorist në Jerusalem

15:10 : 08/09/2025

Begaj dekreton datën e mbledhjes së parë të Kuvendit, ja kur do të betohen deputetët e rinj

14:56 : 08/09/2025

Masakra në Shkodër/ Berisha: Bandat kanë licencë për vrasjet nga Rama, disa prej tyre ishin aktivë në fushatë

14:46 : 08/09/2025

Vdes te Trauma Jorgi Ajredini, familjarët: E kanë vrarë! Kishte konflikt me një djalë që i mori të shoqen

14:27 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com