• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Profili i kryeministres së re të Britanisë, Liz Truss

09:05 : 06/09/2022
në AKTUALITET, BOTA

Për jo pak veta, Liz Truss është një figurë e pëlqyer, por për anëtarët e Partisë Konservatore në pushtet që zgjedhin se kush duhet të zëvendësojë Boris Johnsonin në krye të partisë, kthimi i saj në mbështetëse të apasionuar e BREXIT-it apo daljes së Britanisë nga BE-ja dhe zotimi për ulje taksash, janë arsyet që e shtynë atë drejt kreut të ardhshëm të qeverisë britanike.

Ajo gjithashtu njihet edhe për qëndrime të ashpra ndaj Rusisë dhe Kinës.

“Tani është koha që ne duhet t’i bëjmë gjërat ndryshe. Duhet të jemi të guximshëm”, tha zonja Truss gjatë fushatës për postin e kreut të Partisë Konservatore britanike.

Gara e fituar prej saj mund të ketë lidhje edhe me faktin që ishte përballë ish ministrit të financave, Rishi Sunak i cili akuzohet nga jo pak veta si arsyeja e rebelimit kundër shefit të tij, Boris Johnson.

Jo pak kishin frikë se zoti Sunak gjithashtu nuk do të ishte në gjëndje t’i fitonte zgjedhjet e ardhshme përballë Partisë Laburiste.

Lexo edhe:

Ish-kryeministrat britanikë “zhyten” duke festuar me drogë

Azilkërkuesit/Oficerë anglezë në brigjet e Francës, pse dështoi pakti Truss-Macron?!

Megjithëse thotë se është konservatore e vërtetë, ngjitja e saj në krye të kësaj partie nuk ka qenë një rrugë e drejtpërdrejtë.

Vetë zonja Truss i përshkruan prindërit e saj si majtistë. E ëma e cila ka punuar si ndihmës mjeke dhe mësuese, ndërsa i ati profesor matematik, e merrnin atë në demonstrata kundër kryeministres së parë grua britanike, Margaret Thatcher.

Tani, ish kryeministrja konservatore Thatcher është idhulli i zonjës Truss.

Derisa ka qenë në Universitetin e Oxfordit, ajo ka qenë pjesë e Partisë Liberal Demokrate. Në atë kohë, zonja Truss ishte kritike edhe ndaj monarkisë britanike.

Kryeministrja e ardhshme britanike e përshkroi konvertimin e saj në konservatorizëm si një “rebelim” të nxitur nga besimi se njerëzit “duhet të kenë sukses duke u mbështetur në meritë”.

Në referendumin e vitit 2016, zonja Truss votoi që Britania të mbetet në BE. Por ajo ndryshoi mendje pasi britanikët votuan për dalje nga blloku evropian, duke thënë se Brexit ofroi një mundësi për të “ndryshuar mënyrën se si funksionojnë gjërat”.

“Kjo do të thotë të shfrytëzosh sa më shumë mundësitë pas Brexit. Unë do t’i heq të gjitha ligjet e BE-së nga librat tanë të statutit deri në fund të vitit 2023”, tha zonja Truss.

Që kur mori detyrën e Sekretares së Jashtme në shtator të vitit të kaluar, zonja Truss ka qenë aktive në rrjete sociale duke postuar fotografi nga puna e saj, nga qëndrimi në Sheshin e Kuq të Moskës me një kapele leshi, pavarësisht se ishte relativisht ngrohtë deri tek qëndrimi mbi një tank në Estoni.

Ajo është rreshtuar si kritike e ashpër e presidentit rus Vladimir Putin.

“Tani nuk është koha për t’u dorëzuar. Putini duhet të dështojë. Historia na tregon se agresorët kuptojnë vetëm një gjë, forcën. Ne e dimë se nëse nuk bëjmë mjaftueshëm tani, agresorët e tjerë anembanë botës do të trimërohen”, tha ajo pas takimit në Londër me homologun amerikan, Antony Blinken.

Edhe disa prej mbështetësve më ngurrues të saj thonë se ajo është dinamike, nuk ndalet kurrë dhe i kupton shumë mirë detajet e politikave.

Disa konservatorë thonë se një nga dobësitë më të mëdha të zonjës Truss stilin e saj të komunikimit, duke e përshkruar atë si të ngurtë. .

Të tjerë besojnë se ajo mund të sjellë stabilitet pas tre viteve të trazuara të Boris Johnsonit në pushtet.

/VOA/

Etiketa: Liz Truss

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-kryeministrat britanikë “zhyten” duke festuar me drogë

22:32 : 16/12/2022
AKTUALITET

Azilkërkuesit/Oficerë anglezë në brigjet e Francës, pse dështoi pakti Truss-Macron?!

10:04 : 05/11/2022
BOTA

Shkaktoi “trazira” në tregjet financiare, Liz Truss nis pushimet me familjen

13:10 : 28/10/2022
BOTA

Posti i Kryeministrit e tundon, Boris Johnson lë Karaibet dhe kthehet në Londër

08:21 : 22/10/2022
AKTUALITET

Jep dorëheqjen kryeministrja e Britanisë së Madhe

14:42 : 20/10/2022
BOTA

Liz Truss do të kërkojë takim urgjent të liderëve të NATO-s, arsyeja

08:18 : 12/10/2022
Para

Fatmir Hysenbelliu i jep fund beqarisë, njihuni me rusen që i ka "rrëmbyer" zemrën

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Meloni e quan “tërësisht të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje

14:35 : 16/05/2025

Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar

14:25 : 16/05/2025

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025

Samitin në Tiranë/ Macron: Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqen në Ukrainë

13:47 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com